box1
About The blue pill
Given Where to buy sildenafil citrate Sildenafil citrate directions it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress found in 1998, The blue pill has Human Growth Hormone Human Growth Hormone helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne
Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy
Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra
Udhëpërshkrimi nga marshi Valbonë Theth me dt. 2 dhe 3 tetorë 2010
(Shkruan Islam Lama, inxh.dipl.elektr.)
Të nxitur nga anëtarësia dhe adhuruesit e shëtitjeve nëpër bjeshkë, pas shumë diskutimesh dhe pritjeve ma në fund vendosëm të organizojmë dhe realizojmë marshimin Valbonë –Theth.
Me dt. 2 Tetor 2010 u nisëm rreth orës 7 të mëngjesit prej qendrës së qytetit(Gjakovës) për në Shqipëri,Valbonë. Autobusi i QIR-it mu duk se u mbush më tëpër me bagazh se sa me njerëz. Të gjithë prej frikës së mos po prishet moti kishim marrë me vete tepricë ndërresash megjithëse që nga mëngjesi parashihej një mot i qëndrueshëm dhe i kthjellët.
Pikën kufitare Qafë Morinë/Tropojë e kaluam pa vështirësi pasi që sekretari i shoqërisë sonë Nexhat Dula dorëzojë listat me shënimet e nevojshme për pjesëmarrësit në marshutë në të dy anët e pikave kontrolluese.
Edhe pse autobusi ishte pak më i gjatë se sa duhej, shoferi me lehtësi kalojë nëpër rrugën e zgjeruar nëpër luginën e Valbonës dhe kështu ps dy orë udhëtimi komod arritëm gjerë të restoranti rishtas i ndërtuar të “Fusha e Gjësë: në fshatin Valbonë.
Pasi disa prej nesh nuk rezistuam pa u ndalur dhe pirë nga një lëng apo kafe në restorant u ndalëm gjysmë ore këtu dhe pastaj ngritëm mbi supe çantat dhe filluam marshimin.
Gjatë marshimit ndjekëm shtegun djathtas shtratit tashma të thatë të lumit Valbona për t`iu shmangur ecjes nëpër guralecët e që si pasojë do t`kishim dhembje të shputave të këmbëve sidomos ata që kishin mbathur çizme apo këpucë të lehta..
Herë herë duke kaluar nëpër shkurre e here here livadhe me pamje të bukur nga të gjitha anët, duke u ndalur për ndonjë fotografim të pamjeve që na zinte syri si më tërheqëse, arritëm pas dy ore mbi rrjedhën e lumit Valbonë ku shpesh herë vijmë këtu gjatë marshimeve në luginën e Valbonës, mirëpo këtë herë me synimin për të arritur në Theth nëpërmjet qafës së Valbonës. Deri të qafa e Valbonës nga këtu kishte më pak se një orë ecjeje normale dhe kjo ishte pjesa më relaksuese e marshimit, pasi që kishim fituar stabilitetin e ritmit të ecjes.
Kur arritëm në qafë, kishim pamje të mrekullueshme nga të gjitha anët. Në verilindje shtrihej lugina e Valbonës e rrethuar me majat e larta të bjeshkëve, po ashtu nga ana jugpërendimore shtrihej ultësira e Thethit në mes të majave po aq të larta sa majat e saborës së Krasniqës. Në të majtë mbi një ngritje shkëmbore diktova dy silueta njeriu dhe vendosa të shkoja e të ngritëm edhe unë atje. Aty takova një kameraman nga Thethi që intervistonte një udhëpërcjellës nga Valbona. Pasi që u prezantova dhe i përshëndeta, kameramani mu lut që ti flas disa fjalë edhe unë për përshtypjet e mia. Isha i emocionuar dhe nuk më kujtohet se çka thash por kameramani me kënaqësi me falënderojë për intervistën dhe unë vazhdova të ngritëm në majën tjetër pranë.
Prej pozicionit ku arrita, kisha pamje madhështore kështu që fillova të bëjë foto pa kursyer memorien apo bateritë e aparatit. Grupi që lash prapa, veç kishte arritur në qafë dhe fillojë zbritjen në anën e Thethit. U lëshova me lehtësi të poshtë dhe pas një kohe të shkurtër arrita t`iu bashkëngjitëm. Pasi ishte koha e drekës u ndalëm në një vend për të pushuar dhe drekuar .Përpara në kthjelltësinë e ditës, kishim Thethin që me hamendjen time më dukej se për gjysmë ore do t`arrija poshtë megjithëse sipas kalkulimeve logjike do të duhej së paku dy orë ecjeje (kishim së paku edhe 5 km rrugë nga këtu deri në qendrën e Thethit). 
Vazhduam zbritjen duke u ndalur kohë pas kohe dhe pritur të tjerët që kishin ngelur prapa. Në ujërrjedhën që hasëm gjatë rrugës për në Theth u ndalëm pak më shumë dhe aty kaluam çastet e kënaqësisë e të prehjes që shpesh na ndodhë gjatë marshimeve nëpër bjeshkë.
Në qendër të Thethit (të shkolla fillore)arritëm rreth orës 16 ,pra pas 6 ore marshimi me pushimet dhe ndaljet e shumta që kishim bërë rrugës.
