box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Përshkroi : Ilir Lyta

SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 21.07.2013

DITARI NGA – MAJA ÇARË - SHQIPËRI – 2013

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 21.07.2013 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, dhe nga Lagjja Mulla Jusuf në ora 6.30 minuta, ndërsa kthimi në ora 20.00.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 27 veta.

Udhëtuam me dy furgona dhe me kombibusin e Reshatit, nëpër doganen e Qafës së Morinës, qytetin e Bajram Currit, përtej fshatit Dragobi, gjer në fshatin Qerem të lmd. prej 1160 metrash, i cili kishte 27 km largësi nga Bajram Curri, gjegjësisht 67 km largësi nga Gjakova. Fshati Qerem gjendej në një natyrë të mrekullueshe afër Vraninës, gjegjësisht në zonën kufitare në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Dikur kishte pasur 400 banorë, ndërsa tani ka shumë më pak. Gjatë dimrit për shkak të borës së madhe dhe kushteve të vështira për jetesë fshati boshatiset.

Ishte ora 9.30 minuta kur nga ai fshat filluam marshimin në të djathtë, për në Majen Çarë. Kyçjen për në shtegun adekuat fillimisht na tregoi një vogëlush i fshatit, ndërsa pastaj nën udhëheqjen e Skenderit kemi vazhduar marshimin tutje. Këtë ditë unë isha ndihmës i udhëheqësit të rrugës prandaj siç e kërkojnë rregullat gjithë kohën kolonën e kam përcjellur nga fundi.

Marshuam nëpër kohë shumë të përshtatshme dhe natyrë të mrekullueshme. Ashtu në kolonë duke soditur bukuritë e asaj natyre, bërë foto, si dhe zhvilluar biseda në mes vedi, në ora 13.00 mbërritëm në Majen Çarë të lmd prej 2013 metrash. Nga ajo majë e cila gjendej mbi fshatin Qerem dhe pingul mbi lumin Qerem të fshatit, shiheshin shumë maja bjeshkësh. Përballë kah ana perëndimore gjendeshin bjeshkët e Kollates, si dhe pika kufitare me Malin e Zi. Nga aty poashtu përballë ishte Mijushi i Azi Zekës, ndërsa përtej largë shihej edhe maja e Jezercës.

Në majë qëndruam aq sa për të bërë foto dhe soditur natyrën përreth, sepse për shkak të vrazhdësisë së gurëve dhe shkurreve ishte e papërshtatshme për qëndrim, prandaj dhe kemi zbritur poshtë në një lëndinë e cila gjendej nja 50 metra nën majë, për t’u akomoduar dhe pushuar. Aty përreth bjeshkës përsëri kemi hulumtuar për të parë se ku gjendej ai i quajturi fenomen që ne këtë ditë e kishim pikësynim dhe nuk mundëm t’a vërejmë kurrsesi. Fenomeni në fjalë ishte një rrafshlartë e gjelbëruar e cila kishte formë të rregullt rrethi të diametrit prej afro 50 metrash, e që gjindej mbi një masiv të bjeshkës që kishte formë cilindrike. Këtë fenomen natyror ne e kishim vështruar kur ishim vite më parë tek Mijushi i Azi Zekës, i cili gjendet përballë kësaj rrafshlarte, andaj dhe kishim planifikuar që t’a pushtojmë, por kot, nuk mundëm këtë gjë t’a realizojmë, ngase dikund kah mesi e kishim devijuar shtegun.

Në lëndinën e gjelbëruar poshtë Majes Çarë, ku ishim akomoduar, qëndruam duke pushuar dhe ngrënë mbi një gjysmë ore. Pas një pushimi mjaft të mirë përplotë biseda dhe humor, në ora 14.00 filluam kthimin. Përsëri nëpër shtegun e njëjtë, aty këtu me rreziqe të vogla marshuam duke pushuar kohë pas kohe ngapakë. Poshtë në Qerem tek automjetet mbërritëm në ora 16.30 minuta. Aty tek byfeja tejet interesante, e improvizuar me dërrasa dhe pa dritare fare, jemi freskuar me pije të ftohjes natyrale. Disa nga brënda e disa nga jashtë kemi ditur që nga disponimi t’ia themi edhe këngës. Nga aty pas një pushimi të nevojshëm dhe mjaft të mirë, në ora 17.15 minuta kemi filluar kthimin për në Gjakovë. Udhëtimin nëpër atë rrugë të mundimshme malore e kaluam duke zhvilluar biseda të ndryshme, të udhëhequra nga Xhelali, rreth përjetimeve gjatë viteve rinore në Sarajevë dhe Zagreb. Nga bisedat intenzive më është dukur se shumë shpejtë mbërritëm në Bajram Curr, prej nga pastaj vazhduam tutje për në Gjakovë, ku mbërritëm në ora 20.00.

Edhepse rruga mjaft e largët dhe e mundimshme, natyra e mrekullueshme, koha shumë e përshtatshe dhe me diell, poashtu edhe shoqëria e mirë, bënë që kjo shetitje të jetë mjaft e mirë dhe relaksuese.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me furgon: 5.30 minuta ( 2.45 + 2.45 )

Ecje këmbë: 6.00 orë ( 3.30 + 2.30 ).

Ecje gjatësi rrugore: 13 km. ( 6.5 + 6.5 )

Ecje këmbë m/lmd: 853 m/lmd ( 1160 - 2013 )

Google Translate