box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Një udhërrëfim ekskluziv për adhuruesit e avanturave

Shkruan Vërshim Hatipi

Dita 1. E premtë, 27 Shkurt 2004
Në këtë pushim të përmasave epike u nisa me Mervyn, shok imi i studimeve, dhe vëllaun e tij Leigh të cilin do ta takoja sefte. Mervyn më pat tregu se Leigh e ka nifar lloj të mete në një formë të zbutur e autizmit. Mangësia më e madhe e tij ishte në formë të bëlbzimit. Sidoqoftë, pse mos të kënaqet edhe ai.

U takum në aeroport, shumë mirë, u njoftum, unë i pregaditun ding sende për fërfllazat dhe ftoftësitë e Himalajeve. I hypëm aeroplanit të Gulf Airlines, dhe mund të them nuk ishin diçka të veçantë sa i përket shërbimit. Vlen vetëm të përmendet se kur u bë e shtunë në mënges ateruam në ishullin mbretëror arabik të Bahrain, ku prostitucioni, bixhozi, rakija, etj. etj. ishin të gjitha legjitime, gjë shumë e çuditshme për një shtet arabik.

Më në fund, mas s'di sa vonimeve, jo për shkak të mjegullës, jo kësaj, jo asaj, u lodha koxha shumë, por shyqyr mbërrimë në Kathmandu.
Dur, dur, se qitash bohet interesant :-)

Dita 2. E shtunë, 28 Shkurt 2004
Mbërrimë shumë vonë, gati ora 7 mbramje edhe i pritshim ranacat me na dalë nëpër shirit. Shqiptarët s'bon assesi me u anku që marrin shumë sende n'aeroplan. Masi i pashë nepalezt m’u ndrru mendja totalisht. Ata kishin paketa kubike të televizionave ka 1.5m me 1.5m, edhe të tona të mbështjellne me jorgana tepër t'përlytë e t'lidhne me do spaga. Gërdinë me ta qu. Plus era aeroportit i vijke chicken curry.

Dulëm ma n'fund, krejt sendet me veti. Jashtë, si në çdo vend ku ka mbretëru njëfar mot-moti një civilizim i avancum, na pritën turma e gjinve që u dukshin si kamariera t'restoraneve tandoori, por të zhyllaftë. Normal, dojshin me na ofru taksi se bukën qaty e kishin. Në fund i pagum 250 rupi (rreth 2 funta) për deri në hotel.

Qyteti çka me ju kallxu, katastrofë përtej katastrofe. Peruja m’u duk lule e dritë në krahasim me çka pashë këtu, se pos gjinve të tepërm, kishte edhe lopë që shyqyr s'bojshin muuuu. Era varfni i vijke, bërllog gjithkah, në çdo skutë e në çdo bander (mos me thanë shtyllë), sirenat gjithkah tuj buru (buru rrjedh prej fjalës 'buri'), pluhun, cukla, e unë ton kohën rrijsha me dert mos po m'bjen ranaci prej gepekut mbrapa që s'ishte mshelë mirë dhe që rrinte përpjetë gjatë gjithë kohës.

Mbrimë në hotel ku ndejtëm për 250 rupi. Dhoma veq që s'bërtitke "Aman lyjëmni e ndreqëmni". Banjo po ashtu. Ingllishat natyrisht sendin e parë që e bonë ishte një tush, e unë e bona qishën, pijsha cigare dhe thojsha me veti 'oj kuku ku kom ardhë'.

Shkarkoni Udhërrëfimin në pdf

Google Translate