box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Udhepershkrim nga marshi n`majën Qardaku,Shqipri e Veriut

Shkruan Islam Lama,shba Pashtriku,Gjakovë

28 prill 2013

Si zakonisht ,kur kemi marshime të gjata dhe në vendet jashtë Kosovës ,marshimet I organizojmë herët në mëngjez. Edhe sot  u tubuam një grup bjeshkatarësh  të lagjës  para shtëpisë së Suphi Xharrës  pak para orës 6.  Ngarkuam rikvizitat në kombin e Ukës  dhe u nisëm për të takuar grupin tjetër të bjeshkatërëve të cilët  nisjën  e bënin  prej Qendrës së qytetit(të hotel Pashtriku). Destinacioni  i marshimit kësaj radhe ishte maja e Qardakut,një marshutë të cilën e kishim në planin e marshimeve kaherë ,por për shkak të kushteve klimatike dhe pa qartësisë në lidhje me qasjën rrugore deri pranë kësaj bjeshke e kishim shtyer disa herë.Skenderi  me kishte caktuar si ndihmës në këte marshutë  dhe përkundër përshkrimit të qartë të shtegut në mapën e paraqitur në njoftimin  e publikuar në faqën tonë të inetrnetit, nuk kishim njohuri të mjaftueshme për gjendjën e rrugës  malore deri pranë shtegut ku do të fillonim ecjën këmbë .Pasi  nuk refuzuam të pranonim edhe dy veta të pa lajmruar më parë  futem disi në dy kombibusat duke përdorur edhe karrikat reserve prej plastike që rregullisht i merr me vehte shoferi për çdo rast dhe u nisëm .Pas 20 minutave arritëm në pikën doganore  të qafë Morinës,dorzuam listën emërore me shënimet e duhura për kalimin e kufirit në të dy pikat kufitare dhe kaluam formalitetet doganore në të dy anët  e pikave doganore Kosovë /Shqipri pa asnjë problem.Diçka pas orës  7 arritëm në qytetin e Bajram Currit  ku nuk u ndalëm meqënëse edhe shitorët ishin të mbyllura në këto orë të hershme të mëngjezit e nga ana tjetër ,secili pjesëmarrës i marshimit kishte pregatitur dhe marrë me vehte ushqimin.Kështu ,me dy furgonat dhe shoferët tanë besnik ,filluam ngritjën kah fshati Markaj në të majtë të qytetit të B. Currit  rrugës malore me një ngritje të theksuar nëpër terenin e terur plotë pluhur që  depërtonte në brendi të furgonit ku ishim ngjeshur 12 veta(dikush i ulur edhe në karrikat prej plastikës.Edhe mua me ra hise me u ulë në  karrikën pranë shoferit sëbashku me Gencin  ,ndërsa  në kombin që ecte përpara nesh qëndronte i shtrirë në mes të qantave ,në gepkun e bagazhit ,bjeshkatari më i ri në moshë,Adem Zajmi i cili sigurisht gjatë tërë kësaj rruge mendojë se ka thithur më shum pluhur se sa ne të gjithë në të dy furgonat..

Rruga  pothuajse nuk mbaronte,  na dukej ma e gjatë dhe herë ngushtohej e të ofronte ndjenjën se nuk mund të kalohej e herë zgjerohej dhe na jepte shpresën se do të bëhëj ma mirë .Pasi arritëm deri të një vend ku dukej se nuk mund të kalohej, zbritëm prej furgonave dhe filluam ecjën këmbë .Me ndjenjën e shlirimit pas gjithë asaj rruge  të kaluar në ankth,  filluan kënaqësitë e ecjës në këmbë duke u kënaqur me  panoramën e bukur  të rrethinës kah marshonim.

Në anën e djathtë ngriteshin në lartësi  majat  e bjeshkëve të Currajve akoma  të mbuluara  me borë, ndërsa në anën e majtë, shifej poshtë rafshina  me fshatrat të mbuluara me gjelbrim  rreth lumit Valbona  që kalonte si gjarpër  mes  tyre. Skenderi me Valonin në krye të kolonës pothuajse  më tepër vraponin se sa ecnin dhe kështu  pas 9o min ecjeje në vrap ,duke u ndalur dhe  bërë nga ndonjë foto, arritëm  në qafën e Kolqit ,te lapidari i ngritur

për nder të luftëtarëvedhe dëshmorëve partizanë  të rënë në luftën  nacional-çlirimtare të viteve 1941/1944 kundër forcave fashiste pushtuese dhe në mbrojtje të atdheut.

