box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Udhëpërshkrimi nga marshi Valbonë Theth me dt. 2dhe 3 tetor 2010   

(Shkruan Islom Lama, inxh. dipl. elektr.)

Të nxitur nga anëtarësia dhe adhuruesit e shetitjeve nëpër bjeshkë, pas shumë diskutimesh dhe pritjeve ma në fund vendosëm të organizojmë dhe realizojmë marshimin  Valbonë –Theth.

Me dt. 2 Tetor 2010 u nisëm rreth orës 7 të mëngjesit prej qendrës së qytetit(Gjakovës) për në Shqipëri,Valbonë. Autobusi i QIR-it mu duk se u mbush më tëpër me bagazh se sa me njerëz. Të gjithë prej frikës së mos po prishet moti kishim marrë me vete tepricë ndërresash megjithëse që nga mëngjesi parashihej një mot i qëndrueshëm dhe i kthjellët.
Pikën kufitare Qafë Morinë/Tropojë e kaluam pa vështirësi pasi që sekretari i shoqërisë sonë Nexhat Dula dorëzoj listat me shënimet e nevojshme për pjesëmarrësit në marsh në të dy anët e pikave kontrolluese.

Edhepse autobusi ishte pak më i gjatë se sa duhej ,shoferi me lehtësi kalojë nëpër rrugën e zgjeruar  nëpër luginën e Valbonës dhe kështu pas dy orë udhëtimi komod arritëm gjerë të restorani rishtas i ndërtuar të  “Fusha e Gjësë” në fshatin Valbonë.
Pasi disa prej nesh nuk rezistuam pa u ndalur dhe pirë nga një lëng apo kafe në restoran u ndalëm gjysëm ore këtu dhe pastaj ngritëm mbi supe çantat dhe filluam marshimin.

Gjatë marshimit ndjekëm shtegun  djathtas shtratit tashma të thatë të lumit Valbona për t`iu shmangur ecjës nëpër guralecat e që si pasojë do t`kishim dhembje të shputave të këmbëve sidomos ata që kishin mbathur qizme apo këpucë të lehta..

Herë herë duke kaluar nëpër shkurre e herë herë livadhe me pamje të bukur nga të gjitha anët,duke u ndalur për ndonjë fotografim të pamjeve që na zente syri si më tërheqëse,arritëm pas dy ore mbi rrjedhën e lumit Valbonë  ku shpesh herë vijmë këtu  gjatë marshimeve në luginën e Valbonës, mirëpo këtë herë me synimin për të arritur në Theth nëpërmjet qafës së Valbonës. Deri të qafa e Valbonës nga  këtu kishte më pak se një orë ecjeje normale dhe kjo ishte pjesa më relaksuese  e marshimit, pasi që kishim fituar stabilitetin e ritmit të ecjes.

Kur arritëm në qafë kishim pamje të mrekullueshme nga të gjitha anët. Në verilindje shtrihej lugina e Valbonës e rrethuar me majat e larta të bjeshkëve poashtu nga ana jugperëndimore shtrihej ultësira e Thethit në mes të majave po aq të larta sa majat e saborës së Krasniqës. Në të majtë mbi një ngritje shkëmbore diktova dy silueta njeriu dhe vendosa të shkoja e të ngritëm edhe unë atje. Aty takova një kamerman nga Thethi që intervistonte një udhëpërcjellës nga Valbona. Pasi që u prezantova dhe i përshëndeta, kamermani mu lut që ti flas disa fjalë edhe unë për përshtypjet e mia. Isha i emocionuar dhe nuk më kujtohet se çka thash por kamermani me kënaqësi me falënderoj për intervistën dhe unë vazhdova të ngritëm në majën tjetër pranë.

Prej pozicionit ku arrita, kisha pamje madhështore kështu që fillova të bëjë foto pa kursyer memorien apo bateritë e aparatit. Grupi që lash prapa, veq kishte arritur në qafë dhe fillojë zbritjen në anën e Thethit. U lëshova  me lehtësi të poshtë dhe pas një kohe të shkurtër arrita t`iu bashkëngjitëm. Pasi  ishte koha e drekës  u ndalëm në një vend për të pushuar dhe drekuar .Përpara në kthjelltësinë e ditës, kishim Thethin që me hamendjen time më dukej se për gjysë ore do t`arrija  poshtë megjithëse sipas kalkulimeve logjike do të duhej së paku dy orë ecjeje
(kishim së paku edhe 5 km rrugë nga këtu deri në qendrën e Thethit).

Vazhduam zbritjen duke u ndalur kohë pas kohe dhe pritur të tjerët që kishin ngelur prapa. Në ujërrjedhën që hasëm gjatë rrugës për në Theth u ndalëm pak më shumë dhe aty kaluam çastet e kënaqësisë e të prehjes që shpesh na ndodhë gjatë marshimeve nëpër bjeshkë.
Në qendër të Thethit (të shkolla fillore)arritëm rreth orës 16, pra pas 6 ore marshimi me pushimet dhe ndaljet e shumta që kishim bërë rrugës.

U vendosëm nëpër shtëpitë e rezervuara më parë nga ana e S.Sinës. Në kopshtin e nikoqirit ku u vendosëm , zonja e shtëpisë na shërbej me kafe ndërsa  i zoti i shtëpisë na ofrojë raki kumbulle.

