box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

 

 

Udhërrefim nga marshi Valbonë- Theth -Qafë Pejë-Jezerce- lug i Zajave,Valbonë

Shkruar nga Islam Lama (Dajaloma).

E premte, 07.09 .2012

Pas  perfundimit  te mesimit, gjate kthimit prej shkolles  deri ne shtepi , ndalova  ne byfen  ku punon Nexhdeti,si zakonisht per ndonji  bisede shoqerore e kembim informatash per aktivitetin  e radhes. Po sa hyra ne lokal Nexhdeti  me pyet  nese jam I interesuar t`iu bashkangjitem treshes Teki, Nexhdet dhe Ruzhdi ne marshin e organizuar per Theth kah Valbona.Pasi nuk kisha n`agjend  t`organizimit  t`vikendit asgje te definuar  ma pare, propozimi me pelqeje dhe menjihere pranova. Meqenese nisja behej pas disa oresh ,mu desh te shkoja menjihere ne shtepi dhe me nxitim te pregatitem per kete ekspedite sfiduese.

Prej Gjakoves u nisem rreth  ores 15 e 30min me automjetin e Tekiut te ngarkuar perplot rekvizita bjeshkatarie  duke perfshire ketu edhe tendat e thaset per fjetje. Formalitetet  doganore  ne piken kufitare te Q.Morines  i kaluam shpejt dhe  pa asnje problem.Rruges,ne dalje te qytetit te Bajram Currit  ne drejtim te grykes se Valbones  dhe para hyrjes ne gryke, u ndalem te gurra poshte fshatit Shoshaj dhe aty kaluam disa qaste relaksimi .Eshte nje vend piktoresk ku ,nje sasi e madhe uji rrjedhe nga fundi I bjeshkes se Radeshes  dhe Shkelzenit qe derdhet ne lumin Valbona.Prane kesaj rrjedhe gjendet edhe mulliri i vjeter I Haxhi Zekes te cilin e kishim vizituar disa dite ma pare me Nexhdetin gjate ekspedites  sone  njeditore me bicikleta  prej Gjakove  deri ketu.

Ne Valbone arritem aty rreth ores 18 ,dhe pasi zgjedhem vendin e pershtatshem  per qendrim , filluam te  nxjerrim jasht automjetit gjerat qe kishim marre me vehte per fushim dhe  te ngrehim tendat per fjetje.Muzgu I mbramjes afrohej  dhe pasi I beme pregatitjet e akomodimit fushor,filluam te mbledhim dru te thata  e te pregatitemi  per qendrimin disa oresh  nen qiellin e hapur dhe  nen freskine e nates para se te na nxe gjumi nen tendat e ngrehura  prane zjarrit..Pasi darkuam  dhe nen tingujt e melodive te lehta te percjellura me harmoniken  gojore te Tekiut ,kaluam disa qaste te bukura  ne kte vend te lugines se Valbones te rrethuar me shkrepat  e thepisura te bjeshkeve per rreth ,te cilat dukeshin sikur e hedhnin vallen nen tingujt e muzikes sone dhe qiellit plote yje.Temperatura e ambientit  ishte e pershtatshme ,pothuajse verore , edhepse  ishte fund i javes se pare  te shtatorit. Me siguri edhe neser do te jete dite e bukur. Pasiqe  te nesermen duhej te vazhdonim ecjen kah Thethi , nuk qendruam gjate jasht, keshtuqe u futem ne tendat tona dhe u shtrime per te fjetur .

