box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Shkruan: Nexhat Dula

Njëmbëdhjetë bjeshkatarë të Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste “Pashtriku” të Gjakovës, më 21 gusht 2009, rreth orës 6.oo të mëngjesit u nisën nga Gjakova me tri makina për në Shqipëri për të marshuar në Majën e Malit Tomorr ku për çdo vit, nga data 20 – 25 Gusht, mbahet manifestimi tradicional i pelegrinazhit “Ditët e Tomorrit”.

Para nisjes, Genci, si zakonisht, me disa barcoleta të shkurta, sa për  “aperitiv”, u kujdes që disponimi i bjeshkatarëve të jetë në nivel.

Kënaqësia e rradhës erdhi së shpejti gjatë kalimit të kufirit, ku në të dy anët kaluam për nja 10 minuta me vetëm një të lëvizur të dorës së policëve kufitarë. Pastaj, menjëherë pas kalimit të kufirit, u gjetëm në rrugën e re Durrës-Kukës e cila krahasuar me atë të mëparshmen, për nga gjërësia e saj i ngjanë një piste aeroplanash, dhe kjo bëri që disponimi të na shtohet edhe më tepër.
Edhe për të kaluar nëpër tunelin e Thirrës nuk pritëm shumë dhe pastaj vazhduam udhëtimin nëpër autostradën e mrekullueshme, sa që, thënë sinqerisht, shpesh nuk besonim se gjindemi në Shqipëri.
Rrugës për në Berat u ndalëm për pak në Lushnje ku u takuam me një mik të Bujarit dhe në një kafene, u freskuam pak me birra tirana të ftohta.

Me të arritë në Berat ndaluam makinat në qendrën e qytetit dhe ndërsa Suphiu me disa shokë tjerë shkuan për t`u furnizuar me ushqime, Bujari u interesua tek kombibusët për transport deri në Malin e Tomorrit ku ishte destinacioni ynë. Pasi që na u tha se rruga është e kalueshme dhe për makina të vogla, u dakorduam që të nisemi. Pastaj të njëjtën gjë na tha edhe policia në të dalë nga Poliqani.

Për në Malin e Tomorrit azhduam udhëtimin nëpër rrugën e shtruar me zhavor, në fillim e mirë por më vonë në shumë vende me guraleca dhe e pa ngjeshur dhe e rrëshqitshme, plot me pluhur, me përpjetëza të mëdha dhe e  ngushtë, ndërkohë që frerukuenca e qidra makinave e bënin këtë rrugë edhe të rrezikshme.

Më në fund arritëm në Tomorr, ku për rreth teqesë Bektashiane gjithandej shpatijeve të bjeshkës, në xhunglën e makinave dhe mijëra pelegrinëve, barakave, bagëtisë (për kurban), tymit, pluhurit, shitësve ambulantë, “qebaptoreve” dhe kafeneve të improvizuara etj. gjetëm një vend për tu vendosur dhe për pak kohë montuam tendat dhe filluam të përgatisim darkën.

Me meze të mirë, me rakinë e Suphiut, me shtosat e Gencit i cili për të na shtuar disponimin e afroi edhe makinën për të na bërë muzikë, disponimi sa vie e shtohej edhepse ishim nën ndriqimin e vetëm një llambe baterishë. Pasi që kaluam një mbrëmje të mirë, ramë për të fjetur nën zërin e këngëve labe nga një disko e improvizuar aty afër.

Në mëngjesin e së shtunes u zgjuam me qëllim që të pushtojmë majen e Tomorrit për çka edhe kishim ardhë, por për shkak të pritjes disaorëshe për të çbllokuar makinën e Bujarit në kolonën qindramakinëshe, na u desht të hjekim dorë nga ngjitja. Në fund Bujari u nis kah rruga tjetër (e Skraparit), ndërsa ne andej kah edhe kishim ardhur kah Poliqani. Kthimi nëpër rrugë pëplot makina që vinin e shkonin nëpër rrugë të ngushtë, plot pluhur, me shoferë të xhipave të padisiplinuar, që bllokonin rrugën e ngushtë, ishte vërtetë e nevrikosëshëme. Por, edhe kjo mbaroi dhe pasi që u takum me Bujarin në Poliqan, vazhduam rrugën kah Lushnja dhe prej andej në bregdetin e Divjakës.

Deri në pyllin e Divjakës në breg të detit, rruga ishte e mirë, por brenda tij rruga e “harxhuar” përplot pluhur na nevrikosi ca, sepse edhe ashtu ishim të pluhrosur mjaftë dhe kjo ishte e tepërt të përjetohej. Në plazh vërejtëm shumë pak  plazhistë për shkak të fundit të sezonit. Mbrëmjen e kaluam në një kafene të improvizuar të dy pleqëve simpatik dhe shumë mikpritës, të cilët na përgatitën mishin e mbetur që kishim marrë me vete dhe me pije meze të mirë dhe  hajgare e kaluam mbrëmjen e fundit të ekskurzionit tonë bjeshkatar.

Të nesërmen pas një fotografimi para hotelit, u nisëm për Gjakovë për tu ndalë së pari në një lavaxh makinash për të pastruar makinat e pluhrosura, e pastaj më vonë në një restorant të Vërmicës ku drekuam peshk dhe pas dite arritëm në Gjakovë. Dhe duke i shkruar këta rreshta, nga Top News mësova se një ditë më parë, një makinë ishte rrokullisur në rrugën e Tomorrit dhe njëri kishte vdekur dhe katër anëtarë të tjerë të familjes ishin lënduar. Vërtetë u preka thellë.

Google Translate