Udhëpërshkrimi nga marshi ne Dragobi me dt. 02 Prill 2011
Shkruan : Islam Lama
Po fillojë nga fundi. Autobusi përplot i mbushur me të gjitha strukturat për nga mosha dhe nga profesioni dashamirë të shëtitjeve nëpër natyrë, u ndalë saktësisht në orën 19:28 min në stacionin e parë të xhamia e lagjes Mulla Jusuf aty prej nga u nisëm sot në mëngjes për Shqipëri (luginë të Valbonës). Derisa po zbritnin nga autobusi ata të cilët kishin shtëpitë në këtë lagje apo afër, po komentoja me Remziun dhe Reshatin që kisha pranë ulëses, se sa të saktë jemi bërë si shoqëri në përcaktimin dhe realizimin e itinerarit të marshutave e sidomos në kthim.