box1

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra

About The blue pill

Given Where to buy sildenafil citrate Sildenafil citrate directions it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress found in 1998, The blue pill has Human Growth Hormone Human Growth Hormone helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra

Udhërrëfim nga marshi, maja e Korabit 2764m në kushte dimri, 27 mars 2011
Shkruan Islam Lama

Me duket se vendimi për pjesëmarrje në këtë marsh me përfshiu me nxitim gjatë bisedës me Besnikun i cili kishte qenë poashtu i njoftuar nëpërmjet facebook-ut për një organizim të bjeshkatarëve nga Shqipëria. Edhepse nuk isha i përgatitur si duhet me pajisje të nevojshme për kushte dimërore të marshimit, vendosa që me  pajisjet që i kompletova disi, të kyçem në treshin  Islami, Besniku dhe Remziu nga shba Pashtriku e të sfidojë këtë rast për mua të rrallë  e të volitshëm pasi ndjehesha shkëlqyeshëm.

U nisëm nga Gjakova aty rreth orës 7 të mëngjesit të shtunën me dt.   me automjetin e Besnikut deri në Prizren ku në paton para qendrës tregtare ETC takuam bjeshkatarët tjerë pjesëmarrës në marsh nga Prizreni dhe Peja. Pas një freskimi me nga një expresso kafe të mëngjesit të cilën na qerosi kryetari Sadik Shporta nga  shba Sharri nga Prizreni, u nisëm rreth orës 9 për në Shqipëri me dy xhipa përplot të ngarkuar me pajisjet e bjeshkatarisë.

Në secilin xhip ishim nga shtatë veta. Në xhipin që kishte marrë nga shba Prishtina dhe e grahte bjeshkatari me përvojë Gjemajli Kelmendi nga Peja, ishim tre bjeshkatarë nga shba Pashtriku dhe tre nga shba Gjeravica e Pejës. Me ne në xhip ishte edhe Nehari Driza, një bjeshkatarë me përvojë nga Prizreni.

Kaluam doganën e Morinës pa u ndalur shumë me formalitetet doganore në të dy anët e kufirit. Pas kalimit nëpër qytetin e Kukësit , në kthesën në të majtë të rrugës magjistrale Kukës Tiranë, u drejtuam kah fshatrat në radhë për skajë bjeshkës së Gjallicës (Bicaj,Mustafaj etj.) dhe pas kalimit nëpër një rrugë të shumtën tokësore dhe vështirë të përballueshme për automjetet e rëndomta,  arritëm në fshatin Radomira aty rreth orës 12. Këtu ishin parkuar mjaft automjete dhe ishin tubuar mjaft bjeshkatarë nga Shqipëria që kishin arritur më parë kryesisht nga Tirana.

Pasi shkarkuam torbat dhe pajisjet tona t`bjeshkatarisë  nga automjetet, aty rreth orës 13  u nisëm prej fshatit Radomira (fshatit të fundit më afër bjeshkës së Korabit ) drejt kampit ku do të qëndronim një natë për fjetje. Disa prej bjeshkatarëve ngarkuan barrën mbi kuajt e fshatit ndërsa ne vendosëm të bartnim mbi supet tona deri te kampi për të cilin na  vërtetuan se nuk ishte më larg se një orë e gjysmë ngritjeje në një teren jo aq të vështirë për marshim. Dhe vërtetë pa asnjë problem të madh kaluam këtë rrugë e arritëm deri të kampi ku menjëherë filluam të ngrehim tendat.

Pak para mbrëmjes pasi rregulluam plaçkat në tenda dhe bëmë përgatitjet e duhura për fjetje, nga Korabi u lëshuan retë  që paralajmëruan një natë të ftohët dhe aq më shumë filluan disa riga dëbore me një erë të ftohët. Mendimi i parë që më përshkojë ishte se si do t`ia bëjmë pa dru zjarri megjithëse aty pranë kampit ishte një stan i lënë pas dore me disa drunjë për tokë.

Me Neharin dhe shokët tjerë filluam të mbledhim në terrenin për rreth ca hunj dhe copa druri dhe ndezëm të parët zjarrin e pastaj kështu vazhduan të gjinden disi edhe grupet tjera. Një pjesë disa orëshe të mbrëmjes para shkuarjes për fjetje kaluam në biseda e këngë disi rreth zjarrit derisa mbarojë edhe djegëja e copës së fundit të drurit.

