box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

 

DITARI NGA – MAJA LIQINAT – “ RUGOVA 2012 “

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “ Gjeravica “ Pejë, po e organizonte Takimin Ndërkombëtar Bjeshkatar “ Rugova 2012 “. Takim ky i organizuar në Kuqishte të Rugovës, gjegjësisht në Restorantin Guri i Kuq, më 2, 3 dhe 4 nëntor 2012.

Në këtë takim nga Shoqëria jonë morëm pjesë 23 veta, nga të cilët kishte gjashtë qifte. Udhëtuam me gjashtë vetura, të pavarur njëri nga tjetri. Unë kam udhëtuar së bashku me Besnikun, Zejgjonen dhe Valonin. Jemi nisur me veturën e Besnikut të premtën më 02.11.2012 në ora 15.00. Udhëtuam në relacionin Pejë – Grykë të Rugoves ( Bjeshkë të Nemuna ) gjer tek restoranti “ Guri i Kuq “, që gjithsej nga Gjakova përbën largësi prej 65 km ( 5 kilometrat e fundit janë rrugë malore e paasfaltuar ).

Pas dy orësh udhëtimi mbërritëm tek Restoranti Guri i Kuq, ku menjëherë të gjithë jemi akomoduar nëpër vilat e restorantit.

Numri i tërësishëm i pjesëmarrësve ishte rreth 120 veta. Përpos mysafirëve nga Kosova kishte mysafir edhe nga Turqia, Sarajeva, Sanxhaku etj.

Fjalën përshëndetëse dhe hapjen solemne të këtij takimi e bënë nikoqirët në ora 19.00. Pjesëmarrës në hapjen solemne ishte edhe kryetari i FBAK-ut, zoti Arben Lila, i cili në këtë takim kishte ardhur me gjithë familjen e tij.

Siç ishte planifikuar paraprakisht, pas hapjes së takimit, është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të FBAK-ut, në vilën poshtë restorantit, me qëllim të ndërrimeve statutore, si dhe zgjedhjes së dy delegatëve nga FBAK-u për në KOK ( Komiteti Olimpik i Kosovës ). Me pajtueshmërinë unanime të të gjithëve delegatë u zgjodhën Arben Lila dhe Teuta Bicaj.

 

Pas kësaj mbledhje e cila nuk zgjati shumë, mbrëmjen e kemi vazhduar në restorant, nën tingujt e muzikës, duke vallëzuar pa ndërprerë gjer pas mesnate. Në restorant ishte krijuar një atmosferë mjaft e hareshme. Orët e vona pas mesnate, Unë, Besniku, Enveri, Valoni dhe shumë të rinjë të tjerë i kaluam në terasën e restorantit duke ngritur gotat përreth zjarrit që ndizej me shumë vrull. Atë natë ishte bërë ora një kur kemi shkuar për të fjetur. Unë së bashku me Enverin ishim vendosur në dhomën e epërme të vilës, në të cilën vilë gjithsej ishim vendosur 11 veta, ndaras në tri dhoma ( 5 + 3 + 3 ). Me të hyrë në dhomë edhepse të gjithë të tjerët kishin shkuar më parë për të fjetur, ne të dy të bindur se ende nuk i ka zënë gjumi, përplotë gaz dhe duke e ftuar Fetahun që të na bashkangjitet kemi filluar ta këndojmë këngën “ Robi plaket kur don vetë “, me qëllim që të bëjmë shaka me Fetahun i cili dihet se është adhurues i denjë i kësaj kënge. Ashtu qefli dhe përplotë gaz me të përfunduar këngën na ka zënë gjumi.

Të nesërmen më 03.11.2012, jemi zgjuar pas orës 6.00, me qëllim që të pimë kafen e mëngjesit dhe pas ngrënjes së mëngjesit të fillojmë marshimin. Disa nga shoqëria jonë me qëllim që t’i shoqërojnë gratë e tyre, kanë marshuar për tek Liqeni i Kuqishtes dhe janë nisur një orë pas nesh.

Grupi jonë marshues për në majen e Liqinatit, kemi filluar marshimin në ora 8.30 minuta nga restoranti në fjalë, gjegjësisht nga lmd prej 1420 metrash, për të marshuar nëpër Bjeshkën e Malsorit, gjegjësisht nëpër qafën e kësaj bjeshke dhe pas saj. Ishte ky shteg nëpër të cilin marshuam shumica e pjesëmarrësve, e që i përkiste territorit të Malit të Zi. Disa nga grupi jonë marshues kanë marshuar për tek Guri i Kuq, ndërsa shoqëria jonë pas një marshimi përplotë kënaqësi, nëpër natyrë fantastike dhe kohë të ngrohët e me diell, në ora12.00 e pushtuam Majen Liqinat të lmd prej 2275 metrash.

