Oct
21
Të nderuar bjeshkatarë, alpinistë, adhurues të bjeshkëve, një lajm i mrekullueshëm sapo na erdhi nga Trabzon (Turqi) ku po mbahet Asambleja Gjenerale e UIAA-së.
Kosova do të jetë nikoqire e Asamblesë Gjenerale, në vitin 2025.
Me një lobim të fortë nga përfaqësuesit (Arianit Nikçi, Teuta Beselica dhe Mrika Nikçi), në një konkurencë shumē të fortë mes Kosovës, Nepalit dhe ShBA-së, Kosova fitoi!
Urime komuniteti bjeshkatarë. Urime Kosovë!