box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Ilir Lyta

DITARI NGA – LUGU I ZAJAVE – 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 13.11.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, dhe nga Lagjja Mulla Jusuf, në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 19.30 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 29 veta, ndërsa Arben Nagavci, Blerimi dhe dy shokë të tjerë kishin ardhur nga Prishtina me një veturë.

Udhëtuam me autobusin e Qiri Tours-it, nëpër doganen e Qafës së Morines, qytetin e Bajram Currit, përtej fshatit Dragobi, nëpër Hajdaraj dhe nëpër Luginën e Valbonës gjer tek restoranti i parë para Fushes së Gjes. Nga aty ecjen e filluam në ora 9.30 minuta, nëpër natyrë shumë të bukur dhe kohë të kthjellët e të përshtatshme por mjaft të ftohët.

Fillimisht shtegtuam nëpër shtigje jo të vështira, për të vazhduar pastaj nëpër natyrë të gjelbëruar dhe të rrethuar me bjeshkë të larta. Gjatë këtij shtegtimi poashtu mund të vërehej ngjajshmëria e atyre bjeshkëve me të gjitha bjeshkët tjera të Lugines së Valbones. Gjersa po shtegtonim nëpër atë luginë, nga shumë pozicione shihej nga afër edhe maja e Jezerces. Kah fundi i shtegut, gjegjësisht para arritjes tek rranza e bjeshkës shtegtuam përmes pyllit dhe nëpër shtigje të pa definuara. Ishte ora 11.30 minuta kur mbërritëm tek fundi i lugut, gjegjësisht tek rranza e bjeshkës e cila përtej të shpiente tek Jezerca.

Lexo ma...

DITARI NGA – HAJLA E SHKRELIT - 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të shtunën më 05.11.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 18.45 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 22 veta.

Udhëtuam me një kombibus dhe një furgon, kah Peja, për të vazhduar pastaj nëpër Gryken e Rugoves, gjer tek qendra rekreative Bogë. Në Bogë e cila gjendet në largësi rrugore prej 68 km nga Gjakova, mbërritëm në ora 8.45 minuta. Nga aty në ora 9.00, nëpër rrugën malore përskaj Hotelit Magra, si dhe përmes shumë vilave që tashmë ishin ndërtuar në atë pjesë, filluam marshimin për pushtimin e Hajles së Shkrelit.

Marshuam nëpër kohë me diell dhe nëpër natyrë shumë të bukur. Shtigjet gjer në qafen e bjeshkës, gjegjësisht gjer në atë zonë kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ishin shumë atraktive dhe jo aq të mundimshme.

Duke shtegtuar nëpër qafë të asaj bjeshke, në ora 11.45 minuta mbërritëm në Majen e Hajles së Shkrelit të lmd prej 2145 metrash. Koha e kthjellët dhe me diell bëri që nga ajo majë të shihen qartë të gjitha bjeshkët tjera përreth e sidomos të gjitha Majat e Hajles. Pasi që kjo bjeshkë ishte zonë kufitare dhe ndante dy shtetet fqinje në mes vedi, nga njëra anë shiheshin Bjeshkët e Rogoves, ndërsa nga ana tjetër Bjeshkët e Malit të Zi dhe qyteti i Rozhajes. Maja e Gjeravices shihej nga afër, ndërsa Jezerca edhepse gjendej në largësi megjithatë shihej qartë.

Në majë për shkak të erërave të ftohta nuk qëndruam shumë, vetëm pesëmbëdhjetë minuta, aq sa për të bërë foto dhe soditur atë natyrë të bukur.

Kthimin e bëmë kah krahu tjetër i bjeshkës. Jo shumë larg majes, poshtë tek një burim uji jemi ndalur për të ngrënë dhe pushuar. Ashtu duke ngrënë dhe pushuar kemi qëndruar një orë dhe pastaj vazhduam shtegtimin për tek vendi i nisjes.

Në Bogë zbritëm në ora 16.15 minuta. Aty jemi akomoduar në restorantin e Ylber Rudit për t’u freskuar me nga një pije. Ylberi filloi të qeshte me neve kur nga ai kërkuam që të na sjelli një gajbe me birra të Pejes mbi tavolinë. Ai shumë shpejtë dhe me plotë kënaqësi na solli pijet duke na komplimentuar se ne gjakovarët ia kishim shtuar gjallërinë atij vendi.

Pasi që në Bogë ende nuk kishte borë, frekuentimi i mysafirëve ende nuk kishte filluar prandaj aty mbretëronte një qetësi bjeshke.

