box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Ilir Lyta

DITARI NGA – KURORA BJELLUH – MAJA LEQINAT - 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielën më 02.10.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 18.15 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 17 veta.

Udhëtuam me një minibus, nëpër Pejë – Grykë të Rugovës gjer tek Restoranti “ Guri i Kuq “, që gjithsej nga Gjakova përbën largësi prej 65 km ( 5 kilometrat e fundit janë rrugë malore e paasfaltuar ).

Me të mbërritur në ora 8.45 minuta, tek vila afër restorantit jemi takuar me Benin, Xhemin, si dhe dy kolegët bjeshkatarë nga Kroacia, Dražen Lovreček ( Kryetar i Shërbimit të Udhëheqësve Malor të Kroacisë ) dhe Davor Banič ( Kryetar i Shërbimit të Udhëheqësve Malor të Zagrebit ), sepse i treti Alan Čaplar ( Trajner Profesionist dhe Veprimtar i Bjeshkatarisë ) ishte në trajnim praktik, në teren me kolegët tonë bjeshkatar. Ishte kjo dita përmbyllëse e Trajnimit për Udhëheqës malor që kishte filluar katër ditë më parë, gjegjësisht nga data 28.09.2011, ku pjesëmarrës ishin 23 bjeshkatar nga Kosova të cilët sot do ti merrnin edhe diplomat përkatëse. Nga SHBA “ Pashtriku “ po trajnoheshin Fisniku, Arbeni dhe Leka. Trajnimi në fjalë ishte i organizuar sipas koordinimit të Nexhitit me Alan Čaplar ( i cili poashtu është edhe autor i shumë librave dhe doracakut Bazat e Bjeshkatarisë, të cilin e përktheu dhe botoi këto ditë Nexhati ).

Nga aty, gjegjësisht restoranti në fjalë i cili ka lmd prej 1400 metrash, filluam rrugëtimin për tek Kurora Bjelluh. Shtegtuam përmes pyllit, herë herë nëpër shtigje të pa definuara, ndërsa në pjesën e epërme jemi ndarë në dy grupe. Unë, Islami, Enveri dhe Ruzhdiu kemi marshuar majtas kah Maja Leqinat, ndërsa të tjerët marshuan sipas planit. Ne të katërtit bëmë një shtegtim më të vështirë por me shumë vlerë sepse kemi soditur natyrë të mrekullueshme. Nga lartë arritëm të shohim Liqenin e Kuqishtës, e në ato çaste edhe kolegët tonë bjeshkatar me ata kroat duke u stërvitur buzë liqenit. Tashmë gjendeshim në zonën kufitare diskutabile në mes të Malit Zi dhe Kosovës, prej nga shiheshin për mrekulli të dy anët e bjeshkëve.

Pa vonuar shumë kemi vazhduar kthimin për t’ju bashkangjitur shokëve. Për një kohë, gjegjësisht në ora 12.15 minuta, së bashku me shokët tjerë kemi mbërritur në Kurorën Bjelluh, e cila i përket Malit Zi. Nga ajo lartësi prej 1962 metrash shihej qartë Maja e Qakorrit si dhe Gryka e Rugovës me Bjeshkët e Nemuna. Pasi që aty bëmë ca foto dhe soditëm atë natyrë të bukur, kemi filluar kthimin prapa, por tashmë nga ana tjetër e asaj bjeshke. Pakë më poshtë tek një stan kemi ndaluar dhe jemi akomoduar për të pushuar dhe ngrënë. Aty qëndruam dhe pushuam gjer në ora 14.00 dhe pastaj përsëri vazhduam për tek vendi i nisjes, gjegjësisht restoranti. Gjatë kësaj pjese të shtegtimit, gjersa disa nga ne po shtjellonim biseda rreth religjionit, për shkak të mospajtimeve ideologjike që kisha me Ademin, më është dashur që me te, nën prezencën e dëshmitarëve Enverit dhe Adrianit të lidhem me kusht siç vijon: sipas Ilirit ( meje ) nuk gjendet njeri i cili e din gjithë Kur’anin përmendësh, ndërsa sipas Ademit e kundërta, don të thotë se sipas tij ka njerëz të tillë dhe atë në Gjakovë. Sipas marrëveshjes Ademi kishte për oblgim që brenda 30 ditësh ta gjejë atë individ.

