box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Shkruan,   Sadik Shporta, inxh.i dipl.

9 korrik 2010

Në ora 15 e 15 minuta jemi nisur nga aeroporti i Prishtinës për në Stamboll (Turqi) prej nga në ora 20 jemi nisur për në Najrobi (Keni) ku kemi arritur në ora 3 të mëngjesit në aeroportin ndërkombëtar JOMO KENYYATA. Këtu fillojnë peripetitë tona.

Në pritje të kalimit të kontrollit të pasaportave na komunikohet se nuk mundemi të hyjmë në Keni pa viza të mara paraprakisht. Si udhëheqës i grupit më është dashtë të negocioj me palë të ndryshme në aeroport por pa sukses. Në fund me shumë peripeti më lejuan mua qe ta marr bagazhin tonë. Pasi nuk i lejuan të tjerët të vijnë me mua për ndihmë u deshtë që ti japim personave që na ndihmuan 50$.

Zgjidhja e vetme ishte fluturimi nga ky aeroport në aeroportin e Kilimanxharos në Tanzani, bileta kushtonte 395$ për një person.  Me të dëgjuar çmimin tre anëtar ( Mustaf Bekteshi, Besnik Dullaj dhe Servet Koqbashli) nuk pranuan rrugëtimin e mëtutjeshëm dhe kërkuan që të kthehen në shtëpi për shkaqe financiare të papërballueshme për ta.

Në bisedë me ekipin 5 anëtarësh u deklaruan se mund ti përballojnë shpenzimet ( Sadik Shporta, Muhamet Lekaj,  Abdullah Shuki, Ismet Bajqinca dhe Qëndrim Sopi) ndërsa dy anëtarët Gjemajl Kelmendi dhe Ferat Topalli ( Çaushi ) i kishin pasaporta tjera dhe për ta nuk kishte problem me viza. Kështu u vendos që dy anëtarët të shkojnë me autobus deri në MOSHI (Tanzani) pjesa e mbetur e ekipit me aeroplan deri në aeroportin internacional Kilimanxharo (Tanzani ).

 

Pjesa e ekipit e cila udhëtoi me aeroplan pasi kaloi kontrollin e vaksinave dhe kontrollin e pasaportave ku peë viza të hyrjes në Tanzani u pagua nga 50$ për person me automjetin e firmës Zara arritëm në Moshi pas një ore udhëtimi dhe pastaj ne Hotelin “ SPRINGLAND“. Aty kishim akomodimin dhe më vonë erdhën edhe dy anëtarët e ekipit.

 

Pas dite në ora 5 u takuam me guidën i cili kishte për detyrë të na udhëheq deri ne pushtimin e Kilimanxharos. Pas përfundimit të bisedës me guiden erdhi personi i autorizuar i hotelit dhe biseduam ne lidhje me aranzhmanin tone i cili na komunikoi se për shkak të mos përmbajtjes së kontratës ne duhet t’i paguajmë 860$ nga shuma e përgjithshme pasi që autobusi ka shkuar në Nairobi me na marr dhe ne nuk e kemi shfrytëzuar.

Ne kërkuam të bisedojmë me agjentin me të cilin kishte kontaktuar Qendrimi mirëpo nuk na u mundësua. Gjithashtu kërkuam që të kenë parasysh se kjo nuk ka qenë e qëllimshme por për shkak të mos informimit. Kërkuam që shuma të jetë më e vogël pasi që na premtuan se do te shohin kur të kthehemi nga tereni. Ne i paguam të hollat dhe shkuam të pushojmë për ditën e nesërme.

11.07.2010

Mëngjesi, përgatitja e pajisjeve dhe nisja me një autobus për në parkun nacional KILIMANXHARO. Ne park kemi mbrri në ora 10 e 30. Aty na kanë furnizuar me paketën e drekës dhe pastaj kemi shkuar në recepcionin e parkut për regjistrim në librin e vizitorëve. Nisja në ora 13 nga MARANGU HUT lartësia mbidetare 1970m / lmd për në MANDARA HUT kampi i parë në 2720m / lmd. Për të arrit në këtë kamp duhet të kalohet nëpër pyll të dendur të cilin e kishin emërtuar RAIN FOREST  shkaku se shumë bjen shi. Pas një pauze për drekë në ora 14 e 30 vazhduam rrugën. Në ora 17 kemi mbrri në kampin MANDARA 2720m / lmd. Ecja nëpër këtë pyll ka qenë një përjetim i rrallë dhe i mrekullueshëm duke pas parasysh se edhe koha ka qenë e mirë pa shi.

