box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Shkruan, Drita Hajdari

Më 11, 12 dhe 13 shtator 2009, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, në bashkëpunim me FBAK, ka organizuar takimet e treta ndërkombëtare Lyboteni 2009.

Caku ishte pushtimi i dy majeve më të larta të bjeshkëve të Sharrit, maja Lyboten-me lartësi mbidetare 2496m dhe maja Bistra-me lartësi mbidetare 2640m.

Në këtë ekspeditë erdhën 68 bjeshkatarë nga shoqerite e ndryshme bjeshkatare nga Kosova si dhe nga Tetova/Maqedonia. Vendosja e bjeshkatarëve ishte në hotelin sportiv në Brezovicë.

 

Në mëngjesin e të shtunës, më 12 shtator, rreth orës shtatë, një grup prej 27 bjeshkatarësh u nisë në drejtim të majës Bistra, kurse grupi tjetër prej 25 bjeshkatarësh u nis në drejtim të majës Lyboten.

Qysh në fillim ishte e qartë se ekspedita do të jetë e vështirë. Bjeshkët e Sharrit atë ditë sikur se donin ta tregonin fuqinë dhe superioritetin e tyre ndaj njeriut. Tërë ditën pandërprerë binte shi, frynte erë e ftoftë, kurse në disa pjesë të bjeshkëve kishte edhe mjegull. Tereni ishte i vështirë, me tatëpjeta të mëdha, e pjesë pjesë edhe i rrezikshëm për shkak të gurëve të rrëshqitshëm. Në këto rrethana  raporti në mes të njeriut dhe natyrës nuk ishte i barabartë. Mirëpo, përkundër kësaj ndenjeje që të dyja ekspedita vazhduan ecjen të vendosur  për t’i pushtuar dy maje krenare. Një pjesëmarrës i ekspeditës, Agroni në një moment komentoi “se bukuria e bjeshkëve të Sharrit nuk mund të përshkruhet, por duhet të përjetohet”. Pikërisht kjo bukuri e cila nuk mund të përshkruhet i  tërhiqte bjeshkatarët që të vazhdojnë rrugën në drejtim të majeve. Ecjen e lehtësonte rrethana se shenjat e shtegut ishin të vendosura përgjatë tërë rrugës, që krijonte ndjenjën e sigurisë tek te gjithë bjeshkatarët. Në anën tjetër edhe udhëheqësit e grupeve kujdeseshin që ekspedita të realizohet në mënyrë sa më të sigurt.   Sidoqoftë, përkundër përpjekjeve të mëdha, grupi i bjeshkatarëve që u nis në drejtim të majës Bistra, me të arritur tek Liqeni Jazhice, vendosi për ta ndërprerë ekspeditën sepse vlerësuan se rruga e mëtejshme  mund të jetë e rrezikshme. Në anën tjetër, grupi që u nis në drejtim të Majës së Lybotenit u nda në dy grupe më të vogla, kështu që një grup mbeti tek Liqeni i Livadheve, kurse grupi tjetër prej dhjetë bjeshkatarësh vendosi që të pushtojë majën e Lybotenit.

Rruga deri në maje ishte e mundimshme dhe edhe më tutje e përcjellë me shi dhe erë të fuqishme. Me të arritur në afërsi të bjeshkës është vërejtur se maja ishte e mbështjell me mjegull. Ishte kjo një sfidë e re në drejtim të majës. Mirëpo, ishte ky edhe rasti që tash njeriu të tregojë fuqinë e vet ndaj natyrës. Fadili, Ganiu, Ismeti, Gazmendi, Bekimi, Naimi, Beqiri, Xhevdeti dhe Drita arritën që ta pushtojnë majën e Lybotenit. Këta bjeshkatarë ishin ata që jo vetëm se e sfiduan natyrën, por e sfiduan edhe vetveten. Kjo veçanërisht vlen për Dritën, e cila ishte e vetmja femër e cila atë ditë e pushtoi këtë maje të spikatur.

Grupi nuk qëndroi gjatë në maje, sepse bënte shumë ftoftë. Lufta në mes njeriut dhe natyrës vazhdoi edhe gjatë kthimit nga maja. Shiu binte edhe më tutje, me të njëjtin ritëm monoton sikurse edhe në fillim të ekspeditës, kurse era frynte me intensitet më të fortë. Në disa pjesë të rrugës dukshmëria ishte e  zvogëluar për shkak të mjegullës së dendur. Tek bjeshkatarët u shfaqën shenjat e lodhjes, paksa edhe të nervozes. Naimi dhe Gazmendi kishin dhimbje në këmbë. Drita filloi për shkak të lodhjes të ngelë mbrapa grupit. Mirëpo, Bekimi, i cili tërë kohën kujdesej edhe për Naimin, nuk lejoi që ajo të mbetet e fundit në grup, kështu që gjatë tërë rrugës në kthim ai ecte mbrapa saj. Fadili dhe Ganiu u kujdesën qe anëtarët e grupit të mos largohen shumë njëri nga tjetri, e posaçërisht u kujdesën që të përcillen shenjat e shtegut. Me fjalë tjera, në këtë grup erdhi në shprehje edhe raporti i “njeriut ndaj njeriut”.

Kthimi i këtij grupi në hotel ishte pas orës 16. Atje u pritën nga anëtarët të tjerë të ekspeditës. Në koktejin e rastit udhëheqësit e grupeve paraqitën analizën e ekspeditës. Përfundimi i përgjithshëm ishte se ekspedita ishte e organizuar mirë, por e vështirësuar me kushte atmosferike. Shoqatave bjeshkatare u ndanë mirënjohjet. Përfaqësuesit e bjeshkatarëve nga Tetova, Peja, Ferizaji, Fushë Kosova, Lipjani u falënderuan për organizim të mirë dhe mikpritje. Njëherit, përfaqësuesi nga Tetova ftoi bjeshkatarët e Kosovës që të marrin pjesë në ekspeditën që çdo vit organizohet në Tetovë me rastin e ditë së flamurit, 28 nëntor. Pastaj filloi vallëzimi.

SHBA Pishtina falendeon te gjithe pjesmrresit ne kete takim.

SHBA Prishtina falenderon ekipin e RTV-21, Besartin dhe Kushtrimin , te cilet edhe ne kushte mjaft te veshtira ishin me ne deri te Liqeni I Livadhit.

Permes kameres se tyre, ne emisionin shume te shikuar “HICING NJERI”, po arrijne qe t’I paraqesin bukurite e rralla ne natyre qe ka ne trevat shqipetare  ,si ne aksionin e pushtimit te majes se Korabit nga ana e Maqedonisë.

Takimet Lyboteni 2009 u shpallen të mbyllura.

Google Translate