Unë me Pashën Reshatin, Remziun dhe Adhurimin u vendosëm në një shtëpi tradicionale me ndërtim prej guri e druri për të cilën i zoti i shtëpisë deklarojë se është ndërtuar para 150 vitesh. Mua me pëlqejë dhoma në të cilën përveç një shtrati me shtrojë të pastër nuk kishte gjë tjetër nga veshjet. Dyshemeja dhe plafoni me dërrasa ndërsa muret e gëlqerosura. Një pastërti natyrale e këndshme nga dritarja e vogël shifej qendra eThethit me rrethinë

Pasi u akomoduam dhe ndiem kënaqësinë e të qenurit pa barrën e çantës mbi supe, në mbramje zbritëm të restorani në qendër të Thethit ku takuam shokët tjerë që kishin zënë tavolinat brenda lokalit të ngushtë dhe kishin porositur diçka për të pirë. Disa nga ne u desh të qëndronim jashtë lokalit në oborrin e restoranit dhe pasi fillojë të ndihej freskia e mbramjes në këtë vend të rrethuar me bjeshkë, vendosëm të kthehemi në shtëpinë që kishim nxënë dhe aty pranë vatrës me zjarrin e druve që kishte ndezur nikoqiri, darkuam para se të kalojmë disa qaste bisede me nikoqirin dhe shkojmë për të fjetur.

Të nesërmen, të pushuar dhe disponuar pasi përfunduam shujtën e mëngjesit (djathë, qumësht dhe bukë shtëpie) ,u nisëm me kombibus për te ujvarra e Grunasit (rreth 3km large qendrës së Thethit). Me dukej se shoferi  kombit ishte në mundime dhe dëshironte të na hiqte qafe  më shpejtë pasi që në kombin e vjetër ishim ulur 13 veta(tre ishin ulur mbi rrotën rezervë në vendin e bagazhit prapa ulëseve).
Takimi me panoramën e kanjonit të Grunasit dhe ujëvarën, ishte shumë mbresëlënës dhe diçka e pa parë.

Ramja e ujit nga lartësia mbi 15m në shkambijt poshtë shkaktonte re të bardhë grimcash apo pluhuri uji që shpërndante freskinë në një rreth me diametër të gjerë. Nën rrezet e diellit të mëngjesit kjo krijonte përshtypje të pa përshkruar.Pasi që u ndalëm pak  më shum se kishim menduar (meqenëse fotografimi i pareshtur pranë ujëvarës na muarr një pjesë bukur të madhe të kohës), vendosëm të kthehemi në qendër të Thethit për tu pregatitur prapë për kthimin në Valbonë.

Pas kthimit nga kanjoni i Grunasit gjatë kohës kur disa prej grupit u ulën për të pirë nga një pije në restoran,disa prej nesh vendosëm të vizitojmë “Kullën e Ngujimit” që ishte rreth 1km larg vendit të tubimit
Duke kaluar në rrugën më të shkurtë  nëpër oborret e shtëpive rastësisht hasëm në një oborr shtëpie, vajzën me shami n`kokë që ma përkujtojë Liliana Polien zonjushën nga Thethi e cila nëpërmjet internetit shpesh komenton fotografitë nga marshimet e shoqërisë sonë. Ishte vet Liliana e cila na njohu dhe ofrojë buzëqeshjen e ëmbël shoqërore. Kafen që na ofroj ajo u desh ta refuzojmë pasi që ishim në nxitim.

Pasi vizituam kullën e ngujimit dhe bëm disa foto edhe nga këtu,u kthyem për të marrë çantat dhe për t`u bashkangjitur grupit që tashma ishin nisur. Rrugës rastësisht gjeta çantën time dhe shkopin e varur mbi një tabelë turistike që e kishin lënë shokët e grupit duke menduar se do ta vërejë dhe do ta  marrë ate. Prej nxitimit që kisha rrokur për t`a nxënë grupin ndoshta kam mundur edhe të mos e vërejë këtë por megjithatë me punojë instikti i vrojtimit edhe këtë herë.

Kthimi pas për Valbonë në të njëjtin shteg na u duk më i gjatë edhepse këtë e kaluam për një kohë më të shkurtër.Te restorani “F.Gjësë” arritëm në kohën e paraparë  dhe me një rezervë të mjaftueshme në kohë për të marrë nga një pije dhe për tu relaksuar pas një udhëtimi 5orësh me pauzat dhe pushimet  gjatë marshimit.

Kështu me kohë arritëm në Gjakovë ashtu si e kishim menduar dhe organizuar me ç`rast  duhet theksuar se patëm fat që na mbajti mot i shkëlqyeshëm dhe nuk patëm lëndime te asnjë pjesëmarrës në tërë marshutën e bërë.

Gati të gjithë pjesëmarrësit në marsh kishin bërë përpjekjet e duhura për të përballuar edhe një sfidë bjeshkatarie. Duhet lavdruar ata të cilët kishin pasur dilemë dhe marrë me rezervë e dyshim se a mund t`ja dalin në këtë marshim p.sh. (Pasha, Bashkimi, Fatosi pastaj motrat Drenusha e Freskina Mula motër e vëlla Jeta e Shend Nagavci etj.).

Google Translate