box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Shkruan
Arben Lila

Kur në anën tjetër të dëgjueses një zë gruaje u prezantua si gazetare e Radio Kosovës, u bëra gati ti jap numrin e bashkëshortes.  Ndodh shpesh që mediat më kontaktojnë gabimisht.  Por këtë herë ishte ndryshe.  Ngadalë fillova të kuptoj që bëhej fjalë për diçka tjetër.  Radija me mbajti 8 minuta derisa më bindi që me një ekip ta vizitoj në emisionin e saj të natës të premten e 6 gushtit.

Radija kishte hyrë në Federatën e bjeshkatarëve dhe ishte befasuar nga përmbajtja e informacionet. Kishte kërkuar dhe studiuar për një kohë të gjatë faqen www.fbaku.org derisa kishte vendosur të na ftoj në emisionin e saj të natës.  Ishte impresionuar me pushtimin e Kilimanxharos dhe donte ta ndante këtë me dëgjuesit e saj.

Edhe pse zëri i saj i butë më dukej shumë i njohur nuk e kisha idenë se kush ishte Radije Hoxha.  Pas një kërkimi, shpejtë e gjeta Radijen bashkë me Demaçin në Youtube në Oxygenin e Besimit.

Falë internetit tashti e kisha një parafytyrim të saj mirëpo ende më mbetej të formoja ekipin për emision.  Pas disa telefonatave poshtë e naltë, Gjemi, Drita dhe unë pak para orës një pas mesnatës në ndërtesën e Radio Kosovës e gjetëm veten duke përtypur rahat llokumet që Radija kishte blerë enkas për ne.  Një uverturë profesionale e saj për secilin prej nesh në fillim të emisionit na la gojëhapur të treve.  E kuptuam që ishim në adresë të qëlluar.

Akullin e theu Gjema me vështirësitë dhe peripetitë për arritjen e kulmit të Afrikës – Kilimanxharo, Uhuru 5895m.  Ato e kishin përcjell së pari dhjetëshen e pastaj shtatëshen e ekipit kosovar.  Kishin zgjedhur rrugën e shkurt 5 ditëshe Marangu e cila nuk ishte e mjaftueshme për aklimatizim.  Ditën e pushtimit nga mungesa e oksigjenit njëri pas tjetrit kishin ra për toke dhe ishin quar prapë.  Vet Gjemi pas një kollitje gati ishte rrëzuar por e kishin mbajtur shkopinjtë. Nga të ftohtit i kishin ra dy thonj të këmbëve. Por nuk kishte asgjë në botë që do të zëvendësonte mëngjesin e 14 korrikut kur shtatëshja kishte prekur kulmin e Afrikës. Nga gëzimi dhe përjetimi i madh kishin qëndruar më shume seç duhej për tu kthyer me faqe të djegura. Kjo nuk u kishte prish punë.

Që bjeshkataria të mos tingëllonte dhe dukej vetëm si mundim u kujdes Drita.  Përmes përvojës së vet dy vjeçare ajo në një përshkrim suptil numëroi shumë nga ato që ajo kishte përfituar.  Jo vetëm pushtimi por edhe vet ecja deri në një lartësi, qetësia herë herë absolute, oksigjeni 100% i pastër dhe aroma terapia ishin vetëm disa nga benefitet.  Prishja e gjumit, humbja e komforit, udhëtimi në orët e hershme të mëngjesit, ngjitja, qëndrimi, socializmi, kthimi në orët e vona dhe një dhimbje e kandshme nëpër të gjithë trupin sipas Dritës e bënin bjeshkatarin unike.  Ajo kishte përfituar shumë kur kishte vendosur të merrej aktivisht.


Adnani me gjuhën shqipe gjysmë të thyer, pak nga entuziazmi pak nga qëndrimi i gjatë në Gjermani, Enveri me ndërhyrjen e tij prej një aktori me theks nga katundi dhe Samka e cila kishte mbijetuar kancerin e pasuruan edhe më shumë përmbajtjen e emisionit atë natë.  Mbase kishte edhe shumë të tjerë që vetëm dëgjonin.

Në qendër të mesazhit tim për dëgjuesit e vonë ishte modernizimi dhe promovimi i bjeshkatarisë kosovare.  Nuk lash pa përmend edhe Georgun dhe Johannën.  Me ta kisha bërë hapat e parë drejt alpeve austriake .

I tërë ky muhabet shumë i relaksuar, i kandshëm dhe informativ u shpërnda në Eter. Serverët e Radio Kosovës ishin mbushur dhe nuk kishte vend më për ruajtjen e tij.

Radijen e përcolla në shtëpi me një shpresë që do të shijoj shpejt alpet shqiptare.

Google Translate