box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Autor: Abdurahim Abdushi

Pushtimi i  “Monarkut të Alpeve” Mont Blanc 4.810m, 18 gusht 2011


Data dhe koha e pushtimit: E enjte, 18 Gusht 2011 në ora 06:49
Skuadra: Abdurahim Abdushi (Kos), Jörn Fiege (Ger), Benni Walser (Aut)
Regjioni dhe vendi: West Alps, Mont Blanc Group [1], départment Haute- Savoie, Francë[2]
Vendbanimi më i afërt: Chamonix-Mont-Blanc_ lmd 1.034m, Francë
Karakteri: Turne e lartë alpine (ger ~ Hochtour, eng ~ high alpine tour) [3]
Vështirësia: Peu Difficile PD+, 45° (fr.) apo wenig schwierig WS+, 45° (ger.)

Veçoritë:
(=)
- Maja më e lartë e Alpeve dhe njëherit maja më e lartë e Francës[4]
- Pushtimi i parë kosovarë përmes kësaj marshute
(-)
- Distancë gati e dyfishtë krahasuar me shtegun “e zakonshöm“ përmes Shtëpisë Bjeshkatare „Refuge du Goûter_ 3.817m”
- Amplituda ngjitëse krahasuar me shtegun e përmendur është afërsishtë për 300m lmd më e lartë
- Ky shteg është më i pjerrtë dhe ka më shumë çarje të akullnajve
- Faqja e pjerrtë (45°) veriore e Mont Maudit është e rrezikuar nga orteku (Séracs!). Ky segmant i shtegut duhet të kalohet mundësishtë pa ndalje.
- Mbikalimi final i “Mont Maudit” bëhet përgjatë një shpati të ekspozuar me pjerrtësi ~70° (ice climbing, dy gjatësi litari)
- Përgjatë këtij shtegu nuk egziston asnjë strehimore
(+)
- Shtegu deri në “Refuge des Cosmiques” është më pak i vështirë se shtegu për në „Refuge du Goûter” (kalimi nëpër “Couloir du Goûter” është i rrezikuar nga shembjet e gurit)
- Sistemimi i alpinistëve në “Refuge des Cosmiques” është më i mirë dhe bujta në të është më e rehatshme.

Shtëpia Bjeshkatare bazë: “Refuge des Cosmiques” (3.613m). Posedon 130 Shtretër. Është e hapur nga muaji shkurt deri në tetorë. Tel. 00 33/4 50/54 40 16. http://www.refuges.info/point/342/refuge-garde/refuge-des-cosmiques/

Sezoni më i mirë: korrik - shtatorë
Gjithsejt lmd: ~ 1.300m plus ~ 300m lmd gjatë kthimit (në segmentin rrugor mes qafëmalit “Col du Midi 3.532m” dhe  majës “Aiguille du Midi 3.842m”)

Gjatësia e shtegut: Një drejtim ~ 7 km
Kohëzgjatje pushtimit: te naltë-5h e 15min  te poshtë-4h e 35min (kohëzgjatja e preferuar për secilin drejtim është: 6h deri në 8h)
Startimi për në “pikënisje”: nga Chamonix me 17-08-2011 në 15:00h (e mërkurë) me teleferik në majen “Aiguille du Midi 3.842m”. Nga aty në Shtëpinë Bjeshkatare “Refuge des Cosmiques 3.613m” (darkimi dhe fjetja).

Taktika e aklimatizimi:
E diel, 14-08-2011: “Rifugio Vittorio Emanuelle II 2.732m”
E hënë, 15-08-2011: La Tresenta_ 3.609m
E marte, 16-08-2011: Gran Paradiso_ 4.061m
E marte dhe e mërkurë, 16 dhe 17-08-2011: Chamonix_1.034m (hotel “Le Chaumiere”)
E mërkure, 17-08-2011: “Refuge des Cosmiques_ 3.613m”
Nisja e pushtimit dhe pushtimi (18-08-2011):

“Refuge des Cosmiques 3.613m” (01:34h) -   Mont Blanc 4.810m (06:49h)

Kthimi nga maja: Mont Blanc 4.810m (07:15h) -  “Aiguille du Midi 3.842m” (11:50h). Nga aty me teleferik në Chamonix.
Transporti ndihmës:
Me automjet deri në Chamonix.
Me teleferik nga Chamonix në majën Aiguille du Midi.

