box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

 

Shkruan: Ilir Lyta

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 09.09.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë dhe nga Lagjja Mulla Jusuf në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 19.00.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 35 veta, ndër të cilët ishte edhe Beni i cili kishte ardhur së bashku me nipin e tij.

Udhëtuam me tre furgona të stërngarkuar, për shkakun se numri i pjesëmarrësve ishte tejkaluar, pasi që kishin ardhur disa të rinjë të paparalajmëruar. Udhëtuam kah fshati Ponoshec dhe Botushë, për tek plepat e Koshares të lmd prej 1040 metra. Nga aty në ora 8.00 e filluam marshimin për në majen e Ujëzes. Gjatë rrugëtimit kaluam nëpër zonën kufitare të Padeshit me çrast vizituam edhe gërmadhat e mbetura të ish karaullave të RSFJ-së.

Marshimi apo shetitja nëpër atë kohë me diell dhe freski të mëngjesit ishte një kënaqësi e vërtetë. Ashtu duke soditur atë natyrë të bukur dhe duke zhvilluar biseda nga më të ndryshmet në ora 11.30 minuta arritëm në Majën e Ujëzes të lmd prej 1822 metrash. Pak para mbërritjes në majë disa nga shokët vazhduan shtegun në të djathtë për tek Gurra e Zezë apo siç njihet edhe si Gurra e Padeshit, me qëllim të relaksimit më të mirë afër rrjedhës së ujit.  Maja e Ujëzes në atë kohë me diell dhe shumë të kthjellët me të të vërtetë kishte një pamje fascinante. Këtë majë apo rrafshlartë nga bjeshka e Shkelzenit e ndante vetëm lugina e Tropojës, gjegjësisht lumi i Sulbicës, prandaj dhe gjendej shumë afër dhe përballë Bjeshkës së Shkelzenit. Poashtu shumë afër nga aty gjendeshin edhe bjeshkët e Gjeravicës, si e vogla ashtu edhe e madhja. Nga ajo lartësi qartë shihej edhe Rrafshi i Dukagjinit me vendbanimet e tija.

Në atë majë të gjelbëruar nga bari i njomë, jemi akomoduar si më së miri për të ngrënë dhe pushuar. Gjersa po hanim ushqimin dhe po i soditnim ato bukuri përplotë kënaqësi, së bashku me Besnikun të ulur krahas njëri tjetrit i analizonim me vëmendje ato vargmale të territoreve shqiptare. Gjatë kohës sa qëndruam aty duke pushuar, koha e ngrohët dhe me diell bëri që ne edhe të rrezitemi ngapak.

 

Pasi që bëmë mjaft foto dhe soditëm ato bjeshkë dhe lugina të bukura në ora 13.15 minuta filluam zbritjen. Në të kthyer, duke e përcjellur kolonën nga mbrapa së bashku me Benin, përmes muzikës së zgjedhur nga celulari i tij, jemi revokuar në ditët e bukura studenteske të Zagrebit. Ashtu dhe me ato përjetime kemi vazhduar gjer tek Gurra e Zezë ku u bashkuam me shokët e tjerë. Tek ajo gurrë dhe rrjedhë uji jemi freskuar me ujë të ftohët dhe kemi pushuar afro një orë. Ashtu duke pushuar dhe u rrezitur unë kam bërë edhe një gjumë të lehtë dhe mjaft relaksues. Kthimin e vazhduam të gjithë së bashku për të mbërritur në ora 16.45 minuta tek automjetet. Pasi që automjetet do të vinin në ora 17.30 minuta, atë hapësirë kohore e shfrytëzuam për të ngrënë manaferra të cilat gjendeshin aty përreth. Profesori Fahredin dhe ca të tjerë gjatë kthimit kanë arritur që të mbledhin mjaft edhe thana.

Me të ardhur të automjeteve kemi zbritur poshtë tek restoranti Katana 43, ku kemi pushuar dhe shuar etjen duke u freskuar me nga një pije. Pasi që edhe aty u relaksuam si duhet, vazhduam për në Gjakovë ku mbërritëm siç ishte planifikuar, në ora 19.00.

Ishte kjo një ditë me kohë të shkëlqyeshme, dhe shumë relaksuese. Shetitëm nëpër natyrë tejet të bukur e cila na solli mjaft kënaqësi.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me furgona: 1.30 orë ( 0.45 + 0.45 )

Ecje këmbë: 6.00 orë ( 3.30 + 2.30 ).

Ecje gjatësi rrugore: 16 km. ( 8 + 8 )

Ecje këmbë m/lmd: 782 m/lmd ( 1040 - 1822 )

Përshkroi : Ilir Lyta

SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 09.09.2012

 

Google Translate