box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Shkruan: Ilir Lyta

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 16.09.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, dhe nga Lagjja Mulla Jusuf në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 18.30 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 20 veta. Udhëtuam me dy furgona, nëpër doganen e Qafës së Morines, qytetin Bajram Curr, përtej fshatit Dragobi, gjer në fshatin Qerem të lmd. prej 1150 metrash, i cili kishte 27 km largësi nga Bajram Curri, gjegjësisht 67 km largësi nga Gjakova. Fshati Qerem gjendet në një natyrë të mrekullueshe në zonën kufitare në mes të Shqipërisë dhe Malit Zi. Vetëm kufiri e ndan nga fshati Vraninë i Malit Zi. Dikur kishte pasur 400 banorë, ndërsa tani numri i banorëve ishte në rënje e sipër, për shkak të kushteve të vështira për jetesë, sidomos gjatë dimrit kur nga bora e madhe që bie fshati boshatiset.

Ishte ora 9.00 kur nga ai fshat filluam shtegtimin nëpër ato shtigje të bukura malore dhe lëndina të gjelbëruara, për të kaluar stanet e asaj ane dhe mbërritur në ora 11.00 tek guri kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit Zi, gjegjësisht në Qafë Borë të lmd prej 1850 metrash. Këtë ditë pikësynim kishim majën Kuji i Kadisë e cila gjendet mbi atë qafë, në lmd prej 2149 metrash, por për shkak të mjegullës që kishte kapluar atë pjesë na u desh që në pikën kufitare të Qafë Borës ta përfundojmë marshimin. Ajo pikë kufitare gjendej në një luginë e cila e ndante Shqipërinë nga Mali i Zi. Nga aty, afro shtatë kilometra në brendësi të Malit Zi gjendej fshati Vuthaj. Ajo pikë e evidentuar me nr. 19, në të djathtë kishte majen Kuji i Kadisë, ndërsa në të majtë Majen e Borës, e cila pastaj vazhdon duke u shkrirë në bjeshkët e larta të Kollatës.

Nga koha e papërshtatshme nuk patëm mundësi që nga largë t’i shohim bjeshkët tjera përreth, mirëpo prapëseprapë bukuritë e atyre bjeshkëve mund të kuptoheshin. Pasi që po rigonte edhe shi ngapakë aty nuk qëndruam shumë, por menjëherë pasi që bëmë foto dhe soditëm atë natyrë filluam zbritjen poshtë tek pylli për t’u akomoduar. U vendosëm në luginën e cila nga njëra anë kishte pyllin dhe një rrjedhë uji, ndërsa nga ana tjetër ku ne ishim vendosur, kishte vargun e bjeshkëve të Kollates. Aty menjëherë me iniciativën e Bujarit dhe Suphiut është ndezur zjarri. Zjarri ishte mjaft i nevojshëm pasi që binte ngapakë shi dhe bënte mjaft ftohët. Ashtu duke u ngrohur kemi ngrënë, pushur dhe zhvilluar biseda gjer në ora 13.00, kur dhe vazhduam kthimin.

 

Jemi kthyer nëpër të njëjtin shteg kah kishim shkuar. Në ora 14.30 minuta mbërritëm tek automjetet, prej nga pastaj vazhduam shetitjen dhe vizitën për në brendi të fshatit Qerem. Në fshat vizituam lapidarin, shkollat e rrënuara, hidrocentralin, si dhe shtëpitë e fshatit. Tek lapidari na është ofruar një fshatar i vjetër i cili na shoqëroi dhe njoftoi për shumë gjëra rreth atij fshati. Pas vizitës kemi ndaluar tek shitorja apo kafeneja e improvizuar me dërrasa, për të shuajtur etjen me nga një pije. Aty poashtu qëndruam afro një gjysmë ore, duke pushuar dhe zhvilluar biseda me pronarin e lokalit rreth bjeshkëve dhe asaj zone kufitare.

Ishte ora 16.15 minuta kur nga aty vazhduam rrugën për në Gjakovë. Gjithë atë rrugë të vështirë për të cilën po flitej se shpejtë do të rregullohet, e kaluam pa ndaluar fare, prandaj në ora 18.30 minuta kemi mbërritur në Gjakovë.

Edhepse koha e papërshtatshme, pastaj rruga malore nga lugina e Valbonës gjer në Çerem mjaft e vështirë, prapëseprapë natyra e bukur dhe interesante që ne po e vizitonim për herë të parë, bënë që ne të kalojmë mjaftë mirë dhe të relaksohemi.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me furgon: 5.15 minuta ( 3 + 2.15 )

Ecje këmbë: 3.30 minuta ( 2 + 1.30 ).

Ecje gjatësi rrugore: 16 km. ( 8 + 8 )

Ecje këmbë m/lmd: 700 m/lmd ( 1150 - 1850 )

Përshkroi : Ilir Lyta                                        SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 16.09.2012

 

 

 

Google Translate