Udhërrefim nga marshi Valbonë- Theth -Qafë Pejë-Jezerce- lug i Zajave,Valbonë
Shkruar nga Islam Lama (Dajaloma).
E premte, 07.09 .2012
Pas perfundimit te mesimit, gjate kthimit prej shkolles deri ne shtepi , ndalova ne byfen ku punon Nexhdeti,si zakonisht per ndonji bisede shoqerore e kembim informatash per aktivitetin e radhes. Po sa hyra ne lokal Nexhdeti me pyet nese jam I interesuar t`iu bashkangjitem treshes Teki, Nexhdet dhe Ruzhdi ne marshin e organizuar per Theth kah Valbona.Pasi nuk kisha n`agjend t`organizimit t`vikendit asgje te definuar ma pare, propozimi me pelqeje dhe menjihere pranova. Meqenese nisja behej pas disa oresh ,mu desh te shkoja menjihere ne shtepi dhe me nxitim te pregatitem per kete ekspedite sfiduese.
Prej Gjakoves u nisem rreth ores 15 e 30min me automjetin e Tekiut te ngarkuar perplot rekvizita bjeshkatarie duke perfshire ketu edhe tendat e thaset per fjetje. Formalitetet doganore ne piken kufitare te Q.Morines i kaluam shpejt dhe pa asnje problem.Rruges,ne dalje te qytetit te Bajram Currit ne drejtim te grykes se Valbones dhe para hyrjes ne gryke, u ndalem te gurra poshte fshatit Shoshaj dhe aty kaluam disa qaste relaksimi .Eshte nje vend piktoresk ku ,nje sasi e madhe uji rrjedhe nga fundi I bjeshkes se Radeshes dhe Shkelzenit qe derdhet ne lumin Valbona.Prane kesaj rrjedhe gjendet edhe mulliri i vjeter I Haxhi Zekes te cilin e kishim vizituar disa dite ma pare me Nexhdetin gjate ekspedites sone njeditore me bicikleta prej Gjakove deri ketu.
Ne Valbone arritem aty rreth ores 18 ,dhe pasi zgjedhem vendin e pershtatshem per qendrim , filluam te nxjerrim jasht automjetit gjerat qe kishim marre me vehte per fushim dhe te ngrehim tendat per fjetje.Muzgu I mbramjes afrohej dhe pasi I beme pregatitjet e akomodimit fushor,filluam te mbledhim dru te thata e te pregatitemi per qendrimin disa oresh nen qiellin e hapur dhe nen freskine e nates para se te na nxe gjumi nen tendat e ngrehura prane zjarrit..Pasi darkuam dhe nen tingujt e melodive te lehta te percjellura me harmoniken gojore te Tekiut ,kaluam disa qaste te bukura ne kte vend te lugines se Valbones te rrethuar me shkrepat e thepisura te bjeshkeve per rreth ,te cilat dukeshin sikur e hedhnin vallen nen tingujt e muzikes sone dhe qiellit plote yje.Temperatura e ambientit ishte e pershtatshme ,pothuajse verore , edhepse ishte fund i javes se pare te shtatorit. Me siguri edhe neser do te jete dite e bukur. Pasiqe te nesermen duhej te vazhdonim ecjen kah Thethi , nuk qendruam gjate jasht, keshtuqe u futem ne tendat tona dhe u shtrime per te fjetur .
