box1

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra

About The blue pill

Given Where to buy sildenafil citrate Sildenafil citrate directions it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress found in 1998, The blue pill has Human Growth Hormone Human Growth Hormone helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra

Udhëpërshkrim nga ekspedita në Shpellën e Veselit, fshati Grqinë, KK Gjakovë

Shkruan :Islam Lama, shba Pashtriku, Gjakovë
27 shkurt 2011

Gjatë sezonit dimërorë rregullisht shoqëria bjeshkatare alpiniste  Pashtriku kufizon relacionet e gjata të marshimit për shkak të ditës së shkurtë, prandaj edhe kësaj radhe pak për shkak të kushteve atmosferike në dyshim dhe pak për shkak të ofertës nga një bashkëfshatarë  i Grqinës për të na përcjellë deri te shpella e Veselit,ndryshuam planin e shetitjes për në Prevallë që kishim paraparë dhe kështu vendosëm për të vizituar këtë shpellë të njohur në fshatin Gerqinë  afro 12 km në Jug të Gjakovës .

U nisëm saktë në orën 9 nga qendra e qytetit((tubimi pranë hotel Pashtrikut  në Gjakovë) me dy kombibusa të cilët u mbushën përplot me dashamirë të shëtitjeve në shoqërinë tonë. Kishte edhe kësaj radhe  të atillë që nuk kishin lajmëruar që ma parë pjesëmarrjen në marshim, mirëpo ne si shoqëri edhe për raste të këtilla gjejmë gjithnjë zgjidhje ,duke përdorur edhe ulëset e plastikës që shoferët tanë rregullisht i mbajnë rezervë në kombibusat e tyre.
Kur arritëm në fshatin Gërqinë dhe zbritëm nga kombibusat te dyqani i fshatit, vazhduam këmbë përpjetë grykës ku në dalje të fshatit kah gryka për bjeshkë takuam Xhemën ,banorë i fshatit(drejtori i shkollës fillore) i cili kishte premtuar se do t`na përcjellte deri të shpella.


Në ambientin e bukur dimërorë të fshatit  të përcjellur me lehjet qenëve dhe nën vështrimin e disa fëmijve të fshatit nga oborret e shtëpive të tyre,duke shkelur  mbi shtresën jo fortë të trashë të borës ,me një tempo të nxituar, grupi  prej afro 30 pjesëmarrësve marshonte  pas udhëheqësit të rrugës pa mundim të madh gjatë luginës.

Deri të kthesa për ngritje në shpellë nga lugina e Gërqinës , shumë lehtë kaluam 3km e para në një ngritje të zbutur, por ngritja për deri të shpella që ishte nën shkëmbin në të majtë të luginës, ishte pak e mundimshme për shkak të pjerrtësisë dhe dëborës. Duke rrëshqitur nga njëherë dhe duke u ndihmuar  për mbajtje nga degët e drunjëve të malit  arritëm të shpella. Shpella gjendej nën masivin shkëmborë pak përfundi bjeshkës mbi të cilën shtrihej thikë përpjetë masivi shkëmborë në formë rrasas guri. Në fillim hyrja në shpellë ishte e gjerë por më tutje kishte qarje të ngushta ,mezi të depërtueshme. Për të vizituar shpellën duhet pajisja e ndriçimit dhe mjetet për gërmim. Sipas udhërrëfyesit gjatësia e shpellës ishte mbi 3km por ne nuk ishim të përgatitur për një ekspeditë të këtillë ,prandaj pasi morën disa foto në grup pranë shpellës, vendosëm që të kthehemi dhe zbresim poshtë në luginë për të ndezur zjarrin e tharë rrobat pasi ishim lagur  mjaft gjatë ngritjes deri të shpella .

Si zakonisht kureshtja ime dhe disponimi për të eksploruar më tutje më nxiti që derisa grupi fillojë zbritjen poshtë në luginë unë të vazhdojë edhe rreth 150m përpjetë deri në majën e bjeshkës ku mu nën shkambin mbi maje hasa në shpellën tjetër që kishte një thellësi në formë humnere.

Gryka e shpellës ishte nxënë me një shkamb përmasash rreth 1.5m n`diametër që të ipte përshtypjen se dikush e kishte rrokullisur shkambin për të mbyllur qasjen  në këtë shpellë mjaft të rrezikshme. Pasi bëra disa foto edhe të kësaj shpelle,zbrita me shpejtësi të poshtë ,herë duke u mbajtur për degët e drujve e herë duke rrëshqitur nëpër terenin mjaftë të pjerrët për të nxënë grupin në luginë.


Pasi isha i lagur dhe fillova të ndjejë të ftohtin në këmbët e lagura nga dëbora që kishte depërtuar në çizmet, mezi prita të arrijë të zjarri të cilin Suphiu me Bujarin po sa e kishin filluar ta ndezin me disa degë të thara drush përreth dhe fletë dushku  në një teren të rrafshuar mbi borën e shtypur.


U ndërruam me rrobe të thara që kishim në çantat tona dhe filluam të thahemi e ngrohemi rreth zjarrit që fillojë pas pak të merr intensitetin.
Drekuam dhe pushuam kështu rreth zjarrit duke pjekur suxhukun kush kishte marrë me vete  në mënyrat e ndryshme(dikush me hell special “Made in IlirLyta” dhe dikush vetëm me suxhukun e ngulur në shkopin me maje prej druri).


Gjersa drekonim dhe qëndronim rreth zjarrit të qeshurat nga mahitë e Gencit jehonin luginës dhe krijonin atmosferë gazmore edhe në këto kushte deri sa aty rreth orës 14 vendosëm të zbresim e të kthehemi të dyqani i fshatit ku na pritnin pijet”birrat e Bejës” për të kurorëzuar në kulminacion disponimin e pjesëmarrësve të këtij marshi në  këtë ditë vikendi fundshkurti të vitit 2011. Në Gjakovë arritëm rreth orës 15 30.

 

Google Translate