box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Udhëpërshkrimi nga marshi  ne Dragobi me dt. 02 Prill 2011
Shkruan : Islam Lama

Po fillojë nga fundi. Autobusi përplot i mbushur me të gjitha strukturat për nga mosha dhe nga profesioni dashamirë të shëtitjeve nëpër natyrë, u ndalë saktësisht në orën  19:28 min në stacionin e parë  të xhamia e lagjes Mulla Jusuf aty prej nga u nisëm sot në mëngjes për Shqipëri (luginë të Valbonës). Derisa po zbritnin nga autobusi ata të cilët kishin shtëpitë në këtë  lagje apo afër, po komentoja me Remziun dhe Reshatin që kisha pranë ulëses, se sa të saktë jemi  bërë si shoqëri në përcaktimin  dhe realizimin e itinerarit të marshutave e sidomos në kthim.

Përcillja ata që zbritnin nga autobusi dhe vëreja disponimin e këndshëm që bartnim me vete nga një ditë e mrekullueshme e kaluar në shëtitje  luginës së Valbonës në marshin e organizuar në shenjë kujtimi të egzodit masiv të popullatës  nga Kosova në Shqipëri 12 vjet më parë.

Tash po fillojë të përshkruaj  rrjedhën e ditës që nga zgjimi. I djersitur nga ftohja që kisha marrë para ca ditësh me disa kollitje që më zënin frymën u ngrita nga shtrati pak para orës 6 të mëngjesit edhe pse nuk kisha fjetur tërë natën nga dhimbjet e fytit dhe vështirësitë në frymëmarrje. Duke përgatitur çajin, dilema se a të qëndrojë në shtëpi apo t`i bashkëngjitëm shoqërisë në marshutën e paracaktuar për në Dragobi (luginë të Valbonës) me mundonte gjithnjë. Shikova nga dritaret pasi u zbardh paksa dhe duke parë qiellin e kaltër vendosa të përgatisë torbën  dhe rekuizitat e bjeshkatarisë dhe të dalë te vendi ku tubohej grupi i lagjes sonë për të pritur autobusin.

Disa që kishin dalë më herët po më shikonin me habi pasi që kishin dëgjuar se jam i sëmur pasi që mbrëmë nuk isha paraqitur në takimin në zyrën e bjeshkatarëve.

Autobusi i Qiri Tursit  u parkua para shtëpisë së Suphiut rreth orë7 30 min dhe pasi grupi i parë mbushi një pjesë të autobusit u nisëm për në qendër të qytetit te parku para Shtëpisë së Kulturës ku morëm e dhe grupin tjetër më të madh të atyre që kishin vendosur të marrin pjesë në këtë marshutë. Saktë në orën 8 30 pasi u mbush përplot autobusi edhe me udhëtarët e fundit që kishin dalur në lagjen Mulla Jusuf( Sheshi Epopeja e Lirisë) u nisëm drejtë kufirit.

Pas gjysmë ore rruge nga qyteti deri n`Qafë Morinë kah qyteti i Bajram Currit arritëm në pikën doganore  ku nuk u ndalëm shumë me formalitetet administrative në të dy anët e kufirit. Rrugës nga dritaret e autobusit shfaqej panorama e bjeshkëve të mbuluara me borë që shkëlqenin nën rrezet e diellit të mëngjesit. Në të djathtë  shquhej në lartësi me krenari maja e Shkëlzenit që dallohej me mprehtësinë e sajë kah ana lindore. Poshtë në të djathtë të  rrugës kah ngarendte autobusi shtrihej liqeni artificial dhe ca shtëpi në kodrina. Të mahnitur me një panoramë të këtillë filluam të fotografonim  nga autobusi edhe pse nuk ishim të sigurt se a do të dilnin të pastra fotografitë meqenëse edhe xhamat e autobusit nuk ishin mirë të pastruara.