E shtune, 0.8.09.2012

Aty rreth ores  6 te mengjezit  u zgjuam si duket te gjithe te pushueshem dhe te disponuar . Filluam te pregatitemi per marshim ,shkrehem tendat dhe i futem ne automjet.Gjate kohes se pregatitjes dhe ndarjes se rekvizitave te cilat do ti merrnim me vehte,  vura ne prushin e zjarrit te  mbetur nga zjarri i mbreme  xhevzen me uj per te pregatitur supen e mengjezit.Pas mengjezit dhe parkimit te automjetit ne oborrin e restoranit dhe bujtines “Fusha e Gjese”,aty rreth ores 7  me torbat mbi supe dhe rekvizitat e nevojshme te bjeshkatarise ,u nisem  kemb ne drejtim te qafes se Valbones

Nga shkrepat  e bjeshkeve te sabores se Krasniqes nga ana  e majte e shtegut  , mezi depertonin rrezet e diellit ne kte mengjez shtatori.Keshtu,nen freskine e kendshme  te nje fillim diteje te bukur ,te percjellur me cicrrimen e zogjeve dhe duke lene pas  shpine Luginen e Valbones ecnim kah burimi  i Valbones ku arritem pas dy ore marshimi pothuajse pa u ndalur askund.Te burimi u ndalem  pak kohe per freskim e ndrrim  t`rrobave ,dhe pasi  fotografuam disa pamje te bukura te rrethines, vazhduam marshimin perpjete kah qafa e Valbones per Theth.

Ngjitja per ne qafe na u duk shum ma e lehte kesaj radhe  e sidomos  ne shoqerim dhe bisede me bariun Nue ,nje djale 30 vjeqar nga Valbona I cili  kulloste bagetine  ne keto  ane.Derisa delet kullosnin rrenze qafes poshte  kah ana e Valbones ,Nue na shoqeroje deri ne qafe sepse kishte qellimin te zente valet e telefonise mobile per te biseduar me dikend te aferm.

Ne qafe u ndalem pak per te soditur rrethinen dhe  fotografuar pejsazhet impozante qe ofronte pamja nga te dy anet e qafes (kah Valbona dhe kah Thethi).Pasi  mu ne qafe ,ne kete moment fryente nje ere bukur e forte  dhe pak e ftohet, dhe pasi  ishim pak te djersitur, nuk u ndalem shum,por vazhduam te zbresim shtegut kah Thethi. Pas pak ,rruges takuam  nje djale e vajze,bjeshkatare nga  Nyrbergu i Gjermanise me te cilet zhvilluam nje bisede shoqerore ne gjuhen angleze dhe bem disa foto sebashku

Pak ma larg u ndalem ne nje vend, ku nje banore I Thethit ,kishte ndertuar nje tend druri ne forme t` byfese se perkohshme malore ,dhe aty u freskuam me nga nje qaj mali.N`at moment andej pari  kaluan edhe   tre veta (dy anglez) te shoqeruar nga nje kosovar nga Mitrovica.Pasi biseduam e kembyem disa foto edhe me kte grup,te disponuar vazhduam  zbritjen per ne Theth.

Ne qender te  Thethit ,te restorani “Zorgji”, arritem aty rreth ores 14 dhe menjihere vazhduam  ne drejtim te ujvarres se Grunasit.Vendosa te ndjeki shtegun qe shpiente kah shtepia e Pavlinit  te cilin e njihnim si une ashtu edhe Nexhdeti . Duke kaluar neper oborrin e shtepise ,na doli perpara  Pavlini  I cili me mikpritjen bujare na gostiti si nikoqir.Patem rastin te takojme edhe baben e Pavlinit I cili kishte ardhur per pushime nga New Yorku dhe me te zhvilluem nje bisede te kendshme .Ne oborrin e shtepise se Pavlinit  lam qantat dhe keshtu pa peshe mbi supe u nisem me nxitim  kah shtegu I ujvarres.Rruges per ne ujvarre, shtegu shpiente edhe neper oborrin e Kulles se njohur te Ngujimit  ku takuam Sokolin,ciceronin e kulles I cili banonte prane me familjen e tij .Nga ketu vazhduam ne shtegun  poshte kah ujvarra dhe aty arritem pas 30 minutash,pra per nje kohe ma te shkurte ne krahasim me kohen qe kishim bere disa vite me pare deri te ujvarra  me bjeshkataret e shba  Pashtriku kah rruga tjeter  me furgon.