U vendosëm nëpër shtëpitë e rezervuara më parë nga ana e S. Sinës. Në kopshtin e nikoqirit ku u vendosëm , zonja e shtëpisë na shërbëje me kafe ndërsa i zoti i shtëpisë na ofrojë raki kumbulle.
Unë me Pashën Reshatin, Remziun dhe Adhurimin u vendosëm në një shtëpi tradicionale me ndërtim prej guri e druri për të cilën i zoti i shtëpisë deklarojë se është ndërtuar para 150 vitesh. Mua me pëlqejë dhoma në të cilën përveç një shtrati me shtrojë të pastër nuk kishte gjë tjetër nga veshjet. Dyshemeja dhe plafoni me dërrasa ndërsa muret e gëlqerosura. Një pastërti natyrale e këndshme Nga dritarja e vogël shihej qendra e Thethit me rrethinë
Pasi u akomoduam dhe ndiem kënaqësinë e të qenurit pa barrën e çantës mbi supe, në mbrëmje zbritëm të restoranti në qendër të Thethit ku takuam shokët tjerë që kishin zënë tavolinat brenda lokalit të ngushtë dhe kishin porositur diçka për të pirë. Disa nga ne u desh të qëndronim jashtë lokalit në oborrin e restoranti dhe pasi fillojë të ndihej freskia e mbrëmjes në këtë vend të rrethuar me bjeshkë, vendosëm të kthehemi në shtëpinë që kishim nxënë dhe aty pranë vatrës me zjarrin e druve që kishte ndezur nikoqiri, darkuam para se të kalojmë disa çaste bisede me nikoqirin dhe shkojmë për të fjetur.
Të nesërmen, të pushuar dhe disponuar pasi përfunduam shujtën e mëngjesit (djathë, qumësht dhe bukë shtëpie), u nisëm me kombibus për te ujvarra e Grunasit (rreth 3km larg qendrës së Thethit).Me dukej se shoferi kombit ishte në mundime dhe deshironte të na hiqte qafe më shpejtë pasiqë në kombin e vjetër ishim ulur 13 veta(tre ishin ulur mbi rrotën rezervë në vendin e bagazhit prapa ulëseve).
Takimi me panoramën e kanjonit të Grunasit dhe ujëvarrjen, ishte shumë mbresëlënës dhe diçka e pa parë.
Ramja e ujit nga lartësia mbi 15m në shkambijtë poshtë shkaktonte re të bardhë grimcash apo pluhuri uji që shpërndante freskinë në një rreth me diametër të gjerë. Nën rrezet e diellit të mëngjesit kjo krijonte përshtypje të pa përshkruar. Pasi që u ndalëm pak më shumë se kishim menduar (meqenëse fotografimi i pareshtur pranë ujëvarrës na muarr një pjesë bukur të madhe të kohës), vendosëm të kthehemi në qendër të Thethit për tu përgatitur prapë për kthimin në Valbonë.
Pas kthimit nga kanjoni i Grunasit gjatë kohës kur disa prej grupit u ulën për të pirë nga një pije në restorant, disa prej nesh vendosëm të vizitojmë “Kullën e Ngujimit” që ishte rreth 1km larg vendit të tubimit.
Duke kaluar në rrugën më të shkurtë nëpër oborret e shtëpive rastësisht hasëm në një oborr shtëpie, vajzën me shami n`kokë që ma përkujtojë Liliana Polien zonjushën nga Thethi e cila nëpërmjet internetit shpesh komenton fotografitë nga marshimet e shoqërisë sonë. Ishte vet Liliana e cila na njohu dhe ofrojë buzëqeshjen e ëmbël shoqërore. Kafën që na ofroj ajo u desh ta refuzojmë pasiqë ishim në nxitim.
Pasi vizituam kullën e ngujimit dhe bëmë disa foto edhe nga këtu, u kthyem për të marrë çantat dhe për t`u bashkangjitur grupit që tashma ishin nisur. Rrugës rastësisht gjeta çantën time dhe shkopin e varur mbi një tabelë turistike që e kishin lënë shokët e grupit duke menduar se do ta vërejë dhe do ta marrë atë. Prej nxitimit që kisha rrokur për t`a nxënë grupin ndoshta kam mundur edhe të mos e vërejë këtë, por megjithatë me punojë instinkti i vrojtimit edhe këtë herë.
Kthimi pas për Valbonë në të njëjtin shteg na u duk më i gjatë edhe pse këtë e kaluam për një kohë më të shkurtër. Te restoranti “F.Gjësë” arritëm në kohën e paraparë dhe me një rezervë të mjaftueshme në kohë për të marrë nga një pije dhe për tu relaksuar pas një udhëtimi 5orësh me pauzat dhe pushimet gjatë marshimit.
Kështu me kohë arritëm në Gjakovë ashtu si e kishim menduar dhe organizuar me q`rast duhet theksuar se patëm fat që na mbajti mot i shkëlqyeshëm dhe nuk patëm lëndime te asnjë pjesëmarrës në tërë marshutën e bërë.
Gati të gjithë pjesëmarrësit në marsh kishin bërë përpjekjet e duhura për të përballuar edhe një sfidë bjeshkatarie. Duhet lavdëruar ata të cilët kishin pasur dilemë dhe marrë me rezervë e dyshim se a mund t`ja dalin në këtë marshim p.sh. (Pasha, Bashkimi, Fatosi, pastaj motrat Drenusha e Freskina Mula , motër e vlla Jeta e Shend Nagavci etj.).