box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Shkruan: Islam Lama
ShBA Pashtriku, Gjakovë

Edhepse sipas planit të marshimeve isha përcaktuar më parë për marshin e bjeshkatarëve shba “Pashtriku”  në “Liqenat” (Grykë e Rugovës) me dt. 15 Maj, me të dëgjuar ofertën e ashtuquajtur “speciale” të Besnikut për të pushtuar majën e Rosit në Shqipëri kah lugina e Valbonës, vendosa të pranojë këtë ofertë sfiduese.

Në ora 6 të mëngjesit me dt. 14 Maj 2011, u mblodhëm 8 veta në lagjën M. Jusuf ose në sheshin e Dëshmorëve të Lirisë (në pjesën jugpërendimore të qytet) dhe u nisëm me kombibusin e Ukës për Shqipëri duke kaluar nëpër pikat doganore të qafë Morinës. Qielli  ishte i kthjellët dhe kishim shpresë se edhe gjatë ditës moti do t`na mbante kështu. Pas rrugës gjysëm orëshe deri të brezi kufitarë Qafë Morinë, dhe kalimit  të dy doganat në dy anët e kufirit Kosovë Shqipëri, vazhduam për qytetin e Bajram Currit dhe kah Lugina e Valbonës. Gjatë kalimit nëpër grykën e Valbonës, bëra disa foto nga karrika e minibusit nëpër xhamat e mbyllura edhepse kisha bërë mjaft foto ma parë gjatë kalimit nëpër këtë luginë tërheqëse, por prap se prap me dukej se ç`do herë që shikoja sërish këto vise, me shfaqej një panorama që më dukej thuajse  nuk e kisha fotografuar më parë nga ky kënd vështrimi.

Në Fshatin Valbonë, të vendi ku do t`fillonim marshin, arritëm rreth orës 8, pra duke kaluar dy orë udhëtimi me minibus një distancë rreth 68km prej Gjakovës. Pasi nxorëm nga automjeti plaqkat e bjeshkatarisë dhe ngarkuam mbi supe çantat, u drejtuam në të djathtë të luginës së Valbonës kah gryka për Kukajt. Për të kaluar në anën tjetër të bregut, më parë u desh të kalonim nëpër rrjedhat e ujit të lumit Valbona herë duke kaluar mbi ndonjë urë të  improvizuar druri, e herë duke kapërcyer mbi gurët. Gjatë rrugës ndjekëm shtegun  nëpër bregun shkëmborë me drunj e shkurre bri një rrjedhe uji nga bjeshkët  pranë, dhe pas 30 min ecjeje përcjellëm rrugën e shtruar me zhavorr e cila drejtonte kah lugu i Zajave. Kjo rrugë na dukej se ishte hapur e zgjeruar këto dy vitet e fundit, mirëpo të reshurat e fundvitit të kaluar e kishin dëmtuar vende vende.

Meqenëse shtegu i paraparë me marshutë kërkonte që të këtheheshim kah qafa e Kukajve, dikur iu shmangëm kësaj rruge, dhe filluam të ngritemi në të djathtë, duke ecur nëpër pyllin e drujve dhe shkurrave të dendura, derisa dolëm në një hapësirë rrafshlarte ku tashmë shihej qafa e Kukajve, aty ku dëshironim të dilnim. Duke ecur tash nëpër shtresën mjaft të trashë të borës që akoma kishte mbetur në shpatijet rrënzë Qafës, maja e Rosit as që dukej edhepse kishim bërë gati 3 orë ecjeje, natyrisht duke u ndalur e pushuar kohë pas kohe dhe bërë fotografi. Kësaj radhe të gjithë kishim fotoaparatet me vete  dhe dukej se nuk  ngopeshim duke fotografuar nga të gjitha anët pejsazhet mahnitëse të rrethinës. Duke ju afruar Qafës, shtresa e dëborës sa vinte i bëhej ma e madhe dhe pasi arritëm diçka pak mbi Qafë, tashmë diktuam dy maje të larta në të djathtë . Nga padurimi për të arritur majën, posa  fillova  ngritjen kah maja më e afërt që dallohej me formën  piramidale, me sugjerimin e udhëheqësit të marshit, Besnikut,që kishte ngelur poshtë me grupin, u ktheva pas, pasi në të majtë dukej maja tjetër edhe ma e lartë të cilën e kishte mbuluar një re e vogël. Kështu më një vështërsi të vogël duke pasur kujdes që të mos rrëshqasim, u ngjitëm në maje pas pesë orë e gjysmë marshimi me pauzat e pushimeve dhe fotografimeve. Në majën e Rosit me shtresën e borës që nuk mund të dihej sa ishte, GPS-i i Besnikut tregojë lartësinë 2525m (m.n.d.). Maja e kishte formën e një rrafshlarte me sipërfaqe që shtrihej për së gjati në drejtim veriperëndimorë. Në  veri nga maja  dukej fshati Vuthaj në anën e Malit të Zi, ndërsa në jug dukeshin bjeshkët e majat rreth majës së Jezercit (maja e Rragamit,maja e Valit,maja Eta dhe shumë maja tjera më larg). Moti i kthjellët na bëri të mundur të shohim edhe liqenin e Bunit të Jezercit  të vendosur përfundi këtyre vargmaleve.