Tek Ylberi në restorant duke pushuar dhe duke kënduar ngapakë kemi qëndruar një gjysmë ore, gjegjësisht gjer në ora 16.45 minuta, kur dhe filluam kthimin për në Gjakovë, ku pas një udhëtimi mjaft të mirë mbërritëm në ora 18.30 minuta.

Koha e mrekullueshme dhe me diell, shtigjet jo aq të mundimshme, si dhe natyra e bukur e asaj zone kufitare, bënë që kjo të jetë një shetitje e shkëlqyeshme.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me furgon: 3.30 orë ( 1.45 + 1.45 )

Ecje këmbë: 5.00 orë (2.45 + 2.15 ).

Ecje gjatësi rrugore: 13 km. ( 6.5 + 6.5 )

Ecje këmbë m/lmd: 785 m/lmd ( 1360 - 2145 )

Përshkroi : Ilir Lyta

SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 05.11.2011

DITARI NGA – MAJA ROPS – 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 30.10.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 19.00.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 26 veta.

Udhëtuam me 2 furgona, nëpër Gryken e Deçanit, përtej Hidrocentralit Lumbardhi, gjer tek bazeni i hidrocentralit i cili gjendet në lmd. prej 1200 metrash, prej nga në ora 8.00 filluam marshimin për të arritur në ora 13.00 në Majen e Rops.

Gjatë gjithë ditës na ka përcjell kohë me diell dhe shumë e përshtatshme. Kemi marshuar dhe kaluar nëpër natyrë dhe bjeshkë shumë të bukura. Së pari për shkak të devijimit të shtegut kemi arritur tek një shkëmb i cili gjendej në 1700 metra lmd dhe përballë majes së Rops. Nga aty kemi zbritur poshtë tek disa stane ku gadi gjysma e pjesëmarrësve vendosën ta ndërpresin marshimin dhe të akomodohen në atë rudinë dhe vend të mrekullueshëm përballë bjeshkëve të bukura të cilat po shëndrisnin nga rrezet e buta të diellit. Gjersa po pushonim në atë lëndinë të bukur, unë i qerosa shokët me nga një çokolatë të vogël për shkak se këtë ditë i kisha mbushur 52 vite, me çrast pranova nga shokët shumë urime të sinqerta për këtë ditëlindje.

Nga aty gjer në majë na kishin mbetur edhe tri orë ecje, gjëgjësisht edhe tetëqind metra lartësi. Shumë më pëlqente të qëndroja edhe unë në atë lëndinë të mrekullueshme dhe aty të relaksohesha këtë ditë, por nga kurreshtja për t’a pushtuar majen të cilën nuk kam pasur rast ta pushtoj më parë vendosa që të vazhdoi tutje. Mbi gjysma e pjesëmarrësve vazhduam shtegtimin për në majë. Na kishte mbetur pjesa më e mundimshme e shtegut, por natyra e bukur dhe koha me diell i cili ngapak po na ngrohte bënë që t’a përballojmë edhe këtë pjesë të shtegut dhe në ora 13.00 të arrijmë në majen e Rops të lmd prej 2501 metrash. Aty mbërritëm për një gjysmë ore të gjithë me radhë duke filluar si zakonisht nga Daja Loma.

Nga ajo majë e cila konsiderohet si qendra e Bjeshkëve të Nemuna, koha e kthjellët na mundësoi që t’i shohim të gjitha bjeshkët përreth. Shumë qartë shihej bjeshka e Marjashit, Kopranikut, Çvrle, Gjeravica, Jezerca, e shumë e shumë të tjera. Këtë ditë ishte rasti i parë që unë po e kremtoja ditëlindjen në majë të bjeshkës, prandaj aty edhe një herë shokët me ngrohtësi më kanë uruar këtë ditë. Ishte kjo një ndjenjë e vaçant e cila gjithsesi do mbahet mend.

Pasi që bëmë ca foto, soditëm mirë ato bukuri të natyres jemi akomoduar dhe kemi ngrënë. Edhepse bënte ftohët ashtu kemi qëndruar gjer në ora 14.00, kur dhe filluam zbritjen poshtë bjeshkës për tek shokët. Nuk vonuam shumë dhe arritëm tek vendi ku ishim ndarë nga shokët, por tashmë aty gjendej vetëm zjarri i cili ende po digjej sepse ata kohë më parë ishin nisur për tek automjetet, apo restoranti. Menjëherë edhe ne kemi vazhduar zbritjen sepse nuk kishim kohë të mjaftueshme. Për shkak se këtë ditë ishte bërë ndërrimi në orën dimërore, një orë para se të arrijmë tek automjetet është errësuar prandaj na është dashur që të shtegtojmë nëpër errësirën e pyllit. Pasi që automjetet nuk kishin ardhur gjer tek bazeni, gjegjësisht vendi ku kishim filluar ecjen, na është dashur që të vazhdojmë ecjen edhe 2 km gjer tek hidrocentrali ku do na prisnin automjetet për kthim.