Ishte ora 15.30 minuta kur zbritëm poshtë tek restoranti. Aty jemi takuar me kolegët tonë bjeshkatar nga Gjakova si dhe kolegët nga Kroacia. Në terasën e restorantit prej nga shihej një panoramë e mrekullueshme e atyre bjeshkëve jemi akomoduar nëpër tavolina duke shuar etjen me pije të ftohta dhe duke zhvilluar biseda të ngrohta kolegiale me mysafirët nga Kroacia. Më kanë pëlqyer dhe do t’i ruaj në kujtesë fjalët e Alan Čaplar-it i cili gjatë bisedës na njoftoi se kolegu i tijë paraprak, ish redaktor për bjeshkatari, që tashmë ishte pensionist, kishte thënë se ai kishte shetitur shumë bjeshë nëpër botë, por Bjeshkët e Nemuna janë bjeshkët më të bukura në botë, prandaj na këshilloi që ne të krenohemi me to. Pas gjithë atyre bisedave të afërta më në fund në ora 16.30 minuta jemi ndarë nga ta me përshëndetje të ngrohta dhe me shpresën që do të shihemi përsëri. Plotë disponim kemi vazhduar udhëtimin për në Gjakovë. Gjatë udhëtimit kemi pasur dy ndalje për shkak se Enveri siç duket pakës ishte helmuar nga birrat. Në Gjakovë mbërritëm në ora 18.15 minuta.

Natyra e bukur dhe koha me diell bënë që kjo shetitje të ishte përplotë kënaqësi dhe relaksim. Shoqëria e mire bëri poashtu që kjo ditë të mbetet përherë në kujtesën tonë. Kësaj radhe shetitjen e kishte begatuar edhe takimi me kolegët nga Kroacia. Ishte kjo shetitje e cila edhe më shumë na shtoi bindjen se Bjeshkët e Nemura janë perlë e natyrës kosovare.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me minibus: 3.30 minutaorë ( 1.45 + 1.45 )

Ecje këmbë: 5.00 orë ( 3.30 + 1.30 ).

Ecje gjatësi rrugore: 12 km ( 7 + 5 )

Ecje këmbë m/lmd: 562 m/lmd ( 1400 - 1962 ), ndërsa ne të cilët vazhduam për në Majen Leqinat, i kemi ecur edhe 200 m/lmd, të cilat i kemi kaluar gadi për të njëjten kohë.

Përshkroi : Ilir Lyta

SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 02.10.2011

DITARI NGA – LËVOSHË – BJESHKA LUMBARDHIT - 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielën më 25.09.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 19.00.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 9 veta.

Udhëtuam me një furgon, kah Peja, për të vazhduar pastaj nëpër Gryken e Rugovës, gjer tek kilometri i shtatë, gjegjësisht tek restoranti Meti, prej nga në ora 8.00 filluam marshimin nëpër rrugë shumë të mirë malore, ku me të filluar shtegtimin filloi të ndjehej rrymimi i ajrit të ftohët të bjeshkëve. Marshuam nëpër kohë me diell dhe nëpër natyrë shumë të bukur për të mbërritur dhe pozicionuar në ora 12.00, në një vend të bukur i cili gjendej njëqind metra lmd. mbi shtëpinë malore të Lëvoshes e cila shtëpi ka lmd prej 1550 metrash.

Në atë vend tek Stanet e Lumbardhit jemi akomoduar si më së miri. Aty nën hijen e pishave si dhe rrezeve të lehta të diellit kemi ngrënë dhe pushuar nën tingujt e muzikës së lehtë të udhëhequr nga Xhelali. Unë kisha ndezur zjarrin për përgatitjen e mishit në hell, që kësaj radhe kisha marr për të ngrënë. Gjatë gjithë kohës përplot me disponim kemi ngrënë, zhvilluar biseda dhe komentuar muzikën e lehtë sentimentale që po e dëgjonim. Relaksimi dhe qetësia shpirtërore bënë që shumë nga ne ashtu të shtrirë të bëjmë edhe nga një gjumë të lehtë. Poashtu kjo kohë e kthjellët dhe me diell na mundësoi që nga aty ta sodisim atë natyrë të bukur të Bjeshkëve të Nemuna.

