box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Shkruan   Islam Lama , shba Pashtriku
Udhëpërshkrimi nga Takimi Valbona 2011

Sot në mëngjesin e hershëm të fillim javës së muajit korrik është një ditë e bukur me diell dhe po meditoja se si nuk ishte dje një ditë e tillë gjersa ishim në takimin e bjeshkatarëve Valbona 2011. E gjithë ai organizim dhe përgatitje për marshutat në bjeshkët  për rreth luginës së Valbonës dështuan për shkak të motit të lig me të reshura dhe me mjegull. Moti i keq  detyrojë shumë bjeshkatarë që të kthehen pa shijuar kënaqësitë e marshimit dhe  fotografimit të bukurive natyrore të kësaj ane. Një takim që kishin pritur sa kohë me padurim e që kishin bërë përgatitjet me kohë, por ç’mund të bëjmë ne kundër natyrës dhe motit ? Kësaj radhe e patëm fatin e këtillë.

Të shtunën me dt. 2 korrik u nisëm për Bajram Curr dhe Valbonë  me Gencin kah ora 11 paradite pasi ngarkuam në xhip pajisjet e bjeshkatarisë(tendat,thasët e fjetjes, ushqimin për bjeshkatarët) e rikvizitat tjera të nevojshme. Pranoj se është ngarkesë për organizatorin të mbajë në mend dhe të mos harrojë ndonjë send kur merr një rrugë pak më të gjatë e që nuk mund të kthehet prapë.

Posa arritëm në kampin  (të restoranti Fusha e Gjësë) ku kishim paraparë vendosjen e tendave, fillojë të rigojë shi kështu që vendosëm që të mos i ngrehim tendat duke shpresuar se shiu do të ndalet mirëpo pasi filluan të arrinin në kamp edhe grupet tjera të bjeshkatarëve  atëherë filluam të shpërndajmë tendat e thasët për fjetje kështu që për një kohë të shkurtë pak para mbrëmjes kampi u mbush me çadrat  lloj lloj ngjyrash e formash.

Në hyrje të kampit  vendosëm një stol  e dy karrika dhe bashkë me Besnikun filluam regjistrimin e pjesëmarrësve, shpërndarjen e bexhave  dhe ushqimit për bjeshkatarët që do të marrin pjesë të nesërmen në marshutat e paracaktuara. Numri i pjesëmarrësve në fund të regjistrimit kalojë shifrën 150 dhe sigurisht deri në mbrëmje do të rritej numri i atyre që do të arrijnë me mjetet vetanake të transportit.

Aty rreth orës 21 në mbramje ashtu si ishte paraparë, ceremoninë e hapjes së takimit e mbajtëm në tavernën e restorantit me ç’rast sekretari i shba Pashtriku Ilir Lyta bëri hapjen duke shfrytëzuar rastin të përshëndes mysafirët, pastaj fjala iu dha Arben Lilës, kryetari i Federatës së bjeshkatarëve të Kosovës i cili me disa fjalë dhe me pak stil humori, falënderojë të pranishmit për pjesëmarrje në takimin Valbona 2011. Skender Sina kryetari i shba Pashtriku, pasi falënderojë edhe me mirënjohje pronarin e restorantit për kontributin e tij, prezantojë planin e marshutave për të nesërmen. Mbramja pastaj vazhdojë me muzikë e vallëzim deri në mesnatë.

Të nesërmen  u zgjuam në mëngjesin e ngrysur e me shiun që nuk pushojë deri vonë. Në veshin tim arrinin ankesat e atyre që kishin fjetur në çadrat ku kishte depërtuar uji. Disa bjeshkatarë filluan të mbledhin plaçkat e të lëshojnë kampin ndërsa disa të tjerë ishin veshur me pajisjet bjeshkatare me çantat në shpinë dhe kërkonin të marshonin edhe në këto kushte. Ne si organizatorë dhe udhëheqës marshimi, ishim akoma në dilemë për atë se çka të veprojmë. Nga dhomat e rezervuara pranë restorantit nuk dilte akoma asnjë nga organizatorët e takimit, si duket ishin akomoduar mirë aty dhe duke parë motin e ligë nuk kishin vullnetin për të dalë jashtë. Pas insistimit të një grupi bjeshkatarësh të mbledhur para kampit e të përgatitur për marshim,vendosa të pranojë udhëheqjen e tyre gjerë të burimi i Valbonës. Rrugës grupi u rritë në 23 veta ku në mes tyre kishim edhe një vajzë Shqipen nga Prishtina, pastaj Radën nga Kroacia,etj.
Gjatë marshimit  intensiteti i shiut u pakësua dukshëm dhe filluam të heqim mbulesat e shiut për të lëvizur më lehtë. Kur arritëm të burimi i Valbonës pas një ngritjeje të theksuar pak para burimit,  ndjenim kënaqësinë e vendimit dhe insistimit të grupit për këtë marshim që na ngriti disponimin për të vazhduar më tutje deri të qafa e Valbonës kah Thethi.

Një grup me Shqipen u ndalën diku rrënzë Qafës me disa djelmosha që bënin përpjekje e pamundshme të ndiznin zjarrin me shkopinjtë e lagur nga shiu,ndërsa unë vazhdova kah Qafa e Paplucës me dy bjeshkatarë që insistonin të përfundonin marshutën e Jezercit. Meqenëse retë në qiell herë herë shpërndaheshin e grumbulloheshin dhe ne nuk kishim sigurinë e përmirësimit të motit, pas një kohë vendosëm të kthehemi dhe ti bashkangjitemi grupit që qëndronte poshtë duke na pritur.

Gjatë zbritjes deri në kamp takuam shumë grupe bjeshkatarësh që kishin vendosur të marshonin deri të burimi i Valbonës e të cilët  ishin nisur më vonë pasi që në ndërkohë kishte filluar të përmirësohej moti.

 

Google Translate