Ashtu nëpër errësirë në ora 17.45 minuta mbërritëm tek automjetet për të vazhduar menjëherë udhëtimin për në Gjakovë. Pas një udhëtimi mjaft të mirë në ora 19.00 mbërritëm në Gjakovë.

Përgjithësisht ishte ky një marshim i mrekullueshëm dhe shumë relaksues. Koha e mrekullueshme dhe natyra shumë e bukur këtë ditë na sollën shumë kënaqësi.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me furgona: 3.15 minuta ( 2.00 + 1.15 )

Ecje këmbë: 8.45 minuta ( 5.00 + 3.45 ).

Ecje gjatësi rrugore: 23 km. ( 9 + 14 )

Ecje këmbë m/lmd: 1301 m/lmd ( 1200 - 2501 ).

– Për shkak të konfiguracionit të terenit si dhe disa devijimeve, kemi bërë edhe nja 100 metra ngritje dhe zbritje gjatë ecjes.

Përshkroi : Ilir Lyta

SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 30.10.2011

DITARI NGA – MAJA DHE GURI LUBENIQIT 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen, më 23.10.2011, nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, në ora 8.00, ndërsa kthimi në ora 18.15 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 26 veta.

Udhëtuam me dy furgona, gjer në pjesën e epërme të fshatit Strellc, prej nga e filluam marshimin. Nga ajo lmd prej 680 metrash, nëpër kohë me vranësira dhe shtigje me përpjeta mjaft të ashpra filluam ecjen. Gadi gjithë shtegtimin e bëmë nëpër rrugë malore automjetesh.

Në një vend të bukur, diku tek rranza e bjeshkës ku gjendeshin disa vila, pesë nga shokët e kanë ndërprerë marshimin për t’u akomoduar në atë vend. Pakës më lartë janë ndalur edhe Suphiu, Nexhati dhe Zejxhanja të cilët menjëherë kanë ndezur zjarrin dhe janë akomoduar. Nga aty gjer në majë na kishte mbetur edhe një orë ecje, prandaj të tjerët vendosëm që t’a vazhdojmë marshimin.

Në pjesën e epërme të bjeshkës vende vende ishte kthjellur qielli prandaj shiqimi në afërsi pjesërisht ishte i mundshëm. Shtegtuam krahas bjeshkës së Strellcit, gjersa mbërritëm tek maja e Lubeniqit, e cila gjendet në lmd prej 2093 metrash. Këtë majë nga maja e Strellcit e ndante vetëm një majë e vogël, përndryshe gjendeshin gadi ngjitas njëra me tjetrën. Maja e Veternikut ( Kopranikut ) poashtu ishte shumë afër nga ai vend.

Prej aty pa pushuar fare vazhduam për tek Guri i Lubeniqit i cili gjendej nja 150 metra më ulët se maja.

Ishin bërë gadi pesë orë ecjeje, gjegjësisht ishte ora 13.45 minuta kur mbërritëm tek Guri Lubeniqit, ku menjëherë jemi akomoduar për të pushuar dhe ngrënë. Aty bëmë ca foto dhe soditëm disa anë të asaj natyre sepse dendësia e reve nuk na lejonte që ti shohim të gjitha anët. Sikur të ishte koha e kthjellët, nga ky vend, gjegjësisht nga kjo bjeshkë e cila i takon Komunës së Pejës do të shihej nga afër Bjeshka e Strellcit, Peja, Deçani etj.

Në ora 14.15 minuta kemi filluar zbritjen nëpër shtigje mjaft të përshtatshme. Me të filluar kthimin filloi të bjerë shi i imët i cili na përcolli gjer në fund. Poshtë tek automjetet, gjegjësisht tek vendi i nisjes, mbërritëm në ora 17.15 minuta. Aty jemi bashkuar me shokët tjerë, me ç’rast tek shitorja që gjendej aty afër jemi freskuar me nga një pije dhe menjëherë kemi vazhduar udhëtimin për në Gjakovë, ku mbërritëm në ora 18.15 minuta.

