box1
Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy
Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra
Kampingu "Rrasa e Zogut", Bjeshkët e Junikut 11-12 qershor 2011, Pushtimi i Gjeravicës.
Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Federatës
Bjeshkatarë të dashur,
Kampingu “Rrasa e Zogut” e organizuar nga shoqëria bjeshkatare alpiniste “Rrasa e Zogut” nga Juniku, ka një rëndësi të veçantë. Së pari ky kamping organizohet nga anëtarja më e re e Federatës dhe së dyti synon majën më të lartë të Kosovës, majën e Gjeravicës 2656m të lartë. Edhe pse e re, Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Rrasa e Zogut” përmes këtij kampingu po demonstron lidership në organizimin e ekspeditave me synim pikat më të larta bjeshkatare.
Si shoqëri që vjen nga njëra ndër komunat më të vjetra dhe më me nam, ShBA “Rrasa e Zogut” e kultivon dhe rrit edhe më shumë namin e Junikut. Këtë nam Juniku e ka arritur dhe mbajtur përgjatë shumë viteve. Banorët e Junikut gjithmonë kanë qenë mikpritës, bujar dhe solidar. Pikërisht këto vlera duhet t’i bart dhe kultivojë shoqëria bjeshkatare “Rrasa e Zogut”.
Përmes këtij kampingu shpresoj dhe besoj që bjeshkatarë nga vende të ndryshme do të njihen më mirë mes veti, do të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe do të japin kontributin e tyre në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit bjeshkatar. Motoja “Mos lerë asgjë prapa teje përveç gjurmëve tuaja dhe mos merr asgjë me vete përveç fotografive tuaja” duhet të jetë në mendjet tona gjatë të gjitha ekspeditave.
Pushtimi i majës së Gjeravicës nuk do të jetë i njëjtë dhe i lehtë për secilin prej nesh. Në bërthamën e saj bjeshkataria ka solidaritetin në mes të bjeshkatarëve dhe ky është i domosdoshëm për arritjen dhe pushtimin e Gjeravicës. Besoj që gjatë rrugës, më shumë se pushtimi i majës së Gjeravicës me çdo kusht, do të jetë shoqërimi dhe mbështetja e njëri tjetrit deri në arritjen e majës më të lartë të vendit tonë.
Sukses!
Arben Lila,
Kryetar i Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës
Prishtinë, 10 qershor 2011