E shtune, 0.8.09.2012
Aty rreth ores 6 te mengjezit u zgjuam si duket te gjithe te pushueshem dhe te disponuar . Filluam te pregatitemi per marshim ,shkrehem tendat dhe i futem ne automjet.Gjate kohes se pregatitjes dhe ndarjes se rekvizitave te cilat do ti merrnim me vehte, vura ne prushin e zjarrit te mbetur nga zjarri i mbreme xhevzen me uj per te pregatitur supen e mengjezit.Pas mengjezit dhe parkimit te automjetit ne oborrin e restoranit dhe bujtines “Fusha e Gjese”,aty rreth ores 7 me torbat mbi supe dhe rekvizitat e nevojshme te bjeshkatarise ,u nisem kemb ne drejtim te qafes se Valbones
Nga shkrepat e bjeshkeve te sabores se Krasniqes nga ana e majte e shtegut , mezi depertonin rrezet e diellit ne kte mengjez shtatori.Keshtu,nen freskine e kendshme te nje fillim diteje te bukur ,te percjellur me cicrrimen e zogjeve dhe duke lene pas shpine Luginen e Valbones ecnim kah burimi i Valbones ku arritem pas dy ore marshimi pothuajse pa u ndalur askund.Te burimi u ndalem pak kohe per freskim e ndrrim t`rrobave ,dhe pasi fotografuam disa pamje te bukura te rrethines, vazhduam marshimin perpjete kah qafa e Valbones per Theth.
Ngjitja per ne qafe na u duk shum ma e lehte kesaj radhe e sidomos ne shoqerim dhe bisede me bariun Nue ,nje djale 30 vjeqar nga Valbona I cili kulloste bagetine ne keto ane.Derisa delet kullosnin rrenze qafes poshte kah ana e Valbones ,Nue na shoqeroje deri ne qafe sepse kishte qellimin te zente valet e telefonise mobile per te biseduar me dikend te aferm.
Ne qafe u ndalem pak per te soditur rrethinen dhe fotografuar pejsazhet impozante qe ofronte pamja nga te dy anet e qafes (kah Valbona dhe kah Thethi).Pasi mu ne qafe ,ne kete moment fryente nje ere bukur e forte dhe pak e ftohet, dhe pasi ishim pak te djersitur, nuk u ndalem shum,por vazhduam te zbresim shtegut kah Thethi. Pas pak ,rruges takuam nje djale e vajze,bjeshkatare nga Nyrbergu i Gjermanise me te cilet zhvilluam nje bisede shoqerore ne gjuhen angleze dhe bem disa foto sebashku
Pak ma larg u ndalem ne nje vend, ku nje banore I Thethit ,kishte ndertuar nje tend druri ne forme t` byfese se perkohshme malore ,dhe aty u freskuam me nga nje qaj mali.N`at moment andej pari kaluan edhe tre veta (dy anglez) te shoqeruar nga nje kosovar nga Mitrovica.Pasi biseduam e kembyem disa foto edhe me kte grup,te disponuar vazhduam zbritjen per ne Theth.
Ne qender te Thethit ,te restorani “Zorgji”, arritem aty rreth ores 14 dhe menjihere vazhduam ne drejtim te ujvarres se Grunasit.Vendosa te ndjeki shtegun qe shpiente kah shtepia e Pavlinit te cilin e njihnim si une ashtu edhe Nexhdeti . Duke kaluar neper oborrin e shtepise ,na doli perpara Pavlini I cili me mikpritjen bujare na gostiti si nikoqir.Patem rastin te takojme edhe baben e Pavlinit I cili kishte ardhur per pushime nga New Yorku dhe me te zhvilluem nje bisede te kendshme .Ne oborrin e shtepise se Pavlinit lam qantat dhe keshtu pa peshe mbi supe u nisem me nxitim kah shtegu I ujvarres.Rruges per ne ujvarre, shtegu shpiente edhe neper oborrin e Kulles se njohur te Ngujimit ku takuam Sokolin,ciceronin e kulles I cili banonte prane me familjen e tij .Nga ketu vazhduam ne shtegun poshte kah ujvarra dhe aty arritem pas 30 minutash,pra per nje kohe ma te shkurte ne krahasim me kohen qe kishim bere disa vite me pare deri te ujvarra me bjeshkataret e shba Pashtriku kah rruga tjeter me furgon.
