box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

shkruan Arbies Komoni

Në bjeshkët e Junikut, vërtet mund t’përjetosh bukurinë natyrore dhe eksperiencat malore nga më t’veçantat.
Udhëtimi me gjipa dhe motorra nëpër rrugët e rrezikshme malore, pastaj njohja dhe qëndrimi në stane e tenda, rrjedhat e ujit të kristalt, pjekja e mishit në skarë, qëndrimi rreth zjarrit dhe ecja skaj humnerave të shumta që ishin mjaft të rrezikshme, janë vetem disa nga karakteristikat e qëndrimit në bjeshkët e Junikut. T’gjitha këto, i përjetuam këtë vikend (11 – 12 Qershor) falë mikëpritjes dhe organizimit të mrekullueshëm që kishin bërë vendasit nga shoqata bjeshkatare “Rrasa e Zogut” – Junik.

Dëshiroja që prap të përjetoja eksperiencat e mrekullueshme që përjetova vitin e kaluar në Sharr. Por rastësisht dëgjova që çunat nga “Rrasa e Zogut” - Junik, të cilët po organizojnin kampin për pushtimin e majes së Gjeravices (në po të njejtën datë). Tingëllonte vërtet shumë tërheqëse “do t’pushtoj majen më t’lartë të vendit tim” – mendoja. Rashë në kontakt me Bekimin (organizator i kampingut) dhe u paraqita për pjesëmarrje.

Të Shtunen, së bashku me vllaun tim Arlindin dhe Fatonin (komshiun tim), u nisëm drejt Junikut, ku do t’bashkoheshim me pjesëmarrësit tjerë të kampit. Pasi u takuam dhe pimë kafe në hotel, u mblodhem, u ngarkuam në gjipa dhe morrëm udhën drejt në avanture ekstreme!

Ehhh po, udhëtimi me gjip: T’them të drejtën deri me atëherë, vetëm nëpër filma kisha parë akrobacione të tilla nëpër rrugët malore, kurse tani po i përjetoja me shumë adrenalinë. Visari ishte vërtet shumë entuziast dhe i shkathët për ngjitje në terrenet e vështira. Nuk munguan as bisedat gjatë udhëtimit. Preferonim më shumë t’dëgjonim nga të tjerët të cilët e njihnin terrenin. E biseda e vendasve sillej kryesisht rreth sajave të dimrit, staneve të bukura që gjindeshin atje, motorrët me 4 rrotë, gjipat e shtrenjtë dhe mjetet më t’forta dhe sofistikuara malore që ata posedonin. Ishin rritur në këto terrene dhe nga intuita dinin mirë se ç’nevojitej për bjeshkë. Por nuk na shpëtoi t’flisnim edhe për dukurinë që unanimisht na shqetësonte t’gjithve: dëmtimin e pyjeve nga prerja e drunjëve (ishte fenomen). Komentet ishin në ndryshme: “krim”, “masakër”, “mos përgjegjësi”, “janë vërtet të pambrojtura”, “për këta çuna që merren me këtë punë është bukë, s’kan t’ardhuna tjera, kan nevojë për pare”(arsyetonte njëri) – “epo kush s’ka nevoj për pare??” (ja priste tjetri) dhe biseda merrte kahje analize edhe për gjendjen sociale në vend, e cila poashtu ishte shqetësim i yni. Por, s’kishim ardhur për këtë ksaj rradhe. Ishim ardhur pikërisht për t’kundërten e kësaj, për t’harruar problemet sociale e urbane që na preknin çdo ditë!

