box1

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra

About The blue pill

Given Where to buy sildenafil citrate Sildenafil citrate directions it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress found in 1998, The blue pill has Human Growth Hormone Human Growth Hormone helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra

Shkruan,
Islom Lama
Gjakovë, 7 gusht 2010


Në orën 7 të mëngjëzit, si zakonisht me një kombi i cili me 17ulëset  u mbush plotë. U nisëm për në fshatin Batushë ,fshat 14km në përendim të qytetit për të marshuar deri të maja e Ujëzës ku kishim planifikuar marshutën e kësaj të shtune të parë të muajit Gusht,muajit më të nxehtë të vitit. Me kombi vazhduam deri te varrezat në Koshare nëpër rrugën e zgjeruar dhe të shtruar me guraleca tashma të pregatitur për shtresën e asfaltit.

Këmbë kaluam shtegun kah Padeshi dhe u habitëm kur pranë kalimit të prrockës  së Gushës vërejtëm vetëm gurët e thatë, pa ujë. Që nga ky moment filluam të brengosemi se do të ballafaqohemi me mungesën e ujit. Athua do t`kemi fatin që mos të gjejmë burim uji deri para gurrave të zeza d.m.th edhe tri orë marshimi deri atje...

Ecja nëpër rrugën e ish ushtrisë jugosllave deri të kazerma e bombarduar nën hijen e drujve përanash,aty këtu duke u ndaluar dhe provuar manaferrat për skaj rrugës ,ofronte kënaqësi të veqant në orët e para të kësaj paradite me diell, kur  rrezet e diellit përpiqeshin të depërtonin nëpër gjethet e druajve ahor dhe bredhave të dendur.

Pas një marshimi një orësh arritëm dhe u ndalëm te kazerma e ndërtuar para lufte nga ushtria jugosllave tashma e rrënuar nga bombardimi gjatë luftës së fundit me 1999,.Gjatë marshimeve në këto shtigje, shpesh ndalemi dhe fotografojmë këte zone, por kësaj radhë vërejtëm se dora e njeriut kishte filluar rrënimin më të madh .U habitëm se si kishte arritur për një muaj kur kemi qenë së fundi këtu, të jetë rrënuar në kte masë dhe pyes vehtën  se si është e mundur të arrijë eskavatori deri këtu ,nëpër rrugën tashma  të dëmtuar dhe vështirë të kalueshme që të bënte këte “punë dreqi” ,hapë kanalin duke ngritur pllakat mbulesë të rënda të  betonit, si duket vetëm për të nxjerrë kabllin elektrik të mbetur në kanal.

Pasi fotografuam  edhe kte herë gërmadhat e  kazermës së bombarduar, tash edhe me  katin e rrënuar si dhe kanalin e hapur në platon rreth kazermës,vazhduam nëpër shtegun përpjetë drejtë kufirit deri para fshatit Padesh që shtrihet në anën e Shqipërisë. Rrugës kaluam pranë trekëndshit të  betonit që si pikëshënim  i kufirit, ishte rrëzuar dhe shtyer disa metra në anën e Kosovës.

Gjatë brezit kufitarë dhe më tutje në thellësi kah rrasa e Kosharës, hasëm në shum trupa bredhash e druajsh ahu të ri të prerë e lënë rrugës ,që për ne bjeshkatarët  si dukuri vandaliste në vazhdim ,po na e prishë disponimin dhe po na shtyen të mendojmë se ku do t`na shpie kjo pas dhjetë vitesh , të pyesim se a do të zhvishen edhe këto anë si disa zona tjera rreth kufirit siq janë rrethi i Hasit(prej Pashtrikut  deri te qafa e Morinës e mbi doganë).

Posa arritëm në të hapur,në një livadh në brezin kufitarë me Shqipërinë ,para nesh u shfaq Padeshi , një fshat i vogël  rrëzë Ujëzës.Padeshi, duke përjetuar rrebeshin e luftës së fundit  ,ka ngelë pa banorë .Edhe ata pak banorë që kanë qenë këtu para lufte, tashma kanë braktisur këte zone, dhe kanë emigruar  në qendrat  qytetare të Kosovës apo të Shqipërisë e ndoshta  edhe jashtë. Në këte vend, tash  gjinden vetëm disa shtëpi  ku banorët e vetëm, jetojnë me punët e bagëtisë dhe tregtisë me drurin ose nuk banojnë aty ,por herë pas here e vizitojnë.

Padeshi ka pamje të bukur  në qdo stinë të vitit dhe vlen të vizitohet.I shtrirë në një lartësi rreth 1100m, në verilindje ka kufirin e Kosovës ndërsa në përendim shifen nga këtu shumë afër bjeshka e Shkelzenit dhe bjeshka e Ujazës .Padeshi është i pasur me kullosa dhe është vend i përshtatshëm për kultivimin e blegtorisë.
Kështu ,duke marshuar ,gjithnjë me mungesën e ujit dhe nën rrezet përclluese të diellit kohë pës kohe ,duke u ndalur për të pushuar, duke hjekur nga trupi ndrresat e djersitura  ,pas më pak se tri ore, arritëm te “Gurrat e zeza “, një burim i ujit të pastër që rrjedh nga shkambi përfundi bjeshkës pranë.Na u duk se arritëm në një pjesë të parajsës .Uji i pijshëm dhe i ftohët i bjeshkës  na këndelli fare Ky burim uji është shpëtim për shtegtarët e këtyre anëve Për rreth burimit filluam të mbledhim dhe shijojmë boronicat tashma të pjekura.