Sipas rregullave sapo arritëm në kamp shkuam në recepcion për tu regjistruar dhe pastaj u vendosem në njërën nga shtëpizat e bjeshkatareve. Tanë kohën jemi bashkë me një grup të rinjve nga SHBA me të cilët çaushi krijoi raporte dhe tani vazhdimisht bërtasin KOSOVA dhe në AMERIKA. Pasi që u akomoduam dhe pushuam pak kërkuam nga guida të na udhëheq deri në kraterin MAUNDI  e cila ishte ne 3000m/lmd , ecje kjo në kuadër të aklimatizimit. Pasi u kthyem në kamp për relaksim dhe darkë, në ora 21 shkuam për te fjetur.

12.07.2010

Zgjimi në ora 6 përgatitja, ngrënia e mëngjesit dhe në ora 8 nisja për në HOROMBO HUT. Koha është e mirë, disponimi i ekipit është në nivel, Ismeti e mban primatin duke treguar barsoleta dhe ndodhi të ndryshme, tereni është shumë i përshtatshëm për ecje. Pas 4 orë ecje e bëjmë pauzën e drekës në ora 12 në 3250m / lmd. Pushimi, relaksimi, ndërrimi i trikove etj. dhe vazhdimi për në Horombo Hut ( kampi ).

Në ora 14 e 15 min. arritëm në kampin 3720m / lmd, ku na prët procedura e njëjtë e regjistrimit në recepcion, vendosja në shtëpizë, freskimi me çaj etj. Pas pushimit të shkurtër nga guidat tanë kërkuam që të shkojmë deri në ZEBRA ROCKS në 4000m / lmd.  Nisja u bë në ora 16 e 45 min. Në zebra rock kemi mbrri në ora 17 e 40 min. Pak relaksim, fotografim dhe filloi kthimi në kamp ku na priste darka dhe pastaj shkuam për të fjetur.

13.07.2010

Zgjimi në ora 6. Na priste uji i nxehtë për të larë sytë, pas saj përgatitja për mëngjes dhe n ora 8 e 15 min. nisja për destinacionin e parafundit KIBO HUT e cila gjendet në lartësi mbidetare  4720m / lmd.

Në ora 15 e 25 min. kemi mbrri në Kibo ku fillojnë shenjat e para të reagimit në lartësi, mirëpo ekipi ende është i disponuar. Ismeti ( gojë ëmbli ) vazhdimisht e mban tempon e tregimit të ndodhive të ndryshme nga ana ku jeton ai. Muhameti e ka testuar veten dhe ka shkuar deri në 5000 m. pa problem. Tani është koha e pushimit dhe pritja e orës 23 kur do të fillojmë përgatitjet për pushtimin e UHURU PEAK . Gjumë nuk ka.

Ora është 23  ngrihemi dhe fillojmë përgatitjet finale duke i testuar pajisjet, dorëzat, teshat e dimrit, ujin, kapelat lampat në kokë kontrollimi i baterive etj. Pasi u bëmë gati na priste çaji i nxehtë. Në ora 11.30 u rreshtuam për nisje ku ka qenë një pamje madhështore mbi 200 bjeshkatarë nga e tërë bota të renditur dhe në pritje për pushtimin e majës më të lartë në Afrikë. “Një ndjenë e çuditshme na ka kapluar e cila nuk mund të përshkruhet por duhet të përjetohet“. Disponimi ende është në nivel dhe më në fund fillojmë rrugëtimin final.

14.07.2010

Ora është 1 e mëngjesit  fillojnë problemet e para me mungesë të oksigjenit. Çaushi i pari i ndjeu problemet, pastaj Ismeti e kështu me radhë mirëpo tanë kohën me na janë guidat (gjatë ngjitjes na u bashkuan edhe dy ndihmës të guidave) duke na dhënë këshilla. Tani më komplet ekipi është nën ndikimin e lartësisë mbidetare mirëpo dëshira dhe vullneti janë ende prezent.

Në ora është 6 e 30 min. ne arritëm në GILLMANS POINT 5685m / lmd pas një pushimi të shkurtër vazhdojmë deri në cak dhe në ora 8 e 20 min. arritëm në majën më të lartë të Afrikës UHURU PEAK 5895m / lmd. Fillon gëzimi, lotët e gëzimit, përqafimet, urimet dhe fotografimet nga një përjetim i papërshkrueshëm. Shpaloset flamuri shtetëror ai kombëtar si dhe i FBAK-ut.