Pajisjet e skuadrës: një litar dinamik alpin të llojit “Half Rope” me një gjatësi prej 50m dhe një diametër prej 8,5mm.
Paisjet individuale: Crampona hekuri 12- thepëshe, kazma alpiniste, brezi alpinist për sigurim, dy litarë ndihmës dhe një shirit ndihmës, tri kapësa karabine, një llambë bjeshkatare, një thes emergjent bivakimi për dy persona, një thikë bjeshkatare, dy parë syze dhe një sortiment për ndihmë të parë.
Veshmbathja: Këpuca bjeshkatare të përshtatshme për crampona, një parë çorapa funksional të trashë, mbrojtësa bore të këmbëve (leggings), pantallona bjeshkatare dhe brekë të gjatë funksional, katër nënshtresa funksionale dhe mbi to një xhaketë trishtresëse GoreTex me kapuç, kapela dhe një parë dorëza të holla.
Veshmbathja për “maje” dhe ajo rezervë: një parë dorëza të trasha, një nënkapelë, një kapelë për mbrojtje nga dielli, një nënkëmishë funksionale dhe një xhaketë e hollë GoreTex njështresëse me kapuç.
Ushqimi dhe pijet: një çokollatë me lajthia 100g, 100g fruta të thatë dhe dy termosa me çaj (~ 1,5 litër)
Të tjera: Telefoni mobil, krem dielli për fytyrë dhe buzë, fotoaparati, Flamuri i Kosovës dhe ai SH.B. “Sharri”
Marshuta e ngjitjes: Refuge des Cosmiques _ 3.613m  -> Col du Midi_ 3.532m -> Mont Blanc du Tacul -> Mont Maudit è Col della Brenva_ ~4.350m   ->  Mont Blanc_ 4.810m
Marshuta e zbritjes: anasjelltas shtegut të njëjtë deri në qafëmalin Col du Midi_ 3.532m -> Aiguille du Midi 3.842m -> Chamonix_ 1.034m (me teleferik)


[1] Ndarja e alpeve në regjione malore është një temë ende e pazgjidhur plotësishtë. Për këtë arsye vargmalet  Mont- Blanc- Group herë figurojnë si të mvetësishme herë si pjesë e Graian Alps apo Savoyan Alps. Klasifikimi i dhënë nga unë bazohet në të dhënat e Shtëpisë Botuese Bjeshkatare „Bergverlag Rother“ -  Oberhaching, Gjermani.

[2] Në këtë regjion ende nuk egsiston demarkacioni i linjës kufitare Itali- Francë. Për Italinë Mont Blanc është maje kufitare mes dy shteteve.

[3] Në vendet alpike dhe më gjërë pushtimi i cilësdo maje të alpeve me mbi 4.000m lmd nuk definohet si “expeditë” por si “turne e lartë alpine”. Nga DAV (Shoqata Bjeshkatare Gjermane), SAC (zvicerane), OEAV (austrtiake), CIA (italiane), AVS (e Tirolit Jugorë) etj. mes tjerash si “expeditë” konsiderohen pushtimet apo pushtimet në tentativë i të gjitha majave më të larta se 7.000m lmd si dhe i një varg majesh me lmd nën 7.000m. Shumica e këtyre majeve me lmd nën 7.000m saktësishtë ato më të popullarizuarat janë të përfshira në një listë zyrtare. Në këtë listë ndodhen edhe p. sh. të gjitha marshutat për në majen Aconcagua 6.959m, përpos marshutës së zakonshme përmes Plaza del Mulas dhe Guanacostal, e cila sipas këtij klasifikimi nuk përmban “rrezik ekspedicional” dhe konsiderohet si turne e lartë alpine. Informacion mbi klasifikimin e majeve të cilat nuk ndodhen në listën e përmendur mund të merren në Shoqatat Bjeshkatare gjegjëse. etj. etj.

[4] Se cila maje është më e larta në Evropë, Mont Blanc_ 4.810m apo Elbrus_ 5.642m varet nga definicioni i kufirit të brendëshem euro-aziatik. Në bjeshkatari maja e malit Elbrus konsiderohet të jetë maja më e lartë e kontinentit të vjetër, e njëjta është edhe njëra nga majet e “Seven Summits”.

Google Translate