box1
Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online
The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra
About The blue pill
Given Where to buy sildenafil citrate Sildenafil citrate directions it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress found in 1998, The blue pill has Human Growth Hormone Human Growth Hormone helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne
Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy
Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra
Shkruan
Islam Lama, Inxh. Dipl. Elektr.
Gjakovë, 20 shtator 2010
Ditari nga marshi në qafën e Milishevcit. Pushtimi i majës së Çvrlës
Me 19 shtator 2010 në orën 7 të mëngjesit u nisëm me dy kombibusa (rreth 30 veta) për në grykën e Deçanit, në bjeshkën e Pleqës. Sa herë që organizojmë marshim në këtë bjeshkë, numri i pjesëmarrësve në marshim shtohet.
Rrugës u ndalëm si zakonisht për furnizimet e nevojshme ushqimore në marketin bri rrugës në Deçan. Prej manastirit të Deçanit, me gjithë rrugën e mërzitshme 12 km-she tokësore përplotë gropa e gurë të ngritur, për çka shoferi duhej të ngiste me kujdes, peizazhet e luginës së Lumbardhit na tërheqshin vëmendjen dhe ofronin kënaqësi për syrin akoma të pa akomoduar pas gjumit.
Pasi arritëm të ndërtesa e hidrocentralit të Lumbardhit, u fotografuam në grup dhe u nisëm këmbë djathtas rrugës tokësore. Tash pak më të rregulluar se herën e kaluar.
Ajri pak më i freskët i mëngjesit në grykën e ngushtë të një rrjedhjeje të Lumbardhit dhe ngritja pak si shpejtë në pjerrtësinë e konsiderueshme ishte shkas që Masari të tërhiqet nga marshimi që në dhjetë minutshin e parë. Si duket ai nuk kishte bërë parapërgatitjet e duhura fiziko-kondicionale për një marshim të këtillë.
Të stanet e Isniqit, rrënzë bjeshkëve të Pleqës dhe Veternikut arritëm pas dy ore marshimi duke u ndalur vende vende për të pushuar dhe fotografuar. Edhe këtë herë nuk mungoi muzika e zgjedhur e Xhelalit që krijonte disponim dhe na nxiti të vazhdojmë deri të maja e Cvrlës (2407m) dhe të cilën e arrijmë me lehtësi.
Nga maja, në kthjelltësinë e kësaj paraditeje, shfaqej panoramë e bukur në të katër anët e horizontit. Në jug shfaqej maja e Gjeravicës, në perëndim shumë afër dhe qartë shihej maja e Gurit të Kuq, në veri pak ma larg dallohej brezi i bjeshkës së Hajlës, ndërsa në lindje krejt afër ngrihej maja e Veternikut pak më e lartë se maja e Cvrlës.
Qëndruam një kohë në maje duke soditur dhe kënaqur me ndjenjën e të qenurit në një lartësi të këtillë ku mbi kokat tona kishim qiellin ndërsa poshtë shtriheshin malet, kodrinat dhe stanet me pullazet e llamarinta që shkëlqenin nën reflektimin e rrezeve të diellit.
Pasi drekuam me ato çka kishim marrë me vete në torbat tona dhe pushuam pak, filluam të zbresim me një lehtësi përvoje bjeshkatareske nëpër një teren shkamborë dhe aty këtu duke depërtuar nëpër bredhat e dendur trup ulët. Pas pak zbritëm deri të stani i parë ku na pritshin të tjerët që kishin mbetur aty e që nuk kishin ndjerë vetën të aftë për tu ngjitur në maje.
Pas një pushimi pak më të shkurt edhe të burimi i ujit shumë të ftohët rrënzë bjeshkës së Pleqës (që del nga shkëmbi rreth 2100lmd) filluam zbritjen aty rreth orës 14 për tu kthyer në vendin ku na pritshin dy shoferët tanë me kombibusat.
Rrugës plotë freski nga drunjtë e llojllojshëm në të dy anët nuk rezistuam pa u ndalur të shijonim ujin e ftohët të rrjedhave t`burimeve si dhe manaferrat tashma të pjekura mirë.
Në Gjakovë u kthyem në mbrëmje pak para orës 20, sigurisht të gjithë të kënaqur që kishim kaluar një ditë të bukur në natyrë, në ajrin e pastër dhe për një çast, problemeve të përditshmërisë.