box1
As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis
Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online
The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra
About The blue pill
Given Where to buy sildenafil citrate Sildenafil citrate directions it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress found in 1998, The blue pill has Human Growth Hormone Human Growth Hormone helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne
Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy
Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra
Marshi në Qafën e Çobanit (brez kufitarë Shqipëri-Kosovë) 20 mars 2011
Me brengën e përgjegjësit për sigurimin e transportit të aktivistëve bjeshkatarë nga qyteti deri të vendi ku do të fillonim marshimin, dola rreth orës 730 nga shtëpia i përgatitur për kushte dimërore marshimi në vendin ku duhej të tubohej grupi i parë nga lagjja e ynë. Në fletë regjistrin disa herë të korrigjuar të pjesëmarrësve në këtë marshim, figuronin 18 veta ndërsa kisha porositur vetëm një kombi që mjaftonte për një transport komod. Mirëpo nga përvoja e mëhershme, kur gjithnjë kishte shtesë nga ata që vendosnin të dilnin në momentin e fundit, kisha brengën se do të kishim nevojë edhe për një auto.
Edhe këtë herë, me dy veta më tepër të cilët na u desht t`i pritnim pak, mbushëm minibusin dhe kah ora 810 u nisëm drejt vendit ku kishim caktuar fillimin e marshimit.
Moti në këtë mëngjes fund marsi ishte i vranët dhe kishte gjasa për rigim shiu e reshje bore, mirëpo disponimi i bjeshkatarëve ishte në nivel pasi që gjatë gjithë rrugës në minibus dhe pastaj gjatë tërë marshimit bisedat dhe të qeshurat ishin permanente.
Marshimin e filluam pasi shoferi na ndali minibusin sipas kërkesës sonë, të hoteli bri rrugës Gjakovë-Qafë Morinë (3 km larg doganës).
Në një teren pothuajse tërësisht shkëmborë të zhveshur nga drunjtë, filluam ngritjen për në kodrinat e majat që ngriheshin në të majtë rreth brezit kufitarë Shqipëri –Kosovë. Një rigë e shiut të imët na përcjelli deri në lartësinë 800m e pastaj kur filluam ngritjen kah maja e Qobanit filluam të përballemi me erën gjithnjë më të ashpër nga ana e verilindjes me fërfllazën e fluskave të rralla të borës, përveç kësaj nuk mungojë edhe mjegulla e cila sa vinte të bëhej më e dendur e sa rrallohej,prandaj pasi arritëm majën dhe bëmë disa foto të guri i kufirit(piramida D XVIII) në lartësinë 1172m vendosëm të kthehemi e zbresim të poshtë .
Gjatë tërë kohës kishim shoqërim erën e fortë të kurrizit malorë dhe askund nuk kishte të përshtatshme kushte për tu ndalur .Në këto kushte vazhduam marshimin duke zbritur të poshtë dhe kur arritëm nën nivelin 800m u zbutë paksa moti dhe u largua mjegulla. Në vazhdim të shtegut që përcillnim, u ndalëm në një vend ku diktuam ca degë drurësh të thara dhe pasi më pak mundime me këto degë të lagura drush ndezëm zjarrin u akomoduam disi rreth zjarrit dhe rrjedhës së ujit në lugun pranë e filluam drekimin e pushimin. Zjarri i bollshëm për të cilin u kujdesëm me kontributin e përbashkët në mbledhjen e drurëve të tharë për rreth ,na disponojë që të qëndronim në këtë vend rreth dy orë në biseda e të qeshura nga barsoletat e Gencit e të tjerëve gjersa suxhuku piqej e herë digjej në zjarrin pranë.
Pasi përfunduam edhe me këngë këtë aheng bjeshkatarie filluam zbritjen në terrenin gjithnjë të zhveshur nga drunjtë (për shkak të prerjeve dhe djegies masive). Gjatë zbritjes mendoja se si dikur këto anë kishin qenë të mbushura me dru të llojllojshëm dhe përpiqesha të gjeja zgjidhjen për mundësinë e pyllëzimit.
Gjatë bisedës me shokët propozova idenë që ne si bjeshkatarë të ndërmarrim iniciativën për një aksion vullnetarë në lidhje me këtë çështje duke shpërndarë e mbjellur fidanet e drujve të ndryshëm sigurisht në konsultime bashkëveprim me ekspertet e pylltarisë.
Me një tempo të relaksuar marshimi, aty rreth orës 15 zbritëm dhe arritëm të restoranti ’Tropoja’ që gjendej në këndin e ndarjes së rrugës Ponoshec/ Qafë Morinë. Pasi larguam nga supet çantat dhe u akomoduam në tryezën e tavolinave të bashkuara brenda lokalit, porositëm kush çka dëshirojë dhe kështu në shoqëri edhe këtu kaluam rreth gjysmë ore në biseda e mahi të disponuar si gjithnjë .
Në Gjakovë arritëm rreth orës 16 me disa vërejtje të disave duke u mahitur se mos vallë do t`na kritikojnë gratë tona që u kthyem kaq herët në shtëpi.
Përshkrues i marshit : Islam Lama, Inxh. Dipl. Elektr.