Edhepse në tendën ku u vendosëm unë, Besniku dhe Remziu nuk ishte aq ftohët (pasi e mbuluam atë edhe me një shtresë najloni që kishte marrë me vete Besniku për këtë rast), prapëseprapë ndihej ftohtësia e truallit ku u shtrim mbi shtrojat  e të futur në thasët për fjetje që kishim marrë me vete.

Kaluam disi natën duke u rrotulluar herë në njërën anë e herë në tjetrën dhe pak para orës 5 të mëngjesit filluan të ndihen së pari zërat  e atyre që zgjoheshin dhe sigurisht që nuk kishin fjetur aq rehat tërë natën. Fillojë zgjimi e tubimi, dhe aty rreth orës 6 akoma pa zbardhur mirë u nisëm në marshin kah maja e Korabit.

Duke ju afruar majës gjithnjë mjegulla dhe trashësia e borës vinte duke u shtuar. Po ndjeknim në kolonë prijësit e rrugës nga Shqipëria dhe për habinë time  shumë shpejtë nën mjegullën që kishte kapluar majën na u shfaq guri me shënimin Korab 2764m. Po shiqoja orën. Ishte 9 e 23 minuta. Intervali kohorë për ma tepër se tri orë marshimi me plotë drojë e përkujdesjeje në terrenin e rrëpinjët me shtresë bore të theksuar na u duk i shkurtë.

Pas urimeve filluam të fotografohemi rreth gurit në maje dhe me kohë, duke arritur edhe grupet tjera të bjeshkatarëve, vendi për rreth gurit në maje bëhej gjithnjë më i ngushtë dhe i rrezikshëm për qëndrim për masën e bjeshkatarëve që arrinin vazhdimisht në grupe. Ishte prezent rreziku që për shkak të pakujdesisë të rrëshqiste dikush  në mbulesën e borës për rreth majës e të binte poshtë nga një lartësi e tillë dhe  kush e di  ku dhe si do të mbaronte poshtë.

Në nxitimin për kthim nga maja pasi kurrsesi nuk kthjellohej qielli n`atë moment si duhet dhe nën kushtet e një moti të vranët e më mjegull të theksuar që na ç`orientojë shtegun. bëmë një marshutë pothuajse eliptike me ngritje e zbritje të shumta në të dy anët e kufirit Maqedoni Shqipëri. Pak qaste më vonë gjatë marshimit në kthim, fillojë të kthjellohej dhe para nesh u hap panorama e vërtetë e madhështisë së bjeshkëve për rreth duke dalluar vendndodhjen tonë momentale në këtë masiv malorë. Atëherë duke u inkurajuar më shumë për ecje dhe herë herë duke u ndalur për pushim e fotografim, aty rreth orës 16 arritëm pa asnjë problem në kamp.

Pasi pushuam dhe drekuam filluam të ç`montojmë tendat e të paketojmë plaçkat e torbat tona. Nga kampi pasi u përshëndetëm me Fisnikun i cili si nikoqir ngeli i fundit me grupin e vet nga High Albania ,me plaçkat mbi supe filluam të zbresim aty rreth orës 17 dhe duke kaluar nëpër terrenin e përshtatshëm e pa borë në kushte të përmirësuara dukshëm të motit,duke u ndalur për pushime të shkurta dhe fotografim, pas një orë marshimi në zbritje arritëm në fshat , ku kishim parkuar xhipat dhe na pritnin bjeshkatarët nga Peja dhe Prizreni.

Në Prizren arritëm rreth orës 21 pak me probleme të releut të dritave të xhipit  pasi kaluam kufirin për çka na u deshtë ndihma e bjeshkatarëve prizrenas si përcjellje deri të vend parkimin para qendrës tregtare ETC. Megjithatë edhe në këtë ekspeditë sfiduese kalojë çdo gjë  mirë  e pa probleme  duke na mbetur në kujtim edhe një përvojë interesante bjeshkatarie. Për fotot dhe komentet rreth kësaj marshute shiqoni në Facebook Islam Lama , Besnik Dujaka, Fation Plaku.

 

Google Translate