Në ora 9 fillon kthimi për në kampin KIBO ku kemi mbri rreth orës 14 pas pushimit të shkurtër vazhdojmë rrugën për në Horombo. Abdullahu i ka lënduar gjunjët gjatë lëshimit dhe pas kontrollit mjekësor vendosëm që ta dërgojmë me transportin e ndihmës së parë në Horombo, rrugëtimi i ynë për në kamp zgjati rreth 4 orë tani më në ekip paraqiten shenjat e para të lodhjes dhe pagjumësisë pas arritjes ekipi ka shkuar të pushojë dhe disa as që janë zgjuar për darkë por edhe pjesa tjetër prej lodhjes nuk ka ngrënë darkë.

15.07.2010

Zgjimi në ora 6 si zakonisht mëngjesi dhe përgatitja për kthim në kampin Mandara  11.7 km  ku arritëm në ora 12 e 40 min. Pasoi dreka pak pushim dhe vazhdimi i rrugëtimit deri në kampin Marangu.  Regjistrimi dhe njëkohësisht marrja e certifikatave për pushtimin e Kilimanxharos.

Pas pushimit të shkurtër me transportin e Zara Tours u nisëm drejt qytetit Moshi dhe hotelit  “Springland “.

Pas pastrimit nga pluhuri i cili na kishte kapluar të gjithëve filloi ceremonia e shpërndarjes së diplomave dhe pagesa e guidave ( bakshishet ) u dakorduam që ajo të jetë në vlerë prej 120$ për person dmth 840$ për ekipin. Me përfaqësuesin e hoteli u dakorduam që të na zbutet dënimi për mos përmbajtje të marrëveshjes kështu ajo u zvogëlua për 360$ me të cilën e paguam edhe një natë në hotel dhe mbetjen e kemi ndare në mes veti ( nga 20$, Çaushi 24$ ). Pas relaksimit dhe darkës shkuam në dhoma.

16.07.2010

Zgjimi në mëngjez,pastrami dhe pregaditja për shfrytëzimin e ditës së lire .Qëndrimi dhe Çaushi nuk shprehën interesim pë Safari ndërsa 5 të tjerët po dhe u nisëm me një xhip në parkun nacional ARUSHA edhe kjo ishte një perjetim I papërshkrueshëm vizita kafshëve të cilët I kemi pa në TV ose edhe në kopshtet Zoologjike.Ishte edhe kjo një ditë e mrekullueshme për fotografim,koha ende po na shërben maksimalisht,pas kthimit në Hotel larjes në pishinën e hotelit ngrënjes së darkës filluan pregaditjet për kthim.

17.07.2010

Zgjimi i porositur, ngrënia e mëngjesit dhe nisja në aeroportin e Kilimanxharos në ora 6 e 30 min. Pas çekingut në ora 8 e 50 u nisëm për në Nairobi ( Kenia ) duke shpresuar se do të ketë vende të lira në fluturimin për në Stamboll në ora 2 e 50 të mëngjesit ose do të duhet të presim edhe 24 orë të tjera.

18.07.2010

Në ora 1 të mëngjesit na vjen lajmi se vende të lira nuk ka dhe se duhet të presim mëngjesin e ardhshëm. E vendosim kampin tonë në aeroport dhe i rregullojmë vendet për të fjetur kampion i së cilës është Çaushi dhe Ismeti edhe ne mundohemi me e shfrytëzua rastin për të fjetur, tani kemi filluar të japim kujdestari në korridoret e aeroportit. Qëndrimi është duke i përcjellur grupet, Abdullahu në çdo mënyrë po mundohet me e pi një cigare por ka probleme me pastruesit të cilët e përcjellin në hap. Gjemi dhe Muhameti janë nervoz me birrat dhe nuk ju japin afat, unë po merrem me fytin pasi mu ka pezmatu. Me barcoletat e Ismetit na kaloi edhe kjo ditë.

19.07.2010

Ora 2 e 50 min. më në fund çekingu dhe hyrja në Boing 737 të Turkish Airlines dhe fluturimi për në Stamboll. Në ora 9 arritja. Pas një shëtitje në aeroportin e Stambollit në ora 13 e 5 min u nisëm drejt Kosovës.

Një pritje e mrekullueshme nga kolegët dhe ministria. Një ditë e paharrueshme.
Vazhdojmë secili nëpër shtëpi me mendime se ku kemi qenë …..

 

21 korrik 2010 Prizren                                     Udhëheqësi i ekspeditës

Sadik Shporta, inxh.i dipl.

Google Translate