box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Shkruan: Enver Xërxa

PREJ 09-14.07.2012

Në takimin ndërkombëtar që organizohej nga SHBA “KDRK” e qytetit  RIZE dhe në bashkëpunim me F.B të Turqis, përmes ftesës së tyre, respektivisht SHB “SHARRI” të Prizrenit, murrem pjes edhe tre vetë nga SHBA “ PASHTRIKU” të GJakovës: SUPHI XHARRA,  BESNIK DUJAKA dhe unë ENVER XËRXA si bjeshkatar më i  ri.

Deri në Prizren me veturen e tij na dergoj Leka (djali i Suphis). Me të mbërritur në Prizren, kryetari i SHB “SHARRI” Sadik Shporta, na dhuroj nga nji kapel dhe mahic, në shenjë rrespekti dhe uniformimi për rrugën që do ta bënim bashkë. Bëm foto dhe në ora 6.00 të mëngjesit u futëm në autobusin të cilin e kishin siguruar shoqata në fjalë, për të na dërguar deri në Shkup, e transportin e të cilit e paguante secili udhëtar me mjetet vetanake me nga 16 euro.

 

Nga Shkupi deri në Stamboll dhe Stamboll deri në Trabzon, udhëtuam me aeroplan. Transport ky, të cilin e kishim paguar me nga 219 euro secili, tre muaj më parë.

 

Me që ishte hera e parë për ne si Gjakovar, që udhëtonim me aeroplan, përjetuam emocione të veqanta dhe ngritje adrenaline, sidomos në fillim gjatë ngritjes.

Në Trabzon u takuam me Mehmetin, organizatorin-udhëheqësin, i cili edhe pse relativisht i ri në moshë na la një përshtypje jashtzakonisht të mirë me sjelljet, veprat, mikpritjen, qendrimin e disciplinen e tij ushtarake në momentet e duhura.

Me autobusin që kishte angazhuar për ne, na dërguan deri në Rize, që kishte rreth 80 km nga Trabzoni, qytet ky mjaft i bukur,i zhvilluar, që shtrihej përgjat brigjeve të detit të zi dhe që numronte mbi 100.000 barnorë .

Na shtruan darkën me të gjitha të mirat dhe na sistemuan në konvikt të studentëve, në afersi të spitalit në Rize, me kushte mjaft të mira. Të nesërmen pranë zyrës së shoqatës nikoqire SHBA ‘KDRK’, bëhet hapja solemne e takimit ndërkombëtar dhe të këtij programi, në prani të krerëve më të lartë të kuvendit komunal të qytetit Rize.

Me prezentimin e shumë shoqatave, të shumë vendeve si të: Kosovës, Turqis, Rumanisë, Ukrainës etj etj… Dhe në fundë me këngë e vallzime të ndrryshme në këtë qender të qytetit, me një istrument frymor nga lëkura (gajde) përfundoj në mënyren më të mirë ky organizim i hapjes së këtij  programi.

Na i ngarkuan në dy kamiona qantat e shpinës-torbat,na shtruan drekë, në menzen e kuvendit komunal të qytetit, e cila ishte e mrekullueshme.

Ishte ky nji përshkrim ndoshta pak i gjatë, mirëpo për mua i rëndësis së veqantë, sepse këtu përfundoj një kapitull i momenteve, i knaqësive dhe i perjetimeve më të mira të këtij rrugëtimi.

Kapitulli i dytë fillon me futjen tone nëpër minibusa, për të udhëtuar 92 km nga Rize deri në Kavron në lmd. 2200 m, ku edhe do ta kalonim natën e parë në tenda. Rruga deri në Kavron ishte e mirë, e sidomos në 30 km e fundit, gjelbrimi dhe ujëvaret e shumta dhe të bukura të relaksonin dhe të bënin që me pa durim të arrije në bjeshkën-vendin për të cilin ishim nisur. Të vështira dhe të pa asfalltuara ishin vetëm 10 km e fundit që përfundonin në Kavron.

Pasi na shprëndan shujtën para shtëpizës-stanit në Kavron, nën egzekutimin e tingujve të istrumentit të vetëm të lartë permendur, vallëzohej, krijohej atmosferë si dhe nga organizuesit me një torte ju urua ditëlindja e 58 kryetarit të SHB “SHARRI” nga Prizreni Sadik Shporta.

Rreth ores 22:30 shkova për të fjetë në tendën e vogël, në të cilën Suphiu ishte shtrirë 3 orë më parë dhe që të zihej fryma, me që hapsira e saj ishte shumë e vogël për ne dhe se pjesën e sipërme të ajrosjes e kishim mbuluar me plastmas, me qëllim të evitimit të futjes së lagështisë me që rigonte shi, kurse në tendën e madhe do të pushonin Besniku me Blerim Sokoli nga Prishtina.