Më poshtë për disa dhjeta metra më largë, shifej një sipërfaqe e mbuluar me ujë(si një liqe shumë i vogël) Pak më lartë liqenit ishin të vendosura disa koliba dhe stanet e bagëtive , e mbi to,në distancë  rreth 300m nga stanet,shtrihej në një rrafshinë n`lartësi,fusha e improvizuar e futbollit me dy porta.

Të gjithë  e pëlqyem vendqëndrimin  te “Gurrat e zeza” me admirim dhe disa nga  grupi u ndalën për të pushuar  e drekuar në këte vend,ndërsa grupi tjetër pasi u freskua dhe pushojë pak , vazhdojë drejtë majës së Ujazës ku e kishim cakun.

Unë si ç`do herë ndjeka një shteg më të shkurtër dhe arrita përpara deri të stanet rrënzë Ujëzës.Banorët e staneve me treguan dy burime uji mjaft të mira që ishin pranë ,dhe pasi mbusha barkun me uj bjeshke mjaft të ftohët dhe u freskova ,u shtriva mbi barin nga toka e ngrohtë ,me pamje të mrekullueshme nga q`do anë(në perëndim  bjeshka e Shkelzenit me majet që herë herë shfaqeshin pas reve,dhe kah lindja, panorama e staneve me banorët që punon diqka apo rreth bagëtisë pranë  staneve të tyre jo fort komode.

Aty pranë një djalosh i hipur mbi  kal ushtronte  në livadhin e gjërë , ndërsa aty ku isha shtrirë duke pritur grupin që vinte drejtë majës së Ujëzës ,dy fëmijë,moshatarë me buzë e dhëmbë të mavijosur nga boronicat ,mu afruan me kurreshtje Pas pak këtu takova edhe një djalë shtatëhedhur rreth 18 –tat.që mbante dy enë të mbushura me boronica që kishte mbledhur në këto anë të pasura me këte pemë mjaft të dobishme për shëndetin e njeriut.Në bisedë me Enkelin, një gjimnazist nga fshati  Ballaban , rrethi i Tropojës , që studjonte në Tiranë ,kuptova hallet që kishte edhe ky me shpenzimet e shkollimit dhe deshirën që të transferohej atje përgjithmonë edhepse i ati nuk donte të braktiste fshatin.

Prej tij pas  këthimit nga maja e Ujëzës bleva dy kg,boronica. Pas pak nga bregu u dukën bjeshkatarët e grupit që drejtohej kah maja e Ujëzës ,edhe unë iu bashkangjita atyre  pasi kisha pushuar mjaft dhe pas një marshi rreth 30 minutash ,duke u ndalur kohëpas kohe për të fotografuar, arritëm në majën e Ujëzës ,në lartësinë  1822m.
Nga maja e Ujëzës ku qëndrojshim ne,  shum poshtë shifej vazhdimi i luginës së Sulbicës, një luginë mjaft e thellë dhe pothuajse  e pa depërtueshme  apo e vështirë për tu kaluar, e cila na ndante nga bjeshkët e Shkelzenit në anën tjetër. Shkambijt e thepisur dhe shkrepat thikë përpjetë të bjeshkës së Shkelzenit në njerën anë ,dhe bjeshkës  së Ujëzës në anën ku gjendeshim ne,krijonin pamje grandioze me luginën plotë gjelbrim të Sulbicës përmes.

Qëndruam kështu në rrafshinën në majën e Ujëzës  një kohë mjaft të gjatë duke fotografuar e kënaqur me panoramën dhe pritur që të shfaqeshin pas reve n`kalim here here majet e Shkelzenit e herë herë maja e Gjaravicës atje largë në veri .

Kur u kthyem të gurrat e zeza , grupi që kishte ngelur aty,kishte mbaruar drekën dhe disa ishin shtrirë duke dremitur ndërsa disa po mblidhnin boronica .Profesori Fahredin, penzioner i cili javën e ardhshme do të festojë ditëlindjen e 78 ,kishte mbushur një enë1kg –she me boronica  të cilën e ruante me zili për t`ju dërguar nipave dhe mesave .

Pasi drekuam edhe ne pranë burimit e pushuam mjaft në një ambient  freskues,u nisëm për tu kthyer dhe pas marshit gati tri orësh duke kaluar pranë pllakës përkujtimore  në vendin e quajtur Jerina (në maje të Rasës së Kosharës),pllakë të cilin e ka vendosur shoqëria bjeshkatare Pashtriku në ditën e e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ,arritëm me kohë të varrezat e deshmorëve të rënë në betejën e Kosharës.Në ate moment arriti edhe shoferi i ynë me kombi për t`na kthyer në Gjakovë.

Mirpo si gjithherë ,duke u mahitur se mos po na bërtasin në shtëpi pse u kthyem kaq herët, pranuam propozimin e Besnikut që të ndalemi rrugës  në restoranin Potok  ,3km në jugpërendim të  fshatit Mulliq.Kështu edhe këtu , në një ambient të bukur, në flladin e luginës mes brigjeve me trupa drujsh të dendur gështenje  e dëllinje , me bazenin artificial të kultivimit të troftës pranë restoranit rishtas të ndërtuar,
qëndruam  pak më tepër se një orë duke pirë pije e biseduar në shoqëri.

Në Gjakovë u kthyem kah ora 19 ashtu si kishte planifikuar Skenderi në organizimin e shpallur për këte marshutë.

Google Translate