Te ujvarra hasem grupin e te rinjve nga Tirana e Shkodra te cilet ishin akomoduar mbi shkambijt rreth ujvarres nen freskun e  sterpikave te  ujit .Kishim rastin te shijonim ket bukuri perrallore te ktij vendi  ne kte pasdite me diell kur rrezet e diellit kohe pas kohe krijonin figuren e ylberit  me vrushkujt e ujit qe binin nga lartesia mbi 20 metershe nga qarja shkembore  e bjeshkes prane te ngritur thik perpjete.

Ndjenim deshiren te qendronim ma teper ne kete vend te bukur,mirpo  akoma nuk kishim drekuar e as siguruar vendin per fjetje,prandaj na u desh te ndahemi me keqardhje nga ky vend piktoresk dhe te kthehemi ne  qender te Thethit,duke marre ma pare torbat qe I kishim lene ne shtepine e Pavlinit.

Vendosja ne shtepine e Rupa Rozes  ashtu si kishte parapare Nexhdeti ,na deshtoi  sepse derisa qedronim te ujvarra ne nderkohe,aty kishin ardhur dhe vendosur  ca turist franqez ,prandaj na u desh te vazhdonim e te kerkonim tjeter vend per fjetje Dielli  veq ishte fshehur pas kreshtave  ne perendim kur arritem te restorani  e bujtina “Zorgji.”

Mbeshtetem  torbat prane nje trungu ketu ne oborrin e kesaj bujtine dhe u ulem per te marre e pire diçka. Pasi  ne kerkesen tone kamarieri na propozoje nje dhome te lire,ne katin e eperm  ,u vendosem ketu dhe kaluam naten  ne kete bujtine .

E Diele .09.09.2012

Pasi u zgjuam , mbaruam  mengjezin ne oborrin e restoranit,dhe u pajtuam me propozimin tim per kthimin ne Valbone nga ana e Qafes se Pejes dhe Jezercit.,vendosem mbi supe torbat  ku kishim me vehte ushqimin dhe ujin  e u nisem  ne diten e dyte te marshimit te disponuar dhe te pushueshem pas nje gjumi te rehatshem mbi dyshekun dormeo ne bujtinen Zorgji.Vlen te lavdrojme pronarin e kesaj bujtine per sigurimin e komoditetit te vendqendrimit ne kte bujtine sidomos me ujin e ngrohet te bollshem qe kishte siguruar nga kolektori solar te vendosur ne objekt.

Rruges per ne Qafe te Pejes  takonim dhe tejkalonim grupet e bjeshkatareve tjere te huaj te udhehequr nga guida shqiptare dhe here here duke u ndalur dhe kembyer nga ndonje informate e bere foto.Mbi qafe te Pejes takuam  grupin qe kthente ne te majte kah maja e Arapit.Pyetem nese kane ndonje harte  dhe me miresjellje na prezentuan nje harte nga e cila vertetuam marshuten qe e kishim ndermend.

Ngritja per ne qafen e Pejes  nuk ishte edhe aq e rende mirpo u vonuam pak meqenese ndalesat per te bere foto dhe pushuar ishin ma te shpeshta se sa duhej.Vapa e mesdites filloj te na mundonte dhe rezervat e ujit te zvogloheshin.Une kisha mbledhur  dhe rrasur ne torbe disa kumbulla  rruges prej Valbones deri ne Theth,keshtuqe kohe pas kohe  duke I ngrene ato  e zbutsha nga pak  etjen .