Dikurë mbërritëm në kamp. Ishin mbi 20 gjipa në po t’njejtin vend, për po t’njejtën arsye. Para nesh ndodhej një pamje meditimi, që ngjante në një “parajsë të pastër” – të pa shfrytëzuar! Gjetëm “pllacin e duhur” dhe ngitem tendat. U rehatuam. “Organizim vërtet i mirë”- ndanim s’bashku mendimin me Fatonin e Arlindin. Na prise dreka pas pak. Ndërkaq vendosëm për t’bërë një gjiro rrotull. T’them të drejtën, bukur largë arritëm. Pamë stanet dhe përjetuam qendrimin në breg të humnerës. Bëmë edhe shumë fotografi nga ajo anë. Pasi filluan ca pika shiu, vendosëm që t’ktheheshim tek kampi, ku filloi ceremonia e hapjes solemne të kampingut “Rrasa e Zogut”. Filloi me Himnin Kombëtar, pasoi me atë Shtetërorë, për ti lënë pas pak fjalën e rastit edhe Kryetarit të Komunes – Junik z.Kuqi. Baca Nevruz lexoi edhe një letër që kishte shkruar Beni (kryetar i F.B.A.K.). Patjetër duhet mbajtur në mend moton që Beni s’kishte harruar ta cekë në letren e tij: “mos le asgjë pos gjurmeve tuaja dhe mos merr asgjë pos kujtimeve dhe fotografive tuaja”.
E pas kësaj kishte shumë muzikë, pije, sallata dhe mish nga skara që bënte dreken tonë në kamp! Bekimi, Zeneli dhe organizatorët tjerë kishin menduar për t’gjitha që ne t’kalonim sa më mirë dhe sa më këmdshëm ta përjetonim këtë aventurë. Kjo vazhdoi deri vonë...

Motorr-sharrat ishin ndezur dhe po prenin trungjet e gjata e t’thata t’cilat do ti ndiznim vetëm pas pak. Darka e vonë, më zuri pranë zjarrit. Isha ulur dhe kisha mbështet këmbët në një “cung” druri. Pranë kisha një pjatë plot me mish të bardhë pule nga skara që ishte pregaditë me shumë pasion nga vendasit, enkas për mua. E shoqëroja me birrë dhe muzikë nga playlista ime e preferuar në Mp4. Po mendoja se sa mikëpritës ishin vendasit, pastaj shoqëritë bjeshkatare.. e mbi t’gjitha po mendoja se si t’nesërmen do t’sfidoj veten drejt pikës më t’lartë në Kosovë. Nesër do t’pushtoj Gjeravicen me plot 2656 metra lartësi mbidetare.”

Bënte shumë ftoht. Dikurë vonë u gjenda në tenden time, i izoluar nga rrobe të trasha dhe mbuluar me batanije dhe mbulesen e madhe të cilën ma huazoi Fatoni nga tenda fqinje. Kisha bërë një gabim: nuk mora thesin. Gjithsesi m’zuri gjumi lehtë!

Në mëngjes u bëmë gati. Pimë çajin e ngrohtë. Na u shpërnda ushqimi dhe morrëm udhën drej majes. Na priste rrugë e gjatë, e bukur, por edhe e mundimshme e e egër! Adrenalina do ishte pjesë e perjetimeve tona gjatë marshimit, s’bashku me magjepsjen nga bukuritë dhe “fenomenet” natyrore. Fotografimi gjithsesi – pjesë e pandashme e ekspedites. Për këtë të fundit përkujdesej Fatoni me shumë merak. Ishte armatosur mirë për t’realizuar shumë fotografi të bukura!

Përjetuam pothuajse t’gjitha klimat e mundshme! U ndodhëm pranë humnerave, burimeve të shumta e rrjedhave ujore, staneve të bukura e tërheqëse për qëndrim, pranë liqejve, gurëve e shkëmbinjëve të egër. Ishte vërtet ekstreme, e çuditshme dhe interesante e tërheqëse mbi t’gjitha!

Pas shumë sfidash, lodhje e mundimesh; pas një rruge të gjatë që kishim bërë, më në fund pushtova për herë të parë majen e Gjeravices. Ishte vërtet interesante. Një adrenalinë e pafrenuar të ndodheshe në lartësinë më t’madhe të Kosoves. Shumë kush mund ta ëndërronte këtë gjë. Edhe unë e ëndërroja dhe ishte vërtet një krenari e madhe që ndjeja brenda vetes: tanimë kisha realizuar këtë ëndër, kisha pushtuar pikën më t’lartë dhe adrenalina s’kishte të ndalur. Ndodhesha në 2656 metra lartësi. Na prisnin urimet për njëri – tjetrin dhe fotografitë e shumta!

U ktheva në qytet me një mision të përmbushur dhe shumë e shumë mesime. Pas tushit dhe 12 orëve të plota fjetje, e nesërmja më priste me një motiv shum më t’madh, me energji të shtuar, disponim dhe shumë kujtime t’cilat vendosa ti arkivoj në këtë shkrim për t’i ndarë së bashku me ju.

Me padurim pres sfidat për aventuren e ardhshme!


Qershor 2011

 

Google Translate