Ishte ky një marshim i cili kërkonte mjaft energji, por jo dhe aq i mundimshëm, për shkak se shtegtuam nëpër shtigje mjaft të përshtatshme. Bukuritë e asaj natyre poashtu qenë mjaft çlodhëse, prandaj dhe kjo ditë ishte mjaft relaksuese.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me automjete: 2.00 orë ( 1.00 + 1.00 )

Ecje këmbë: 7.45 minuta ( 4.45 + 3.00 )

Ecje gjatësi rrugore: 18 km. ( 9 + 9 )

Ecje këmbë m/lmd: 1413 m/lmd ( 680 - 2093 )

Përshkroi : Ilir Lyta

SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 23.10.2011

DITARI NGA – GURI GAT - 2011

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 16.10.2011 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 8:00, ndërsa kthimi në ora 17:45.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 29 veta.

Udhëtuam me dy furgona dhe një veturë, nëpër Junik, përtej restorantit “ Ereniku “, gjer në rranzën e bjeshkëve të Junikut, prej nga e filluam marshimin për tek Guri Gat, i cili gjendet në lmd prej 1873 metrash. Kësaj radhe ishim stërngarkuar nëpër automjete për shkak të ulëseve të pamjaftueshme në automjete.

Në ora 9.00, nga lmd prej 750 metrash, filluam marshimin nëpër rrugë malore dhe nëpër kohë mjaft të ftohët por pa të reshura.

Në pjesët e epërme të bjeshkëve bënte mjaft ftohët dhe temperaturat ishin nën zero. Për shkak të ftohtit gjysma e pjesëmarrësve kanë ndaluar tek stanet të cilat gjendeshin në rranzën e asaj maje. Të tjerët ashtu nëpër atë të ftohët vazhduam edhe nja dyzet minuta gjersa mbërritëm tek caku.

Ishte ora 12.30 minuta kur mbërritëm tek Guri Gat. Për shkak se frynte erë shumë e ftohët qëndruam shumë pak, aq sa për të bërë ca foto dhe vështruar bjeshkët përreth. Aty gjendeshim përballë dhe shumë afër Rrases së Zogut. Nga aty poashtu nga afër shihej edhe Bjeshka e Shkelzenit si dhe Rrafshi i Dukagjinit.

Për të ikur nga ai i ftohët me shpejtësi kemi filluar zbritjen për tek stanet, gjegjësisht për tek shokët të cilët aty ishin vendosur dhe tashmë kishin ndezur zjarrin. Shumë shpejtë, në ora 13.15 minuta zbritëm tek shokët të cilët tashmë gjendeshin përreth zjarrit. Poashtu edhe ne aty jemi ngrohur dhe kemi ngrënë. Pasi që stanet ishin pa mbulesë dhe bënte shumë ftohët, ndërsa zjarri vetëm tymonte, pas një gjysmë ore, porsa të gjithë kemi ngrënë kemi filluar kthimin prapa.

Poshtë bjeshkës nuk rrymonin ato erëra të ftohta prandaj ishte më ngrohët. Tek vendi i nisjes kemi mbërritur para kohe, prandaj vazhduam ecjen edhe dy kilometra, gjegjësisht gjer tek restoranti Ereniku ku mbërritëm në ora 16.15 minuta. Aty qëndruam një gjysmë ore duke pushuar dhe ngrohur. Tek restoranti e takuam edhe Islamin ( Daja Lomen ), i cili që nga nisja ishte ndarë nga ne dhe nuk kishim dijeni se ku kishte vajtur, por me të takuar mësuam se ai ishte takuar me ca kolegë dhe me ta e kishte kaluar ditën.

Pasi arritën edhe automjetet, pas një gjysmë ore pushimi vazhduam për në Gjakovë ku mbërritëm në ora 17e 45 minuta.

Edhepse këtë ditë marshuam nëpër kohë të ftohët, prapë se prapë ajri i pastër i bjeshkëve, si dhe bukuritë e asaj natyre, bënë që kjo ditë të ishte mjaft relaksues.

Përfundimisht kaluam:

Udhëtim me automjete: 2.00 orë ( 1.00 + 1.00 )

Ecje këmbë: 6.00 orë ( 3.30 + 2.30 )

Ecje gjatësi rrugore: 16 km. ( 7 + 9 )

Ecje këmbë m/lmd: 1123 m/lmd ( 750 - 1873 )

Përshkroi : Ilir Lyta

SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

jakovë, më 16.10.2011

Ma artikuj...

Faqe 3 nga 10

3

Google Translate