Në këto kushte në moshen tone ishte shumë e vështirë të bëhej gjumë, e sidomos kur ja shton edhe thesin e fjetjes, të cilin e kisha marrë gabimisht për 30 cm më të vogël. Me gjithate, unë gjatë gjithë nates ndoshta mund ta kem bërë nji orë gjumë, kurse Suphiu aspak.Përveq kësaj Suphiu patë problem me frymëmarrje, u detyrua të dalë jashtë tendes në mënyr që të stabilizohej.

Të nesërmen përgaditem qantat e shpinës, pasi u thanë tendat nga shiu që ra gjatë natës, i ç’montuam ato dhe rreth ores 10 e 30 marshuam drejt vendit të kampimit që ishte rreth 3 orë largë ose ma sakt në vendin e quajtur Mezovit, në l.md.2900 m. Rruga ishte e lehtë dhe e përshtatshme. Numri i pjesmarrësve ishte rreth 400. Mbërritëm tek vendi  i kampimit-Mezovit, i cili ishte i përshtatshëm, me që kishte ujë të bollshëm dhe të freskët. Montuam tendat dhe në mbrëmjen e hershme, e cila ishte shumë e freskët, u futëm në tenda me qëllim të pushimit, fjetjes eventuale, me që të nesërmen na priste svida më e madhe e kësaj ekspedite.

Suphiu pushoi dhe bëri pakë gjumë, kurse unë asnjë sekondë,rrotullohesha e rrotullohesha në thesin e fëmijëve, i cili më mbulonte deri te barku, dridhesha nga të ftohtit edhe pse i kisha veshur të gjitha plaqkat që kisha marrë me vehte,më kishte kapluar nervoza dhe as që mendoja për gjumë,e vetmja gjë që më interesonte ishte se, a do dalë drita ndonjëher në atë vend. Kah mesi i nates filloj të më zihej fryma, dola jashtë tendës, nuk kisha forcë ti mbathja këpucët, më kërcente i tërë trupi nga të ftohtit,bëra shumë kohë per ti mbërthyer lidhësat e këpucëve me që gjunjët më kercenin së paku 5 cm nga toka. Por e mira e kësaj ishte se frymëmarrja mu normalizua.

Që ta kem kujtim të asaj nate të tmerrshme e më të gjatë të jetës  sime, pak para se të përfundonte, e që nuk lëvizte asgja, përveq ujit që kishim afer tendës, bëra një foto të tendës, e cila ishte e mbuluar me plastmas e lagështi, të asaj nate të gjatë.

Kur zbardhi drita, mu duk se linda për së dyti. U përgaditem për marshim –pushtimin e majës së Kaçkarit. Kalimthi dikush thotë: mos u ngutni, se juve ju kanë lane në grupin e dytë, për të nesërmen. Më ra si bombë.Ju afruam Sadik Shportes dhe Nihari Driza, duke i thënë se: ne jemi përgadit për sot dhe sot do shkojmë ose nuk do shkojmë fare. Këtu nuk pata fat, se sikur të na lenin për të nesermen, do ta kisha kuptuar nga grupi i parë, se me çfarë kushtesh të asaj bjeshke kemi të bëjmë dhe nuk do të shkoja fare (flasë për vete në këtë rast). Mirëpo ata bënë përjashtim dhe na mundësuan që të shkojmë.

U rreshtuam të gjithë të përgaditur me helmeta, ishim rrethë 64 vetë. Udhëheqësi i rrugës Mehmeti tha: gjatë marshimit të gjithë dua ti shohë në rresht, dhe jo largë njeni tjetrit, deri te qafa do shkojmë me shkopinj, kurse prej aty, atij që do ti shoh shkopinj e doreza do tja shkeli duart me këmb. Nga pagjumësija më dukej vehtja sikur të isha ushtarë.

Në fillim ishte borë e ngrirë e fortë.Udhëheqësi me cepin së pari bënte vendin për vendosjen e këmbës e pastaj vazhdonin të tjerët. Pjerrtësija ishte e madhe dhe në rast rrëshqitje rreziku ishte i madhë. Pos kësaj një karakteristik tjeter e kanosjes së rrezikut ishin gurët e shumtë, me përmasa të ndryshme dhe shumë asimetrik, një lëvizje-çvendosje e ndonjerit prej tyre,mund të rrokulliseshin shumë prej tyre, të cilët mund ti merrnin jeten shumë të tjerëve që ishin pasë. Na urdhëruan të mos flasim e bëjmë zhurmë, sepse jehona e zanit tanë mund të ndikonte në rrokullisjen e tyre.

Pasi që kaluam edhe këtë sfid, erdhem te 400 metershi i fundit, apo  ma mirë me thanë,  sfida dhe rreziku më i madhë, i kësaj pjese finale, dhe shumë,shumë të rrezikshme. Dy apo tre vetë u ndalen-nuk vazhduan më tutje (nuk më kujtohen emrat e tyre). Lamë shkopinjët dhe dorezat kush kishte, sipas urdhërit dhe filluam ngjitjen me këmb, duar, prapanic e çka tjeter. Asnjiher nuk kisha përjetu diçka të tillë, gurë, shkrepa të thepisura të formave të ndryshme, ndoshta për dikend të bukura, siç thoshin ata pasi qe zbritëm shëndosh. Po unë nuk pashë bukuri aty, pasi që në çdo moment më duhej me kujdes të madhë të gjejë vend ku ta vendos këmbën ose doren, e mos të bëjë ndonjë gabim, më të voglin i cili mund të ishte fatal, jo vetëm për mua, por edhe për ndonji tjetër afer meje.

