box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Shkruan, Arben Lila

Mëngjesi
Një ndjesi të veçantë të jep ndarja nga nata dhe zbardhja e një dite të re. Të gjitha ishin gati. Më në fund e morra me veti një Redbull që me muaj qëndronte në frigorifer. Prisja një thirrje nga Nagavci për të zbritur poshtë.  Ishte kjo hera e dytë e tij në bjeshkë. Që nga mesi i javës më kishte kontaktuar disa herë për t’u siguruar që do të shkojmë në ekspeditën e Kollatës.

Edhe Besimi kishte dal nga apartamenti i tij i ri dhe nisur në drejtim të qytetit.  Kur arritëm te Blerimi u zbardh dita krejt.

Deri vonë kisha hulumtuar në Google Earth dhe se kisha kuptuar pse Skenderi në hartën që kishte postuar, vijat e kuqe të ndërpreme i kishte ndalur në kufirin Shqipëri-Mali i Zi!?

Journey
Në përpjekjen e Benit që për 50 minuta të lidhë Dragodanin e Prishtinës me hotel Pashtrikun e Gjakovës dhe me këngët e Bee Gess (Stain’ Alive) rrëshqitëm prapa në kohë. Journey kishte filluar. Fokusi i tij stabil na ktheu në të 80-tat kur dallimi një vjeçar mes meje e Besës dhe Benit e Blerimit atëherë dukej aq i madh. Atë ndryshim koha tash e kishte shtrydhur e ndrydhur nëpër fytyrat tona duke lënë vetëm disa përpjekje të rrudhura për aventura.

Si gjithmonë, gjakovarët na pritën të qeshur dhe u gëzuan kur na panë. Benin e Blerimin, në mënyrën e tyre unike dhe të pa imponuar i vënë në matje dhe vlerësim. Ishte hera e parë që i takonin.

Kishim edhe dy orë rrugë, shpejt e shpejt u furnizuam me kifle dhe u nisëm për në luginën e Valbonës.

Nisja
Bashkimi i përgjumur dhe Dita kishin shkuar një natë përpara dhe tash po na pritnin në Selimaj për t’a pushtuar Kollatën 2554m.
Për herë të parë isha me Benin në bjeshkë dhe vendosa t’i rri pranë. Nuk shkoi gjatë dhe grupi në krye me Suphiun e shtoi tempon. Në hap me ta ishin Reshati , Nexhati, Hyseni, Ilir, Zigjoni, Besniku, Fetahu, Enveri dhe A. Ajdini.

 

Skenderi ishte i vendosur që të shënonte shtegun deri te kufiri malazez. Nga kufiri këtë e kishin bërë malazezët.
Bashkë me Ajdinin shtuam tempon deri te stanet e para në një luginë me lule.  Grupi i dytë kishte mbetur shumë prapa dhe taman kur arriti Skenderi i mbushur frymë, Reshati u nis në krye të grupit të parë. Edhe pse ishte faji im, ai e hëngri zemërimin  e Skenderit.

Ajdini i kishte kërkuar një kolegu të punës ta zëvendësonte vetëm që të vinte në këtë ekspeditë. Kishte fjetur shumë pak por nuk dukej i lodhur. Bashkë me të arritëm në fillimi të lugut të Preslopit. Këtu u ndamë dhe unë vazhdova në anën e djathtë i përcjellë afër nga Dajalom. Kur arritëm në qafë në stanet e nalta, Dajalam më kaloi dhe vazhdoi më tutje përderisa të tjerët kërkonin burimin e ujit. Për fat të keq burimi ishte shterur.

Unë me Reshatin, Nexhatin dhe Hysenin vazhduam në të djathtë gjersa të tjerët vazhdonin poshtë lugut. Distanca filloi të rritej. Rruga nuk ishte e shënuar. Shtegu filloi të ngushtohej. Në çast më humbi Dajalom gjersa Nexhati me Hysenin mbetën prapa. Ishim ndarë në dy grupe dhe hendeku me të tjerët poshtë lugut vazhdimisht rritej. Nexhati dhe Hyseni i kishin dëgjuar të tjerët duke bërtitur nga poshtë dhe kishin vendosur të zbresin.