Te ujvarra hasem grupin e te rinjve nga Tirana e Shkodra te cilet ishin akomoduar mbi shkambijt rreth ujvarres nen freskun e sterpikave te ujit .Kishim rastin te shijonim ket bukuri perrallore te ktij vendi ne kte pasdite me diell kur rrezet e diellit kohe pas kohe krijonin figuren e ylberit me vrushkujt e ujit qe binin nga lartesia mbi 20 metershe nga qarja shkembore e bjeshkes prane te ngritur thik perpjete.
Ndjenim deshiren te qendronim ma teper ne kete vend te bukur,mirpo akoma nuk kishim drekuar e as siguruar vendin per fjetje,prandaj na u desh te ndahemi me keqardhje nga ky vend piktoresk dhe te kthehemi ne qender te Thethit,duke marre ma pare torbat qe I kishim lene ne shtepine e Pavlinit.
Vendosja ne shtepine e Rupa Rozes ashtu si kishte parapare Nexhdeti ,na deshtoi sepse derisa qedronim te ujvarra ne nderkohe,aty kishin ardhur dhe vendosur ca turist franqez ,prandaj na u desh te vazhdonim e te kerkonim tjeter vend per fjetje Dielli veq ishte fshehur pas kreshtave ne perendim kur arritem te restorani e bujtina “Zorgji.”
Mbeshtetem torbat prane nje trungu ketu ne oborrin e kesaj bujtine dhe u ulem per te marre e pire diçka. Pasi ne kerkesen tone kamarieri na propozoje nje dhome te lire,ne katin e eperm ,u vendosem ketu dhe kaluam naten ne kete bujtine .
E Diele .09.09.2012
Pasi u zgjuam , mbaruam mengjezin ne oborrin e restoranit,dhe u pajtuam me propozimin tim per kthimin ne Valbone nga ana e Qafes se Pejes dhe Jezercit.,vendosem mbi supe torbat ku kishim me vehte ushqimin dhe ujin e u nisem ne diten e dyte te marshimit te disponuar dhe te pushueshem pas nje gjumi te rehatshem mbi dyshekun dormeo ne bujtinen Zorgji.Vlen te lavdrojme pronarin e kesaj bujtine per sigurimin e komoditetit te vendqendrimit ne kte bujtine sidomos me ujin e ngrohet te bollshem qe kishte siguruar nga kolektori solar te vendosur ne objekt.
Rruges per ne Qafe te Pejes takonim dhe tejkalonim grupet e bjeshkatareve tjere te huaj te udhehequr nga guida shqiptare dhe here here duke u ndalur dhe kembyer nga ndonje informate e bere foto.Mbi qafe te Pejes takuam grupin qe kthente ne te majte kah maja e Arapit.Pyetem nese kane ndonje harte dhe me miresjellje na prezentuan nje harte nga e cila vertetuam marshuten qe e kishim ndermend.
Ngritja per ne qafen e Pejes nuk ishte edhe aq e rende mirpo u vonuam pak meqenese ndalesat per te bere foto dhe pushuar ishin ma te shpeshta se sa duhej.Vapa e mesdites filloj te na mundonte dhe rezervat e ujit te zvogloheshin.Une kisha mbledhur dhe rrasur ne torbe disa kumbulla rruges prej Valbones deri ne Theth,keshtuqe kohe pas kohe duke I ngrene ato e zbutsha nga pak etjen .
Pas kalimit prane karaulles ne fushen e Rufines, ne shtegun ne te djathte ,duke kaluar prane bunkerve te shkatrruar, filluam prap ngjitjen shtegut per Jezerce.Gjate gjithe kohes ne anen e majte dhe pastaj prapa nesh kishim majat e Karanfilit .Pasi kaluam ngritjen pak te mundishme,ne gjysem rrugen e shtegut Qafe Peje > Buni i Jezercit ,takuam grupin bjeshkatare nga Thethi e Shkodra te udhehequr nga Rupa Roze ,nje femer udheguide e njohur nga Thethi