Pas këtij pushimi të konsiderueshëm, në ora 14.15 minuta kemi filluar kthimin prapa. Përsëri nëpër të njëjtën rrugë, dhe përskaj lumit Milishevc, kemi vazhduar zbritjen për të mbërritur gjer tek restoranti Meti në ora 17.00. Më ka lënë mbresa ajo rrugë malore e cila ishte shumë e përshtatshme për të shtegtuar nëpër ditë me vapë, për shkakun se e tëra ishte nën hije, e poashtu edhe shumë e përshtatshme për shkak se nuk kishte fare ashpërsi. Në restorant kemi pushuar dhe jemi freskuar gjer në ora 18.00, kur dhe filluam kthimin për në Gjakovë.

Pas një udhëtimi mjaft të mirë, në ora 19.00 mbërritëm në Gjakovë.

Koha e mrekullueshme dhe natyra e bukur e bjeshkëve të Rugovës bënë që kjo të jetë një shëtitje shumë relaksuese dhe e mrekullueshme.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me furgon: 2.00 orë ( 1.00 + 1.00 )

Ecje këmbë: 6.45 minuta (4.00 + 2.45 ).

Ecje gjatësi rrugore: 22 km. ( 11 + 11 )

Ecje këmbë m/lmd: 1030 m/lmd ( 620 - 1650 )

Përshkroi : Ilir Lyta

SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 25.09.2011

DITARI NGA – GURI I SOKOLIT - 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielën më 18.09.2011, nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, në ora 8.00, ndërsa kthimi në ora 18.30 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 29 veta.

Udhëtuam me dy furgona nëpër gryken e Deçanit, gjer tek Restoranti Kalaja e Deçanit, prej nga me të mbërritur në ora 9.30 minuta, kemi filluar marshimin në të djathtë për në fshatin Bellajë. Nga thatësia verore që na kishte përcjell dy muajt e fundit, pa të reshura fare, shtegu në fillim ishte mjaft i pluhurosur. Ashtu kemi vazhduar gjer tek stanet e fshatit Bellajë, ku pas një pauze të shkurtër vazhduam nëpër përpjeta mjaft të ashpra dhe përplot me manaferra të cilat në këtë trevë ishin në sasi të mëdha. Ashtu duke ndaluar kohë pas kohe për të ngrënë manaferra, në ora 11.30 minuta mbërritëm tek Guri i Sokolit i cili gjendej në lmd prej 1192 metrash.

Ky gurë apo shkëmb mbi të cilin përherë valon flamuri shqiptar, gjendet gati pingul mbi restorantin Kalaja e Deçanit, gjegjësisht 400 metra lartësi mbi restorant. Aty kemi qëndruar aq sa për të soditur natyrën përreth dhe bërë foto. Nga ai shkëmb nga afër shihej Rrasa e Zogut dhe maja e Gjeravices. 

Natyra e bukur dhe koha e mirë na joshnin që marshimin ta vazhdojmë tutje. Vazhduam tutje dhe pjesën më të madhe të shtegut e kaluam duke ecur përmes fierit i cili kishte arritur gjatësi mbi dy metra. Në pjesën e epërme të pyllit marshuam nëpër shtigje të pashkelura, prandaj siç duket aty diku në mes të pyllit njëri nga shokët kishte shkelur në një strofull të grerëzave të verdha të cilat pastaj pamëshirshëm i sulmuan të gjithë ata që ishin në atë afërsi. Më së shumti, me afro 20 thumbime janë thumbuar Adriani, Leka, Leonardi dhe disa të tjerë. Ishte fat i mirë që këta shokë kishin imunitet të mjaftueshëm ndaj helmit të atij insekti, dhe këtë sfidë e kaluan pa asnjë të keqe, sepse në të kundërtën një ndodhi e tillë padyshim se do të ishte mjaft e rrezikshme.

Ishte bërë ora 12.30 minuta dhe menjëherë pasi që u qetësuam nga situate që na krijuan grerëzat, kemi filluar kthimin prapa, për tek stanet e Bellajes ku pakë më parë kishin zbritur disa nga shokët. Tek stanet mbërritëm në ora 13.00. Aty jemi akomoduar për të ngrënë dhe pushuar. Nën tingujt e muzikës të udhëhequr nga Xhelali kemi ngrënë dhe pushuar gjer në ora 14.45 minuta kur dhe filluam kthimin prapa. Në të kthyer shtegtuam përskaj shumë manaferrave të cilat ishin të shpërndara sikur me qenë plantazhe. Kemi ngrënë manaferra si asnjëherë në jetë, gjersa jemi ngopur.

