box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

DITARI I BJESHKATARIT PËR DATËN 28.07.2013

MAJA E ZEZË - GURRA E BARDHË

Nga: Nexhat Dula

Mëngjes, ditë vere e korrikut, në ajër ndjehet se do të jetë një ditë e nxehtë.  Është ora 7-të. Shoferi i furgonit, Uka, vjen dhe na mbledh në vendet e caktuara të 11 bjeshkatarët dhe nisemi për bjeshkë. Për ta lehtësuar këndelljen mëngjesore, njëri nga shokët ia gjuan një pyetje “provokuese” veteranit tonë, prof. Fahredinit. Ai, si zakonisht, pa përtuar fare, fillon shtjellimin e kësaj pyetjeje dhe për pak çaste të gjithë përfshihemi në gaz dhe deri në Koshare arrijmë të këndellur tashmë.

Marrim strajcat nga furgoni dhe nisim ecjen nëpër pyll. Pushimin e parë e bëjmë te Kroi i Gatë dhe freskohemi pak sa me ujin e burimit. Vazhdojmë ecjen me një ritëm të ngadalshëm, duke pushuar herë pas here dhe duke biseduar për tema të ndryshme. Rrugës takojmë një traktor me bjeshkues që ngjiten për në stanet e tyre në bjeshkë. Për ta kursyer nga ecja nëpër atë vapë verore përcëlluese, prof. Fahredinin e hipim në traktor për ta lënë takimin me të tek Gurra e Bardhë.

Pas rreth 3 orë e ca ecjeje të rehatshme nëpër pyll, nëpër çuka, kodra, brinja, gërxhe e pyje të gjelbëruar, (siç thoshte Naimi) arritëm në Majën e Zezë të Bjeshkës së Koshares. Para nesh shtrihej horizont i gjerë livadhesh dhe kodrash me tërë bukurinë dhe shkëlqimin e tyre. Nga ana e majtë na “thërriste” Rrasa e Zogut, ndërsa në anën tjetër qëndronte krenar Shkëlzeni duke na vëzhguar me gjithë madhështinë e tij. Qëndruam për disa minuta në majë duke u fotografuar dhe soditur plot kënaqësi.

Zbritëm pastaj ngadalë deri tek gurra, ku u akomoduam dhe filluam të drekojmë.

Sahiti, duke i nxjerrë gjërat ushqimore nga strajca, nxjerr edhe një trangull të kopshtit të tij, nja 30 cm të gjatë. Pasi e preu për së gjati, na shpërndanu nga një copë duke na freskuar pak sa.  Derisa ishim duke drekuar, shtegut të staneve, përreth nesh, kalonin herë pas here gra dhe fëmiojë me shporta boronicash të mbledhuara. Fetahu na pyeti: A po doni boronica? Njëzëri ia këthyem pooooo dhe së shpejti u gjendëm duke ngrënë boronica, të cilat së pari na u desht t`i pastrojmë mirë nga barishtet e mbledhura gjatë vjeljes me krehërin e tyre, dhe t`i shpërlajmë me ujin e ftohtë të gurrës, i cili rridhte përreth nesh duke bërë leqe livadhit të pafund.

Derisa ishim duke drekuar, arritën nja 7-8 motoristë malorë me motorë të fortë që përpinin bjeshkën me forcën dhe zhurmën e tyre. Duke u përshëndetur me ta, bashkërisht bëmë disa fotografi çasti për kujtim.

Pas drekimit nisëm zbritjen dhe u ndalëm skaj pyllit të afërm ku qëndruam për nja dy orë duke soditur, pushuar dhe biseduar. Rreth orës 16 u nisëm tatëpjetës për Koshare ku e pritëm furgonin, i cili pak u vonua, e pastaj rrugës u ndalëm në restorantin e posahapur dhe, si zakonisht, bashkuam dy tavolina dhe u ulëm në rreth. U freskuam me nga një birrë dhe kafe, duke biseduar me shaka. “Kreatori” i bisedës prapë ishte, kush tjetër, pos prof. Fahredini, i cili kësaj radhe kishte zgjedhur një temë të pazakontë, duke na i shpalosur kërkesat dhe nderimet që duhet t`ia bëjmë atij pas vdekjes. Në gjysmë shaka, disa prej nesh i thamë se mos ndoshta ne duhet t`ia lëmë amanetet tona atij, duke e ditur trashëgiminë e tij gjenetike për të jetuar gjatë. Ku hymë e ku dolëm duke e zgjedhur se në ç`majë do ta “vendosim” profesorin.

Nga birrat e para që pimë dhe të dytat që na i qërasi i zoti i restorantit, biseda mori një karakter ahengu të vërtetë, duke qeshur pa u ndalur, sa që edhe qeni i Enverit, i lidhur pak më tutje, lehte pandërprerë thuase habitej se çka po ndodh kështu me këta “njerëz”.  Gjatë bisedës, kur prof. Fahredini filloi ta lavdëronte Zejxhanen, e cila e shikonte me një shikim të tërthortë dhe “të këndshëm”, neve, nga të qeshurat, goja na shkonte vesh më vesh.

Të disponuar kështu, besa edhe pak “qejfli”, hipëm në furgon, ku pa e zgjatur fare, filluam këngën, të cilën nuk e ndalëm deri sa arritëm në paralagje të Gjakovës. Po të mos i hapte Uka dritaret, le që do të pëlcitnim fare, por edhe xhamat do të krisnin nga zëri i lartë i këngës. Por, ishim edhe të lumtur që “zbuluam” edhe një zë të ri të mrekullueshëm të bjeshkatarit tonë Besnikut, sepse tani edhe Iliri do të gëzohet që do të ketë një shok të denjë kënge.

Tek lagjja Mulla Jusuf, ku zakonisht zbresin disa shokë, e takuam Gencin, i cili si shok i përkushtuar që është, kishte dalë për të na pritur. Pas pak, të gjithë u shpërndamë të kënaqur që kaluam një ditë vërtet të mrekullueshme, duke ecur nëpër bjeshkë dhe duke u relaksuar pamasë.

E zgjata pak sa, por nuk ma shihni për të madhe, sepse për të mos i harruar detajet, ditarin e shkrova pas një dushi të ftohtë, i cili më këndelli mirë.

Ecje këmbë: 5.30 orë ( 3.30 + 2.00 ).

Ecje gjatësi rrugore: 14 km.

1934 m/lmd  - 

Mirupafshim në shëtitjet e radhës!

Google Translate