box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Ditari nga Takimi Valbona 2013

shkruar nga Islam Lama shba Pashtriku, Gjakovë

N`organizimin e shba Pashtriku nga Gjakova,me dt.6 dhe 7 Korrik, u mbajt takimi i bjeshkatarëve dhe adhuruesve t`natyrës si dhe  shetitjeve nëpër bjeshkë.Vendi i takimit edhe këtë vit ,të pestin vit me radhë, ishte lugina e Valbonës ,ky vend piktoresk mjaft tërheqës që në kët sezonë pothuajse vlon me prezencën e turistëve  nga regjioni dhe atyre nga shtetet e jashtme që kanë dëgjuar për bukuritë e Valbonës  dhe natyrës së bjeshkëve për rreth e deshirojnë të shijojnë këto mrekulli të natyrës.

Në ditën e parë të takimit me dt.6 Korrik, aty kah mesi i ditës ,pasi udhëtuem nga Gjakova  për qytetin e Bajram Currit ,duke kaluar pastaj nëpër luginën e Valbonës përsëgjati lumit Valbona , dhe ndalur kohë pas kohe për të bërë foto e kënaqur me bukuritë  e ambientit ,arritëm kah mesi i ditës të restorani Fusha e Gjësë” ku paraprakisht në restoran pasi u freskum me nga një pije u akomoduam në dhomat e motelit.

Genci me Besnikun të caktuar me detyrë nga ana e shba Pashtriku si mikëpritës të mysafirëve , vendosën panot  e mirëseardhjës dhe mapën e shtigjeve të marshimit në hyrje të  kompleksit turistik “Fusha e Gjësë”dhe filluan regjistrimin e mysafirëve ,duke i u dhënë qelsat e dhomave të akomodimit atyre.Vendi i takimit fillojë të gjallërohej me ardhjën dhe prezencën e pjesëmarrsëve të takimit.Kohë pas kohe dikush me automjete private disa me furgona dhe autobusa  ,grupe grupe ,sheshi rreth kompleksit turistik  fillojë të mbushëj e gumzhonte si zgjo bletësh prej njerzëve.Bukurinë e ambientit  rreth kompleksit Fusha e Gjësë fillojë ta përmbush edhe vendosja e tendave llojlloj ngjyrash në rrafshinën për rreth kompleksit.

Në mbramje  ,saktësisht sipas orarit të paracaktuar të organizimit ,fillojë ceremonia e hapjës së takimit ,me ç`rast kryetari i shba Pashtriku  ,z.Skender Sina, përshendeti të pranishmit dhe iu urojë mirëseardhje e qëndrim të këndshëm .Pastaj me muzikën e përzgjedhur të z.Ilir Lyta ,fillojë mbramja argëtuese  në vallëzim e kërcim në platonë para restoranit deri në orët e vona të mbramjës.

Të nesërmën  rreth orës 6 të mëngjëzit,  bjeshkatarët,pjesëmarrës të marshimit në shtigjët më të gjata dhe maja  më sfiduese ,filluan  të zgjohen dhe mbledhën para restoranit ,dhe pasi pranuan nga organizatori shujtën e marshimit ,u nisën në marshin ditorë të shoqëruar nga udhëheqësit e marshimit.

Deri në fshatin Gjelaj  kaluam  të njejtën marshutë të gjithë sëbashku,  duke kaluar nëpër rrafshinën zhavore mbi shtratin tashma të tharë  të lumit Valbona dhe kaluar vetëm në një vend rrjedhën e ujit nga bjeshkët në anën përendimore për skaj fshatit Rragam . Masa e madhe e bjeshkatarëve ,vërshojë  këte hapsirë të gjerë të rrethuar me bjeshkët shkreplarta nga të dy anët e luginës(nga ana  lindore vargmalet  e Zhaborës së Krasniqës ndërsa nga ana përendimore  bjeshkët e Rragamit ).Derisa fotografoja kolonën nga së larti ,kolona e marshuesve i përngjante një gjarpëri  që lëvizte për së gjati luginës.

Te hyrja në  fshatitnGjelaj ,ku ishte vendosur tabela e udhërrëfimit  për qafë Theth /Valbonë  u ndamë në dy grupe.Grupi që shkonte në drejtimin kah maja eBoshit  të udhëhequr nga Skender Sina dhe Islam Lama  u drejtue shtegut në të majt ,ndërsa grupi  më i madh në numër që përbënin bjeshkatarët nga Kosova të udhëhequr nga Besnik Dujaka e Kasim Syla dhe grupin e bjeshkatarëve nga Shqipëria  që e udhëhiqnin Fisnik Muca dhe Fation Plaku,  muarrën drejtimin e shtegut kah maja e Jezercës.

Me grupin tone kah shtegu i majës së Boshit na u bashkangjitën një numër shum më i vogël i bjeshkatarëve , në mesin e tyre disa bjeshkatarë nga Elbasani tri vajza nga Prishtina dhe dy bjeshkatarë veteran nga Peja.

Pak me xhelozi shiqoja grupin më të madh që u nda në drejtimin e majës së Jezercit ,mirpo nuk më sfidonte ma kjo maje pasiqë e kisha kaluar disa herë ,prandaj për mua ishte ma sfiduese maja e Boshit që ishte përpjekja  e parë e ime  dhe e gjithë grupit që kishim cak  për ta pushtuar.