Redbulli
Ishim tepër naltë që të ktheheshim dhe na mbante shpresa që në fund të kthesës do të paraqitej maja e Kollatës. Dajalom ishte i vendosur t’i shkoi kësaj bjeshke deri në maje. Ky ishte çasti kur duhej të merrja një vendim. Nuk e lash vetëm.

Shumë shpejt erdhi koha kur nuk kishte më kthim mbrapa. Grupi poshtë ishte duke na vështruar me frikën që do të ngujoheshim derisa u humbëm nga sytë. Kaluam prej bjeshkatarisë në ngjitje në shkëmbinj me duar të thata. Bjeshka 90 shkallëshe nuk ishte e vështirë për ngjitje por tashmë e pamundur për zbritje. Dhe sikur dikush të më ndiqte nga poshtë, me refrenin e David Bowie-it që nuk më ndahej “we can be heroes just for one day”, vazhdova të ngjitem deri në momentin kur një gur u shkoq nga bjeshka në duart e mija dhe mbeta i ngrirë. Daja Lam ishte përfundi dhe po të mos e kontrolloja, guri do ta merrte me vete. I thash të kthehet prapa dhe të merr një drejtim tjetër. Një lëvizje e gabuar do të ishte fatale. Daja Lam provonte të qetësohej duke përsëritur me vete “ohoho sa bukur, ohoho sa e bukur natyra”.  Zemra më rrihte fortë dhe më shumë se në gjoks e ndija në tëmtha.  Kishte mbetur vetëm shpresa që dikur do të dilnim në kurriz të bjeshkës.

Më fund arritëm të dalim në kurriz shumë të ngushtë të bjeshkës poshtë të cilit humnera ishte gati për të gëlltitur.  Edhe pse nuk kishim kaluar tërësisht rrezikun ishte ky një çlirim. Nxora Redbull-in, ishim bërë me krahë.  Naltë nesh dukej një formë e qafës. U nisëm drejtë saj. Kishte qenë vendim i drejtë, kjo qafë na nxorri në maje. U befasuam, kishim pushtuar majën më të lartë të Malit të Zi, majën e Kollatës së Keqe (Zla Kolata) 2534m.  Na pushtoj një ndjenjë çlirimi dhe gëzimi që nuk e kishim provuar më parë. Kishim shpëtuar dhe kishim pushtuar majën më të lartë të Malit të Zi.

Gjatë jetës ndodhë të ndeshemi me situata kur nuk ka më kthim prapa. Vetëm nëse vazhdojmë përpara kemi një shans. Këtë herë shansin e shfrytëzuam në bjeshkë.

Bashkimi
Nëpër borë, krejt poshtë në këmbët e qafës së Preslopit, kishin filluar të ngjiten të tjerët. U gëzova shumë kur i pash. Doja të vazhdoja ngjitjen me ta.  Bjeshkataria është sublime kur ndahet me të tjerët. Një orë ju duhej të ngjiteshin lartë. Kollata tjetër ishte rreth një gjysmë ore larg nesh. Vendosëm ta pushtojmë edhe atë. Atje nuk ishte pas shënim. Menduam që kjo është Kollata më e lartë 2554m.

Për tu bashkuar me të tjerët dhe për ta pushtuar Kollatën e Mirë 2528m na doli një pengesë për të cilën nuk ishim të përgatitur. Shtegu që na lidhte ishte me borë dhe tepër i pjerrët. Ishte Besniku ai që erdhi me derëza (krampin)  dhe na ndihmoj që të lëshohemi.

E pushtuam edhe Kollatën e tretë. Kthimi ishte i gjatë.  Një duartrokitje tipike për Pashtrikun Dajën Lam dhe mua na bëri të ndihemi shumë të lumtur për pushtimin e tri Kollatave.

Si zakonisht në Gjakovë u ndalëm për një porsi qebaba, pjesë e ritualit. Pak pas mesnatës arritëm në Prishtinë. Ishte vërtetë një Journey...

Google Translate