Kështu na ndodhë shpesh sa herë që udhëtojmë me autobusin e njëjtë. Duke ju afruar qytetit të Bajram Currit na u shfaq mrekullia e parë, lumi Valbona me ngjyrat karakteristike kaltër gjelbër bardhë që shtrihej në formë gjarpri poshtë rrugës duke kaluar herë herë në  skaj të shkambit pingul e herë herë shtratit  prej guralecëve të bardhë. Pas pak autobusi kalojë ngritjen  para bregut dhe arriti në pikën ku na u shfaq qyteti i Bajram Currit që lahej nën rrezet e diellit të mëngjesit dhe shkëlqente duke na uruar mirëseardhjen si fqiut të parë ma tanë kufirit. Pa u ndalur në qytet vazhduam në të djathtë të qytetit kah lugina e Valbonës duke u kënaqur me një panoramë të bukur në të dy anët e rrugës së asfaltuar gjerë në fshatin Shoshanj. Pastaj nëpër rrugën e shtruar vetëm me zhavorr dhe duke ju shmangur gurëve e ortekëve rishtas të rënë nga brigjet shumë afër rrugës , gjerë në fshatin Demiraj dhe pastaj në Dragobi,kaluam me një ngadalësim por që nuk na pengonte pasi që kishim kënaqësinë e soditjes së mrekullisë së natyrës që kishte stolisur këtë luginë.

Për më pak se tri orë udhëtimi me autobus arritëm deri të caku i ynë ku kishim paraparë dhe një grup i udhëhequr nga Genci vazhdojë këmbë deri të liqeni i Qukut ndërsa grupi tjetër  i udhëhequr nga Skenderi dhe unë vazhduam deri të fusha  në fshatin Selimaj ku rreth 60 vjet më parë ishte vendosur e qëndronte  lapidari i Bajram Currit.


Gjendja e rrethinës dhe vet lapidarit ishte e mjerueshme dhe pothuajse e harruar nga dora e këmba e njeriut për disa decenie ndoshta për shkakun që ky vend shtrihej në anën tjetër të rrugës që ndante lumi Valbona pa asnjë urë kalimi në një distancë disa kilometërshe. Neve na u deshtë që para urës në vazhdim të rrugës të kalonim disi lumin për të dalë në këte anë .Këtu të lapidari i B.Currit pasi prof. Fahredini, bjeshkatari më i vjetër i shoqërisë përkujtojë të pranishmëve ngjarjet e egzodit dhe disa të vërteta mbi historinë e popullit shqiptarë , një grup vendosi të qëndrojë buzë lumit Valbona  ndërsa një grup i udhëhequr nga Skenderi dhe unë vazhduam në të djathtë të lumit ngritjen deri të Shpellat e Dragobisë.

Rrugës një grup që i ngutej u nda në të djathtë dhe gjeti shtegun e shënuar dhe kështu prapë në dy grupe të ndara arritëm te caku për një kohë rekorde duke ecur në ngritje të theksuar nëpër një teren malorë e shkëmborë me plot trupa drush të prerë të kalbur apo të rrëzuar.

Pasi fotografuam  dhe pasi fillojë të rigojë nga pak, filluam zbritjen duke pasur më tepër kujdes kësaj radhe që mos të rrëshqasim  nga ndonjë degë druri apo ndonjë shkamb të lagësht .

Pasi u mblodhëm të gjithë pranë autobusit që qëndronte i parkuar skaj rruge buzë lumit Valbonë aty rreth orës 16 nisëm kthimin për në Gjakovë duke u ndalur  pak qaste në kompleksin memorial në dalje të qytetit të Bajram Currit ku në paton e restorantit pranë u freskuam me nga një pije duke u kënaqur me perëndimin e diellit prapa majave t`bjeshkëve për rreth qytetit.

Të disponuar dhe përcjellur edhe me muzikën nga mikrostudio famoze e arkitekt  Xhelalit, rruga prej Bajram Currit deri në Gjakovë na u duk sa një hapje mbyllje syri megjithëse vërtetë disa patën mjaft kohë të bëjnë një çast kotje gjumi që iu ndërpre pasi arritëm shpejtë në Gjakovë.

Epilogu : Unë nga një gjendje mjaft brengosëse në të cilën isha mbrëmë dhe sot në mëngjes u shërova krejtësisht dhe ndjehem shkëlqyeshëm pas një dite të këtillë që rrallë përsëritet.

Fotot tjera nga kjo ekspeditë bjeshkatarie mund ti shikoni në Facebook dhe fotogalerinë e shba Pashtriku.
Hyrja në shpellë është në të majtë me një ngritje t'vogël e mistershme si vet historia e legjendat që lidhen me të.  Supozohet se Bajram Curri ditët e fundit t'jetës i kaloj në këto anë duke ju shmang ushtrisë dhe njerëzve te mbretit Zog.

"Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab' e Malësisë,
Në një shkemb te Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s'tronditej nga tërmeti.
Div dragoi i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer ne qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimin' e Shqipërisë
Katakomb' e Dragobisë."

pjese e krijimit "Shpella e Dragobisë" nga Fan Noli kushtuar Bajram Currit

Google Translate