Në 100m shin e fundit kryetari shb Shari Sadik Shporta, u ndalë, e kisha afer dhe tha: ne nuk kemi qenë të përgaditur as psiqikisht e as fizikisht për këso llojë bjeshke, unë nuk mundem ma. Por me ndihmen morale dhe kurajon që i dhanë shokët  e tij e sidomos Besniku nga Prizreni, edhe Sadiku e tejkaloj këtë krizë dhe u ngjitë deri në maje.

Kështu pushtuam majen KAÇKAR. Gëzimi ishte gjysmak,sepse zbritja ishte edhe më e vështirë dhe e rrezikshme. Në shumë e shumë vende pozicioni i atyre gurëve ”të bukur” ishte që po bëre një gabim,përveq që të kushtonte me jetë e nuk ta gjente ma kushë as edhe copen më të vogël të trupit, por ç’llafe do të zhvilloheshin në Gjakoven tone; kushë i dërgoj atje? Sa para do ti merrnin? A nuk pat bjeshkë këtu e tj e tj…

Për fatin tonë të mirë dhe duke i falenderu aftësis e përvojës së madhe të udhëheqësit – Mehmetit si dhe disciplines së tij, të gjithë u kthyem shëndosh. Ky marshim zgjati 12 orë, 6 në ngjitje e 6 orë në zbritje.

Si rezyme-rrumbullaksim i gjithë kësaj SIPAS MENDIMIT TIM delë se: Kjo ishte një aventur e pa pjekur dhe e pa menduar mirë, e moshës dhe e përvojës sonë të mangët të bjeshkëve të tilla, shumë të rralla, e cila mua nuk më ofroi knaqësi shpirtërore, relaksim,muhabet e shaka gjatë rrugës,por më dha stres, fobi, trishtim e më theu moralisht gjatë pushtimit të kësaj bjeshke.

Andaj NJË SYGJERIM I IMI për të gjithë ata që nuk kanë qenë dhe që nuk ju pëlqen të rrezikojnë është që: NUK JA VLENË TË SHKOSH, kurse sipas Besnik Dujakës PO. Andaj nëse ju ipet rasti mendoni mirë dhe vendosni .

Dy netët-ditët tjera, Blerim Sokoli nga Prishtina  na mundësoj  që unë dhe Suphiu të kalojmë në tenden e tij me Besnikun, për të cilën gja e falenderoj shumë ate dhe Perver Kazaz  nga Prizreni, i cili më ndihmoj në sigurimin e nji thesi për fjetje, të cilin ma fali nji turk.Kështuqë më në fund e bëra gjumin e natës gjumë.

Gjatë këtyre dy ditëve të fundit,patëm edhe dy marshuta, jo të vogla as të lehta, por të mira, relaksuese e me plotë bukuri, me liqene të shumta dhe pa asnjë rrezik.

Nga kjo delë se: ditët e mira vijnë ngadal dhe se vështirësit harrohen,por për mua Kaçkari nuk do të harrohet lehtë, apo ma mirë me thanë kurrë

Pas këtyre  marshutave të ndryshme njëra nga tjetra,të nesërmen me 14.07.2012 (e shtune) u përgaditem për kthim. U fotografuam dhe në ora 10.00 sipas plan programit, i cili ishte shumë i përpikt gjatë gjithë kohës, filluam kthimin fillimisht për në Kavron e pastaj për në Rize, ku edhe do ta bënim naten e fundit.

Në këtë mbrëmje të fundit në nji restaurant të këtij qyteti (Rize), u organizua nji koktel i atij takimi, me ç rast u ndan mirënjohje-falenderime, për pjesëmarrsit në atë takim të suksesshëm ndërkombëtar, nga ana e kryetarit për kultur rini dhe sport, të asaj komune si dhe udhëheqësit të kësaj ekspedite nji javore-Mehmetit.

Vlenë të theksohet se : mikpritja, bujarija e turqëve si në pritje ashtu edhe në përcjellje si dhe kujdesi i tyre për secilin mysafir-bjeshkatarë ishte i jashtëzakonshëm dhe që nuk duhet të harrohet.

Andaj një falenderim i posaqëm shkon për shoqaten-organizatorët, udhëheqësit, si dhe nikoqirët e këtij qyteti të madhë e bujarë RIZE. Po ashtu falenderojmë edhe SHB “SHARI” nga Prizreni në krye me SADIK SHPORTA që përmes tyre na u mundësua, ti vizitojmë ato vende të rralla të bukura e deri tash të pa njohura për ne.

 

Google Translate