Poshtë tek restoranti Kalaja e Deçanit i cili dy muaj më parë e kishte filluar punën, mbërritëm në ora 16.00. Aty jemi freskuar dhe kemi pushuar gjer në ora 17.30 minuta. Koha e mirë bëri që ne aty të qëndrojmë më gjatë dhe të kalojmë si më së miri. Nga aty vazhduam për në Gjakovë ku mbërritëm në ora 18.30 minuta.

Ishte kjo një ditë me diell dhe shumë e përshtatshme për shetitje. Thumbimet e bletëve për një kohë disi na kanë shqetësuar, por pasi që ajo situatë kaloi pa asnjë të keqe e tëra është kurorëzuar me kënaqësi. Veçanti e kësaj dite qenë edhe manaferrat e shumta. Përgjithësisht ishte një ditë shumë relaksuese dhe përplot kënaqësi.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me furgona: 2.00 orë ( 2 x 1 orë )

Ecje këmbë: 5.15 minuta ( 3 + 2.15 minuta ).

Ecje gjatësi rrugore: 10 km. ( 5 + 5 )

Ecje këmbë m/lmd: 608 m/lmd ( 792 - 1400 )

Përshkroi : Ilir Lyta

SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 18.09.2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielën më 10.07.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 6.30 minuta, ndërsa kthimi në ora 21.40 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 21 veta, nga të cilët Beni kishte ardhur me tre kolegë të tjerë nga Prishtina, ndërsa Asdren Rrahmani na është bashkangjitur tek Hotel Argjena.

Udhëtuam me 2 furgona në relacionin: Prizren - fshati Zhur – Dragash – fshati Brod, gjer tek Hotel Argjena, që gjithsej përbën largësi prej 85 kilometrsh

Në ora 9.00, nga lmd prej 1380 metrash, gjegjësisht poshtë rrugës nga hoteli, kemi filluar marshimin nëpër shteg mjaft të ashpër por të gjelbëruar, për të mbërritur në Majen Gjinibeg.

Nëpër kohë të nxehtë dhe me diell e kemi filluar marshimin dhe ashtu e kemi përfunduar. Edhe pse temperaturat e asaj dite ishin mbi 30 ºC, freskia e bjeshkëve dhe natyra e gjelbëruar na sjellnin mjaftë freski sa për ta rezistuar nxehtësinë e asaj dite. Kjo bjeshkë e Sharrit karakterizohej me gjelbërim të theksuar dhe fare pa drunjë, të cilët në këso raste do të ishin të mirëseardhur për tu strehuar nën hije, të paktën për disa minuta. Natyra e tillë e bjeshkës gjatë ditëve me diell përbënte mjaft vështirësi për tu pushtuar.

Megjithatë duke i soditur ato bjeshkë të gjelbëruara nëpër atë kohë me diell, e poashtu duke e vështruar Koritnikun, Gjallicën si dhe Majen e Titos, që nga aty dukeshin shumë afër, pas katër orësh ecjeje, gjegjësisht në ora 13.00 mbërritëm në Majen Gjinibeg ( Trepeznica ), të lmd prej 2610 metrash.

 

Lexo ma...

DITARI NGA – QAFA E PRESLOPIT - KOLLATA – 2011, Ilir Lyta

Nisja për këtë marshutë është bërë të shtunën më 04.06.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, dhe nga Lagjja Mulla Jusuf, në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 22.15 minuta. Pjesëmarrës ishim gjithsej 24 veta, ndër të cilët Beni me tre shokë të tjerë kishin ardhur nga Prishtina me një veturë. Veçmas kishte ardhur edhe Bashkimi me Afroditen.

Udhëtuam me 2 furgona dhe një veturë, nëpër doganën e Qafës së Morinës, qytetin e Bajram Currit, përtej fshatit Dragobi, nëpër Hajdaraj dhe nëpër Luginën e Valbonës gjer tek ura, para Fushës së Gjes. Nga aty ecjen e filluam në ora 8.20 minuta, nëpër kohë shumë të përshtatshme dhe natyrë shumë të bukur.

Lexo ma...

Ma artikuj...

Faqe 4 nga 10

4

Google Translate