box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

DITARI NGA – MAJA E MERTURIT ( ÇARDAK ) – SHQIPËRI - 2013

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 27.04.2013 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, dhe nga Lagjja Mulla Jusuf në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 20.00.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 24 veta. Udhëtuam me dy furgona, nëpër doganen e Qafës së Morines gjer në qytetin e Bajram Currit të lmd. prej 385 metrash, për të vazhduar pastaj në të majtë, nëpër rrugë malore të fshatit Markaj gjer në afërsi të Qafës së Kolqit, prej nga e filluam marshimin për në Majen Çardak. Për shkakun se kjo rrugë ishte mjaft problematike për automjete, na është dashur që të bëjmë nga Bajram Curri gjer tek ajo vendnisje rreth një orë udhëtim.

Ishte ora 8.40 minuta kur filluam marshimin nëpër ato shtigje, për të mbërritur pas një ore tek Qafa e Kolqit, ku gjendej edhe lapidari i dëshmorëve të LNÇ ( 1941 – 1945 ). Aty kemi bërë një pushim të shkurtër sa për të bërë foto dhe soditur natyrën e bukur përreth. Ajo qafë e cila nga lartë kishte Majen Çardak ndërsa përanash Bjeshkët e Hekurta kishte një pozitë mahnitëse. Nga poshtë kishte fshatin Lekë Bibaj, pastaj Nikaj, si dhe fshatrat Curraj të poshtëm dhe të epërm.

Nga aty na kishte mbetur pjesa më e thepisur e bjeshkës për t’u pushtuar. Pas dhjetë minutash pushimi vazhduam shtegtimin nëpër atë bjeshkë përplotë gurë, që vende vende mbuloheshin nga bora. Pas më shumë se një ore e pushtuam majën e parë prej nga filloi të shihej Liqeni i Komanit – Fierzes. Kjo nuk ishte maja kryesore sepse ngjitas ishin edhe dy maja të tjera pakë ca më të larta. Tani nevoitej zbritje dhe ngritje nga maja në majë, gjë që ishte mjaft e mundimshme. Pasi që nga maja e parë bëmë një pushim të shkurtër dhe soditëm atë natyrë të bukur, pa vonuar vazhduam tutje. Duke marshuar herë nëpër gurë e herë nëpër borë, në ora 12.30 minuta arritëm që ta pushtojmë edhe majën kryesore të Merturit – Çardak, e cila ishte pikësynimi jonë dhe kishte lmd prej 1758 metrash.

Koha e mrekullueshme dhe me diell bëri që nga aty shumë qartë të shihej Liqeni i Komanit – Fierzës, i cili gjendej nga ana jugore e kësaj maje, ndërsa nga ana veriore, mu në rranzën e kësaj bjeshke gjendeshin fshatrat e lartëcekur, ndërsa nga lartë, po nga ajo anë nga afër shiheshin majat e Bjeshkëve të Hekurta, pastaj maja e Boshit, si dhe shumë bjeshkë të tjera. Pasi që bëmë foto dhe soditëm atë natyrë të bukur, aty jemi akomoduar për të ngrënë dhe pushuar. Kësaj radhe isha afër me Besnik Stavilecin me të cilin kemi biseduar dhe ngrënë me shumë andje.

Pas një ore pushimi, gjegjësisht në ora 13.45 minuta kemi filluar zbritjen. Ashtu nëpër gurë shkëmbor dhe herë herë duke rrëshqitur nëpër borë, por edhe duke pushuar gjatë rrugës, në ora 17.00 kemi mbërritur tek vendi i nisjes, gjegjësisht tek furgonat. Për shkak se furgonat ishin të stërngarkuar, me nga 12 veta, si dhe rrugës jo të përshtatshme malore, shpesh na është dashur që të zbresim nga automjeti për të ecur këmbë, me qëllim që të mos dëmtohet dhe të qarkulloi më lehtë.

Pasi që në të kthyer nuk kemi hyrë fare në qytetin Bajram Curr, sepse qarkulluam nëpër një rrugë poshtë qytetit, e cila për disa kilometra e shkurtonte udhëtimin. Në ora 18.00 mbërritëm në fshatin Bujan, ku shkuam në restorantin Krasniqja për t’u freskuar dhe pushuar. Nga aty pas një ore pushimi vazhduam kthimin për në Gjakovë. Pas një udhëtimi mjaft të mirë në ora 20.00 mbërritëm në Gjakovë.

Ishte edhe kjo njëra ndër ekspeditat e bukura dhe me shumë përjetime. Natyra e bukur, koha me diell si dhe bjeshka shumë atraktive e mbuluar vende vende me borë, bënë që ne me të vërtetë të relaksohemi dhe kënaqemi.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me furgona: 4.30 minuta ( 2.30 + 2.00 )

Ecje këmbë: 7.05 minuta ( 3.50 minuta + 3.15 minuta ).

Ecje gjatësi rrugore: 18 km. ( 9 + 9 )

Ecje këmbë m/lmd: 828 m/lmd ( 1080 - 1758 ), si dhe 150 metra lartësi shtesë llogariten për shkak të konfiguracionit të terenit i cili kishte ngritje dhe zbritje.

 

Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 27.04.2013

Google Translate