Ajo majë e gjelbëruar nga njëra anë kishte bjeshkët e Malit të Zi, ndërsa nga ana tjetër bjeshkët e bukura të Rugoves. Nga aty qartë shihej bjeshka e Jezercës, Rusolija, Hajla, Durmitori si dhe shumë vargmale të tjera. Edhepse ajo majë gjendej mbi Liqenin e Kuqishtes, liqeni nga aty nuk shihej sepse pengohej nga masivi shkëmbor i asaj bjeshke.

Aty nuk qëndruam shumë sepse shumë shpejtë zbritëm poshtë tek qafa për të ngrënë. Nga ajo lëndinë e gjelbëruar tashmë shihej liqeni dhe zjarri rreth së cilit po qëndronin shokët. Pasi që hangrëm ushqimin që kishim me vehte, pa vonuar shumë filluam zbritjen për tek liqeni, gjegjësisht tek shokët.

Tek shokët mbërritëm në ora 13.10 minuta. Edhe ata kishin kaluar një ditë shumë të mirë. Aty rreth zjarrit qëndruam gjer në ora 13.50 minuta, kur dhe filluam kthimin për tek vilat. Pas një ecje të lehtë dhe të pa mundimshme, në ora 15.00 mbërritëm tek vilat. Pasi që u pastruam dhe pushuam nëpër vila kemi shkuar në restorant për të drekuar.

Mbrëmjen organizative të kësaj nate poashtu e kaluam për mrekulli, nën tingujt e muzikës dhe duke vallëzuar. Edhe këtë mbrëmje shoqëria jonë nuk e kemi lënë pa e kënduar së bashku këngën tonë të preferuar “ Robi plaket kur don vetë “. Për këtë gjë Fetahu kërkoi nga djaloshi i cili e udhëhiqte muzikën, DJ-i, që për një kohë ta ndërpresë muzikën gjersa ta këndojmë këngën tonë të preferuar. Të gjithë mysafirët prezent na aplauduan për një veprim të tillë i cili krijoi atmosferë të hareshme.

Pas mesnate gradualisht të gjithë kemi shkuar për të fjetur. Unë me Besnikun, Demën, Valonin dhe kolegët nga Prishtina kemi qëndruar duke biseduar gjer në ora 01.30 minuta pas mesnate.                                                                                                                                                   Në mëngjesin e së nesërmes përsëri jemi zgjuar herët, dhe pasi që të gjithë kemi pirë kafen e mëngjesit dhe kemi ngrënë, kemi filluar përgatitjet për kthim. Pas orës nëntë jemi ndarë në disa grupe. Disa janë kthyer për në shtëpi. Dervishi me disa shokë kanë shkuar tek vila e tij, ndërsa ne të tjerët planifikuam që të shkojmë në Bogë për t’a kaluar atë ditë. Unë dhe Valoni u dakorduam që të bëjmë një kombinim transporti, me qëllim që ne të dy të shkojmë në Bogë dhe të kthehemi me veturën e Enverit, ndërsa Nexhati pasi që kishte punë, të kthehej me veturën e Besnikut.

Ashtu vepruam dhe të tri veturat me dymbëdhjetë veta kemi shkuar në Bogë ku kemi shetitur dhe pushuar nëpër kafeteri gjer në ora 12.30 minuta. Në të kthyer kemi ndaluar në restorantin Bjeshka për të drekuar. Në atë restorant kemi drekuar me shumë lezet, duke qëndruar gjer në ora 15.15 minuta. Nga aty kemi vazhduam për në Gjakovë, ku pas një udhëtimi mjaft të mirë mbërritëm në ora 17.00.

Mikëpritja, organizimi i mirë, shoqëria e mirë, koha e mrekullueshme dhe bukuritë mahnitëse të bjeshkëve të Rugovës, bënë që këto ditë për ne të jen të mrekullueshme dhe të paharrueshme.

Përfundimisht kaluam:

Për tek Maja Liqinat:

Udhëtim me vetura: 4.00 orë ( 2 + 2 orë )

Ecje këmbë: 5.30 minuta ( 3.30 + 2.00 ).

Ecje gjatësi rrugore: 14 km ( 8 + 6 )

Ecje këmbë m/lmd: 850 m/lmd ( 1425 – 2275 )

 

Përshkroi : Ilir Lyta                                SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 04.11.2012

 

Google Translate