box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

DITARI NGA – GJALLICA - 2013

Nisja për këtë marshutë dhe eksplorim është bërë të dielen më 04.08.2013, në ora 6.00 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, ndërsa kthimi në ora 22.00.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 23 veta. Udhëtuam me tre furgona në relacionin: Gjakovë – Prizren – Kukës – fshati Bicaj – Kolesjan – Qafa Dardhës dhe Qafa Epërme.

Nga qyteti i Kukësit i lmd prej 290 metrash kemi udhëtuar nëpër rrugë të asfaltuar gjer mbi fshatin Bicaj, prej nga pastaj kemi vazhduar përreth bjeshkës së Gjallicës nëpër rrugë mjaft të vështira malore, për të mbërritur gjer tek stanet e Qafes së Epërme. Nga aty në ora 9.30 minuta, nëpër kohë me diell dhe mjaft të nxehtë kemi filluar marshimin për në majen e Gjallicës. Shtegtuam nëpër natyrë mjaft të bukur, me lëndina të gjelbëruara dhe me burime uji. Kjo natyrë e butë dhe pa drunjë të lartë kishte konfigurocion të njëjtë me bjeshkët e Sharrit nga të cilat e ndante vetëm një luginë.

Duke marshuar së bashku njëri pas tjetrit dhe duke u mbrojtur nga rrezet përcëlluese të diellit, me kapela mbi kokë si dhe veshje adekuate, në ora 13.00 mbërritëm në majën e Gjallicës të lmd prej 2486 metrash. Ishte kjo një majë e gjelbëruar e cila kishte një pozitë mahnitëse. Poshtë në rranzë kishte qytetin e Kukësit si dhe Liqenin e Komanit – Fierzes, i cili nga aty dukej për bukuri. Nga bjeshka e Koritnikut e cila ishte shumë afër e ndante vetëm lugina që shkonte përmes. Nga aty edhepse kishin largësi të konsiderueshme, shumë qartë shiheshin edhe maja e Korabit dhe ajo e Titos së Tetovës.

Në lëndinën e majes së Gjallicës kemi pushuar, ngrënë, bërë shumë foto dhe soditur panoramat e shumta përreth. Aty gjendej edhe Varri i Mirë, i cili ka historikun e njëjtë me atë të Varrit të Mirë të Shkelzenit. Kthimin nga aty e filluam në ora 14.15 minuta. Poshtë majës na është bashkangjitur edhe Beni i cili për shkak se nuk ndjehej mirë e kishte ndërprerë marshimin mu në rranzën e majës, dhe tashmë po na priste. Ashtu të gjithë në kolonë kemi vazhduar zbritjen poshtë bjeshkës për tek burimi dhe pastaj tek automjetet. Së bashku me Besën dhe Dugën kolonën e kemi përcjellur nga fundi, për shkak se Adhurimi e kishte lënduar këmbën dhe i nevoitej ecje më e ngadalshme.

Tek automjetet ku gjendej edhe rrjedha e ujit mbërritëm në ora 17.00. Aty kemi pushuar dhe jemi pastruar e freskuar gjer në ora 17.30 minuta, kur dhe filluam udhëtimin prapa. Ishte udhëtim mjaft i vështirë për shkak se rrugët malore ishin shumë të papërshtatshme dhe bënte shumë vapë, por edhe këto sfida i tejkaluam pa ndonjë problem. Siç duket molisjen nga rruga dhe të nxehtit e mposhtnin përjetimet e bukura që shijuam gjatë shetitjes nëpër atë natyrë të mrekullueshme.

Pasi që e kaluam qytetin e Kukësit, gjatë një pushimi të shkurtër u dakorduam që sipas dëshirës disa të ndalemi në Vërmicë për t’u freskuar dhe ngrënë, ndërsa të tjerët të vazhdojnë për në Gjakovë. Në restorantin Liqeni në Vërmicë mbërritëm në ora 19.00. Aty njëmbëdhjetë veta së bashku me Ukën jemi freskuar dhe kemi darkuar për mrekulli. Edhepse ishte koha kur i gjithë restoranti ishte kapluar nga prizrenasit të cilët kishin ardhur me familjet e tyre për të bërë Iftarin në këtë ditë Ramazani, shërbimi ishte shumë në nivel, dhe jemi ndarë shumë të kënaqur.

Pas dy orësh freskimi në restorant jemi nisur për në Gjakovë. Nga disponimi, prej aty e gjer në Gjakovë, unë me Besën dhe gjithë të tjerët nuk e kemi ndalur këngën fare. Ai disponim i lartë pas gjithë asaj dite të mundimshme, duket se ishte rrjedhojë e relaksimit në natyrë të bukur dhe energjisë që na dha peshku nga skara.

Të relaksuar dhe përplotë kënaqësi në ora 22.00 mbërritëm në Gjakovë.

Edhepse rruga mjaft e largët dhe e mundimshme, poashtu edhe koha shumë e nxehtë, gjer në 36 ºC, nuk arritën të na i shuajn kënaqësitë.

Natyra e mrekullueshme e asaj bjeshke që për ne ishte risi, pasi që ishte rasti i parë që po e vizitonim, poashtu bëri që kjo ditë të jetë e veçantë dhe e paharrueshme.

Në përgjithësi, ishte kjo një ekspeditë përplotë përjetime, ngjarje dhe kënaqësi, e cila do të ketë vend të veçant në arkivin tonë të bjeshkatarisë.

Përfundimisht kaluam:

Relacioni: Gjakovë – Prizren – Kukës – fshati Bicaj – Kolesjan – Qafa Dardhës dhe      Qafa e Epërme.= Gjithsej 100 km.

Udhëtim me furgona: 6.30 minuta ( 3.30 + 3.00 )

Ecje këmbë: 6.15 minuta ( 3.30 + 2.45 )

Ecje gjatësi rrugore: 20 km. ( 10 + 10 )

Ecje këmbë m/lmd: 796 m/lmd ( 1690 - 2486 ).

 

Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 04.08.2013

Google Translate