Pas kalimit prane karaulles ne fushen e Rufines, ne shtegun ne te djathte ,duke kaluar prane bunkerve te shkatrruar, filluam  prap ngjitjen shtegut per Jezerce.Gjate gjithe kohes  ne anen e majte dhe pastaj prapa nesh kishim majat e Karanfilit .Pasi kaluam ngritjen  pak te mundishme,ne gjysem  rrugen e shtegut Qafe Peje > Buni i Jezercit ,takuam grupin bjeshkatare nga Thethi  e Shkodra te udhehequr nga Rupa Roze ,nje femer udheguide e njohur nga Thethi

 

Pasi  kembyem disa informata dhe beme disa foto te perbashketa ,vazhduam  marshin me shpresen se dikund rruges do te gjejme sepaku bore per freskim , dhe vertete ashtu si na treguan  nga grupi qe takuam pak ma pare ,ne nje vend , rrenze majes se Bojes(Bores) diktuam nje siperfaqe te bardhe te mbuluar me bore .Separi  aty shkoje Nexhdeti dhe pasi u vonue pak ca shum,vendosem te kthejme rrugen e shtegut dhe te shkojme edhe ne aty.Ballafaqimi me freskine e bores pas marshit te gjate  e te percjellur nga vapa e rrezeve te diellit qe dukej se na percillte pingul gjate gjithe kohes mbi koke,na u duk si shpetim kjo siperfaqe bukur e madhe e bores  e cila nga large dukej e vogel.Qendruam me duket   pak si ma teper ne kte vend te bekuar, duke mos menduar ne kohen qe rreshqitte dhe muzgun qe mund te mbulonte shpejt keto ane plot shkembinj .

 

Keshtu here here duke u leshuar teposhte e here here duke u ngritur qafave te malit ne kte teren malor krejtsisht shkambor, arrtitem te diktojme luginen ku ne fund  diku larg shifej liqeni I pare .Une kisha menduar ma pare  qe te kalojme prane liqeneve te bunit te Jezercit dhe te dalim ne qafen e Kukajve te piramida B18,por ishte vone dhe meqense shtegu I shenuar qe shpiente kah dalje mbi lugun e Zajave me dukej ma I shkurte pranova propozimin e Tekiut te ndrrojme marshuten e parapare, aq ma teper duke menduar se po te kalonin kah liqenet ,nuk do ti rezistonim  joshjes per qendrim ma te gjate  prane liqeneve dhe keshtu gjasa per tu future ne erresiren e nates  ishte ma e mundshme, e ne ate rast do te detyroheshim te kalojme naten prane liqenit pasiqe shtegu prej liqenit deri te qafa ku mendoja te dilnim ishte I rrezikshem  dhe plotesisht shkambore ,veshtire I kalueshem naten.Kte  shteg e njihja mire pasiqe  nje vit ma pare kishim kaluar andej, me nje grup bjeshkataresh nga shba Pashtriku.

Nexhdeti printe , une ngadalsova hapin  duke  pritur Tekiun dhe Ruzhdiun te cilet ecnin me veshtersi te dukshme duke u ndalur dhe pushuar  gati  ne ç`do 20 metra.Nje kohe perveq qantes sime mbajta mbi supe edhe qanten mjafte te rende te Ruzhdiut I cil ishte lodhur shum nga marshuta e gjate dhe gjithnji ankohej .Ishte e qarte, qe me kte gjendje te dy udhetareve pas nesh dhe situaten qe kishim , nuk do te arrinim sepaku te kalonim shtegun e rrezikshem qe na priste per zbritje mbi lugun e Zajave  te cilit iu ishim afruar tashma bukur shum.

Posa arritem te perfundojme shtegun  ne terenin shkambor dhe shume te perthyer, kur iu afruam nje hapsire  fushe te bleruar, mbi lugun e Zajave filloje te bie muzgu I mbramjes. Posa arritem mu ne cepin e leshimit ne lug, nga erresira  qe mbuloi me shpejtesi rrethinen mezi dallonim shtigjet qe binin thik teposhte  nga vendi ku qendronim  deri ne rrafshinen e lugut te Zajave qe shifej posht.Nga ky vend  dallonim poshte bukur larg ,dritat e shtepive ne luginen e Valbones dhe disa zjarre  ne shpatijet e Kukajve dhe perfundi qafes se Preslopit.