Në jugperëndim, në të djathtë të liqenit, bjeshkët e Karanfilit dukeshin sikur loznin valle në kurorën e këtyre vargmaleve. Edhepse të molisur pak nga marshi i gjatë dhe tatëpjeta “pambarim” që kishim bërë, megjithate kur arritëm në maje, ishim të pushtuar nga ndjenja e krenarisë dhe ngadhënjimit. Të relaksuar  e të etshëm për të fotografuar panoramën impozante që shfaqej para nesh nga të gjitha anët, në majën e Rosit qëndruam  rreth një orë e gjysmë kështu që rreth orës 15, filluam zbritjen më tepër duke vrapuar e rrëshqitur nëpër shpatijet e mbuluara me borë që kishte filluar të shkrihej në sipërfaqe nën rrezet e dellit pranverorë.  

Pa asnjë aksident (vetëm me disa rrëxuarje dhe zhytje në shtresën e borës të disave deri në  gjysmën e trupit), zbritëm dhe u ndalëm dikund në qafë, Në një sipërfaqe ku dielli kishte shkrirë borën u ulëm për të pushuar dhe drekuar. Pasi koha kalonte dhe dielli i afrohej kreshtave të vargmaleve në përendim, dikur pas një orë qëndrimi pasi përfunduam me drekën, ngritëm çantat prapë mbi supe dhe filluam zbritjen nga Qafa, prapë duke shfrytëzuar për ecje e rrëshqitje shpatijet e luginat e rrëpinjta të mbuluara me borë që na lehtësonin shumë zbritjen duke na shkurtuar edhe kohëzgjatjen e marshimit. Pas një pushimi të shkurtër edhe te stanet e Kukajve ku gjendej  një bazen ujëmbledhës për bagëtinë, vazhduam nëpër shtegun tash tjetër në të majtë duke ecur herë nëpër livadhet e herë nëpër shtigjet mes drunjve të dendur të malit.

Aty rreth orës 19 arritëm në fshatin Valbonë ku takuam Ukën  i cili kishte qëndruar gjatë gjithë kohës këtu duke na pritur me kombibusin e tij. Pasi freskuam këmbët në rrjedhat ujit të fohët të Valbonës, ndërruam çorapet e ndërresat, u akomoduam në kombibus dhe vazhduam kthimin për Gjakovë, kuptohet si zakonisht gjatë marshimeve të këtilla duke u ndalur për një kohë të shkurtër aty rreth orës 21 pranë dyqanit akoma të hapur  në hyrje të qyteti të B. Currit  për ta freskuar pak edhe  fytin me ndonjë pije freskuese. Në Gjakovë arritëm rreth orës 22, dhe nga përshëndetjet e përzemërta gjatë zbritjes nga kombibusi shihej se të gjithë kishim ndjenjën e  kënaqësisë që kishim kaluar një ditë vikendi të veçantë në mes alpeve shqiptare.

 

Google Translate