Shtegu i ynë pas kalimit të prrockës së vetme t`ujt të mbetur mbi shtratë, dhe daljës në anën lindore të luginës  kah vend i njohur nga vendasit si” Llomi i Mehmetit”,fillojë që në start nëpër hapsirën e malit me drujë ahu  dhe pastaj duke kaluar e ngritur në pjerrtësi të dukshme nëpër terenin shkamborë deri të depërtimi i  qarjës përmës masivit  të kreshtave  shkambore . Me pak vështërsi , pas  dy ore marshimi  dualëm në hapsirën  pa druj të rrafshlartës së qafës së Zhaporës.Nga kjo rrafshlartë të mbuluar me blerim e diku diku me borë,  shfaqëj poshtë e gjithë lugina e Valbonës me bukurinë  madhështore të saj në këte sezonë.Për rreth saj dhe pas,  ngriheshin majat e thepisura të bjeshkëve për rreth që laheshin në këte mëngjezë  të bukur nën rrezet e diellit. Pasi pushuam disa qaste dhe bëmë foto , vazhduam marshimin  drejtë qafës  së Zhaporës, në shtegun  e mbuluar krejtësisht me borë dhe në pjerrtësi  që shpiente të qafa .Shtresa e dëborës ishte e butë ,kështuqë nuk paraqiste rrezik rrëshqitjeje edhe me këpucët që kishim në mbathje,por megjithate dy bjeshkataret me përvojë nga Peja,Muhameti dhe Xhemi,vendosën në këmbë kthetrat speciale për marshim në këto kushte ,dhe filluan të na qelnin shtegun nëpër borë  deri të qafa në lartësi ku arritëm shum shpejt dhe pa mund të madh.

Në qafë ,arritëm aty rreth orës 11 ashtu si  kishim planifikuar me  Skenderin(deri këtu kisha arritur dhe hulumtuar shtegun vetë para dy javësh me një grup më të vogël bjeshkatarësh nga shba Pashtriku)

U akomoduam disi mbi shkambijtë , dhe filluam të ndrrojmë të brendshmet e lagura nga djersa ,pastaj filluam shujtën e mëngjëzit,këtu në këte ambient bjeshke mes shkrepave në lartësi mbi 2000m ,ku në njerën anë kishim si pamje(nga ana veriore)  poshtë rrafshinën e Valbonës, ndërsa nga ana jugore ultësirën në mes majave t`bjeshkëve që shpiente në fshatrat e Nikaj Mërturit dhe Curraj të epërm e të poshtëm.

Pasi përfunduam shujtën e mëngjëzit dhe pushuam pak,një grup bjeshkatarësh më të motivuar për të pushtuar majën e Boshit vazhduam  shtegut  që shpiente në shtegun në të djathët të qafës ku qëndro-nim më pare, duke zbritur  rreth 200metra poshtë dukekaluar me vështërsi në tërenin shkëmbor dhe vende vende shpatijet e rrëpinjta të mbuluara me borë .Gjemi me Muhametin u drejtuan shtegut në të djathët përpjetë, duke u ngjitur në një maje shkrepi mjaftë të rrezikshme për ngjitje dhe derisa ata qëndronin aty lartë si dy pika në mes të qiellit dhe shkëmbit  ,unë me Bardhylin  dhe Dritonin ,bjeshkatarë nga Shqipria, vazhduam  shtegun në të majtë  dhe pastaj në ngritje kah bjeshka e Boshit ku pas përballimit të shumë përthyerjeve të terenit duke kapërcyer  mbi të qarat e shkëmbijve dhekaluar  shpatijeve n`pjerrtësi të mbuluara me bore ,arritëm  pas 90 minuta ecjeje intensive në majën e Boshit .Pamja që shtrihej rreth nesh ishte vërtetë mahnitëse.Nga maja  mund të shifej panorama madhështore nga  rrafshlartat më të bukura të Shqiprisë së Veriut;Thethi,Valbona, Shala,Nikaj Mërtur  deri të Curraj i epërm dhe i poshtëm.Pas pak kohe na u bashkangjitën në maje edhe dy bjeshkatarët tjerë (Gjemi dhe  Mauhameti) të cilët kishin zbritur nga maja përballë dhe kishin provuar forcat me u ngjitë edhe në këte maje .Qëndruam  në këte lartësi  të pesë bjeshkatarët  të vetmit që pushtuam këto maje  nga grupi ,duke fotografuar dhe soditur këte bukuri nga të dy majet dhe pas një orë qëndrimi,aty rreth orës 14 30 ,filluam zbritjën me një kujdes të shtuar për shkak të terenit mjaft të rrezikshëm(vende vende ku ishte shkrirë bora shifeshin të qarat dhe vrimat e thella në mes të shkëmbijve).Kur arritëm prap të qafa e Zhaporës,ndieva njëfarë lehtësimi ,dhe tash ,duke u lëshuar shpatit të mbuluar krejtësisht me borën e ngjeshur ,pa frigë u lëshova në turravrapë të poshtë  ,dhe mu duk se pas shtegut të kaluar në tendosje  kah maja e Boshit më parë ,tash gjeta relaksimin e tërë marshit  të kaluar .Me një nxitim pastaj  u lëshuam kah lugina e Valbonës meqenëse fillojë një aktivitet i grumbullimit të reve dhe arritëm në  kamp pranë restoranit F.Gjësë pak para fillimit të rrebeshit të shiut.Pas një pastrimi me ujë dhe freskim  në dhomën e motelit,mblodha plaqkat dhe zbrita poshtë të kombibusi ku me pritnin bjeshkatarët tjerë për kthim në Gjakovë.

Ishte një përjetim i veqant i këtij organizimi dhe takimi që do të ngelë gjatë në kujtimet tona .Një pjesë të përjetimit  të përshkruar  dhe fotoalbumit të postuar në faqën time në facebook shpresojë se do t`ju pëlqejë edhe juve  adhurues të bjeshkatarisë dhe everimenteve të këtilla.

 

 

Google Translate