Nga këtu shtrihej para nesh një panorama madhështore dhe u ndalëm disa qaste për të pushuar dhe bërë foto.Në vazhdim të marshimit u ballafaquem me shtegun e pa shkelur për shum kohë të mbuluar me degë drujsh nëpër të cilin Reshati ashtu si  “Rambo” nga filmat në xhungla ,depërtonte dhe qante rrugën ashtu me supet dhe krahët lakuriq.Ky shteg nëpër mal ishte i mirëseardhur për freskim nga vapa që veq kishte filluar.Pas disa pauzave të shkurta ,vazhduam malit përpjetë duke u ballafaquar edhe me shtresën e borës .Posa arrinim një maje ,na dilte përpara maja tjetër më largë dhe më e lartë ,por meqenëse ishim në vrullin e marshimit dhe  kondicionit, vazhduam  pa u ndalur deri në majen e Qardakut ku arritëm si  grup  i parë rreth orës 12 e 30 min(,kisha arritur më parë  në majën e parë para orës 12 dhe nga aty lartë ndëgjova këmbanat e kishës në fshatin poshtë ,bri liqenit të Komanit mjaft largë nga ku qëndroja..

Nga kjo maje ofrohej një panoramë  vërtet madhështore në të gjitha anët .Nga ana jugore para nesh shtrihej pamja e digës së HE të Firzës me derdhjen e lumit  Drini i Bardhë  që rrjedhte me shtratin e zgjeruar nga  rrethina e Kukësit në njerën anë ,dhe pamja e lumit Valbona  me rrjedhje gjarprore  që vinte nga ana veriore prej  qytetit të Bajram Currit duke përshkuar arat  e levruara në këte  pranverë të vonuar.Në anën përendimore shtrihej si në një amfiteatër kolosal natyror ,ultësira dhe gropa e Currajve  të poshtëm e rrethuar me vargmalet dhe bjeshkët n`përendim të mbuluara me borë nga tëcilat rrjedhnin poshtë gurrat e panumërta të ujit .Vërtetë ishte një ndjenjë përjetimi e veqantë të cilën nuk e kisha përjetuar më parë .Edhepse  të lodhur nga marshi i gjatë dhe paksa i nxituar në tempo, filluam të fotografonim pamjet për rreth nga kjo lartësi, secili me fotoaparatet e veta ,dhe dukej se i vetmi interes  për ne ishte në këte moment  të kënaqim syrin njiherë mirë me këto bukuri e panorama magjike.

Pasi drekuam me ato ushqime që kishim marrë me vehte secili,dhe bëmë një pushim rreth një orë e gjysmë ,aty rreth ores 14 u lëshuam të poshtë duke rëshitur më tepër nëpër  shpatijet e mbuluara me borë dhe për një kohë rekorde zbritëm deri të kombibusat që na pritnin gjatë tërë kohës  pranë një shtëpie fshati  të vendosur në një rrafshlartë  në lartësinë rreth 900m.

Prapë  të ngjeshur ashtu në kombibus si kishim ardhur ,filluam zbritjën në këte rrugë mjaftë të rrezikshme ,me kujdesin e përqendruar të shoferëve tanë me përvojë.

Në disa pjesë të rrugës ,vështirë të kalueshme ,duhej të zbritnim  dhe ecnim këmbë,kështu Afrimi Domi, një maratonist i shumfisht i Kosovës  n`gara vrapimi, kalojë  pjesën më të madhe të  rrugës më tepër duke vrapuar,sa që edhe unë e preferoja  dhe e kisha lakmi.Kështu duke u ndalur  përnjë pushim të shkurtër dhe freskim në burimet natyrore të ujit dhe fotografuar panoramën e mrekullueshme të kësaj rrethine në këte pasdite të larë nga rrezet e diellit pranverorë,aty pak para  ores 19 duke u kthyer në të djathtë të rrugës para hyrjës në qendrën e qytetit,nga rruga më e shkurtër,arritëm deri të restorani pranë fshatit Bujan ku u relaksuam disa qaste me pije freskuese dhe vazhduam prap rrugën  n`kthim kah pika kufitare Q.Morinë.

Në qytetin e Gjakovës arritëm shëndosh  e mirë të gjithë  rreth orës 20 ,të kënaqur që kishim kryer një nga marshet më sfiduese të këtij viti dhe kishim zbuluar edhe një marshutë mjaft atraktive për shoqëritë bjeshkatare.

Kështu, bëra  një përpjekje që shkurtimisht në formë të përmbledhur  të përcjellë disa nga përshtypjet nga kjo marshutë sfiduese e grupit të bjeshkatarëve nga shba Pashtriku, ndërsa më tepër foto  mund të shiqoni në fotogalerinë e faqëve  të internetit n`Facebook (Islam Lama,Besnik Dujaka,Nëntor Oseku,etj.)Flicker Photostream dhe Panoramio : Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ).

Google Translate