Larguam   nga supet qantat , vendosem ndriqueset  mbi koke dhe filluam ashtu neper terr te kepusim deget e bredhave per te ndezur ma pare zjarrin.Diktova nje shtreh shkambi prane dhe fillova me duar te largoja guralecat e mprehte  perfundi shkambit dhe te gerryej e rrafshoje terenin per te bere vendin per strehim.Kishim me vehte vetem pak rroba,pa shtroje e mbulese.Per momentin nuk bente te ftohet dhe nata ishte e ngrohet , qielli I kthjellet dhe i mbushur me yje.Isha I qete dhe mjaft I impresiuonuar me gjithe  brengat qe kishin tjeret per situaten ne te cilen u gjendem.Gjithe naten duke keputur dege nga bredhat per rreth shkambit ne nje vend  te rrethuar ne tri anet me gremine ,me perpjekje per te mbajtur zjarrin ,e kohe pas kohe duke qendruar e marre nje ngrohtesi prane zjarrit te dobet qe shuhej shum shpejt ose bente me teper tym se sa prush , here here duke u shtrire apo qendruar  krrusur  me shpine te mbeshtetur ne shkamb keshtu me radhe ,njihere njeri e nga njihere tjetri  ,ma teper  zgjuar, dhe duke shiquar kohe pas kohe oren dhe qiellin,pritnim me padurim mbarimin e nates dhe agimin e dites. Me dukej se ora ecte ma ngadale dhe se agimi I dites e te zbardhurit po vonohej edhepse ora kishte kaluar 5-shen.

E hene 10.09.2012

Diku pas ores 6 te mengjezit, me zbardhjen graduale te qiellit , kur ma ne fund filluan te dukeshin qartë konturat e terenit ne rrethinen ku qendronim , sebashku me Tekiun zbritem  pak me poshte per te hulumtuar vendzbritjen  e mundshme  kah lugu I Zajave. Tereni  per zbritje nga larte dukej mjaft I pjerret dhe I veshtire  mirpo shtegu qonte ne zbritje te mundshme ,dhe pasi diktuam disa gjera te hudhura nga dora e njeriut, ne nje vend rrafshire me poshte, pasi ftuam edhe Nexhdetin e Ruzhdiun  te cilet kishin mbetur larte te vendi ku kaluam naten duke pritur, filluam zbritjen kah lugu ne shtegun e zgjedhur.

Zbritja filloje me pjerrtesi te konsiderueshme duke kapercyer  kaskadat e çrregullta  te blloqeve  shkambore  me te qara dhe kah fundi neper shpatin malor mjaft  te pjerret por me druj ku  patem mundesi  dhe lehtesi zbritjeje duke u mbajtur per dege Kjo na muarr mjaft kohe  , pasi duhej te zbritnim ngadale duke u kujdesur qe te mos rreshqasim apo te lendojme gjymtyret.

Pasi zbritem te gjithe ne rrafshinen e lugut te Zajave, pa lendim dhe asnje gervishtje ma te vogel ,e ndjeva veten ma te lehtesuar ,dhe tash na kishte mbetur nje pjese e shtegut marshues  permes  lugut te  Zajave  e  lugines se Kukajve deri ne fshatin Valbone te cilin rruge e kaluam ne nje ecje  relaksuese per dy ore, duke u ndalur  dhe fotografuar kohe pas kohe pejsazhet qe na dilnin perpara dhe ato te cilat i lenim pas vehte, duke perfshire ketu edhe majen e Jezerces e cila shkelqente si  ari nen rrezet e diellit mengjezor.Pas nje relaksimi dhe freskimi  me nga nje kafe ne oborrin e restoranit dhe bujtines ne dalje te Valbones, ngarkuam qantat ne auto dhe filluam kthimin nga ekspedita ma mbresëlense qe kam zhvilluar ne aktivitetin tim bjeshkateresk.

Ishte ky nje perjetim I veqant te cilin besoje, nuk do ta harroje kurre.

 

 

Google Translate