box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

“Mos shko andej ku shtegu mund të qoj, por shko andej ku nuk ka shteg dhe lëre një gjurmë”

– Ralph Waldo Emerson (eseist dhe poet amerikan 1803-1882)

Shkruan

Arben Lila

Mjaftoi një telefonatë e shkurtë që Hasani t’ma siguroj biletën kthyese për në Velipojë. Shoku im i gjimnazit bashkë me dy kompani tjera kishte krijuar grupin për transport të udhëtarëve që gjatë sezonit të verës me “autobus me klima” të mbajnë vijën e rregullt Gjakove-Velipojë. Kështu ata zvogëlonin shpenzimet, ndanin fitimin dhe siguronin çdo ditë vajtje ardhje për në plazhin e Velipojës.

 

Tash gati një dekadë plazhi i Velipojës ishte bërë i preferuari i gjakovarëve. Dikush edhe kishte thënë që më shumë gjakovarë po takoj atje se në Gjakovë. Për Adrin ishte kjo dita “më e bukur e jetës së tij”, siç shprehej ai kur gëzohej shumë. Kishim vendosur që unë dhe ai të vizitonim gjyshen e cila që një javë kalonte pushimet atje.

 

Pasi u përshëndetem me mamin dhe gjyshin u ulëm në kërrigat e para dhe fiks ne ora 6 autobusi u nis. Koha ishte e bukur dhe dukej që shumë shpejt do të arrinim ta provonim detin e Velipojës. Udhëtarë kishte pak. Nuk ishte kjo një nga ato ditët kur autobusi mbushej stif.

 

(Albumi në facebook)

Velipoja, Deti dhe bjeshka Ndryshe nga viti i kaluar, qeveria shqiptare kishte lëshuar për qarkullim tunelin e majtë të Kalimashit. Tuneli i djathë që vitin e kaluar kishte thyer ndarjen dhe lidhur shqiptarët në të dyja anët ishte në riparim nga siç thuhej rrjedha e ujit.

Kur në të hyrë të Velipojës Adri pa Brilonen dhe Vlorianin me shtrëngoi fortë dhe falënderoj, sikur te mos kishte besuar që vërtetë do të shkonim atje. Ishin kujdesur për akomodimin tonë që e bënte udhëtimin në det shumë më të lehtë dhe tërheqës, pa traumat e zakonshme të kërkimit të banesës dhe pazarit me pronaret.  Gjyshja kishte kaluar ditët në plazh duke provuar të gjej bashkëmoshataret qe i ngjanin Adrit. Dardani ishte ftohur dhe atë dite nuk do te dilte në plazh.

Si shume të tjerë, sapo shpalosëm valixhet morëm drejtimin e plazhit. Ishte mesditë dhe nuk guxuam të qëndronim gjatë. Uji ishte i ftohtë akull. Një ditë më parë kishte pas një tërmet afër Tiranës. Mbase ishte ky shkaku e mbase ishin rrymat e ftohta të Adriatikut apo të Mesdheut. Sido që të ishte, më së shumti na frikësuan zërat që ky ujë akulli mund të zgjaste me javë të tera. Ishim me fat. Pas tri ditësh temperatura e ujit u ngrit dhe larja në plazhin e Velipojës u bë si larja me “ujë bojleri”.

fVelipoja ende konsiderohej si jo edhe aq atraktive, nuk ka shumë për të ofruar, nuk ka shërbime cilësore, nuk ka jetë natë,  nuk ka restorante te mira, të kaplojnë mbeturinat në çdo kënd me kundërmimin që të zë frymën dhe kinse e vetmja arsyeje përse aq shumë vizitohet është uji i kthjellët dhe zalli pa pluhur.

 

Por unë kisha pritje tjera. Një pjesë e madhe e plazhit ishte nën kujdesin privat dhe pastrohej vazhdimisht. Mbeturinat në qytet pak me rrallë. Uji i detit ishte i kthjellët në mëngjes.

Plazhi nga nalteNë plazhin e Velipojës lehtë mund të vërehet ndryshimi me atë të Ulqinit.  Ndryshim për të cilin shumë flitet dhe diskutohet. Kisha një përshtypje të fortë që bjeshka e cila ngrihej pranë fshatit Rrjoll ndalte erërat e forta dhe na mundësonte ta shijojmë plazhin edhe pasdite.  Në Ulqin janë të rralla pasditet kur mund të rrezitesh pa erëra të forta.

Vlorianit i pëlqeu ideja e eksplorimit pasditen e 12 korrikut. U nisëm në drejtim të Lagunës së Vilunit për t’iu ofruar sa më shumë rranzës së bjeshkës dhe për të gjetur shtegun që të qon në majën e saj.

Gjithmonë buzë detit e në drejtim të Shëngjinit arritëm deri të gryka e Lagunës. Atje takuam djalin e axhës, Ruzhdin, duke shijuar valët e rrëmbyeshme dhe të fshehta. Sigurisht që kjo i kujtonte atij ditët e rinisë dhe kënaqësinë që dikur i kishin ofruar valët e Travës apo të ndonjërit prej gjireve të shumta të Erenikut.

U desh ta kalonim not me shpejtësi grykën e Lagunës së Vilunit sepse po nuk ishe i shpejt valët e fshehta mund të merrnin me vete e të hidhnin me furi në det. Ecëm në këmbë deri te një urë e ngushtë me dërrasa të vjetra e improvizuar për njerëz dhe skuterë.

Një peshkatar në barkë, i cili ishte bërë katran nga dielli, na tregoi rrugën për në fshat i befasuar nga dëshira jonë për të pushtuar bjeshkën. Kur arritëm te Kisha e fshatit e cila si duket ishte ndërtuar rishtazi dhe kishte një maje që më shumë ngjante në Xhami u kthyem në të majtë derisa iu afruam rranzes së bjeshkës dhe u ndalem para një shtëpie.

Gjok Prelaj, 70 vjeçGjok Prelaj  këtë shtator do ti mbush 70 vjet. Qëkur dinte për veten e tij kishte jetuar dhe ishte munduar këtu, në ketë truall, për vendin e vet. Majën më të lartë të bjeshkës, Majën e Zezë e kishte si oborrin e tij. Shumë herë kishte qenë atje. Edhe ne kohën e kooperativës kur kishin hequr shumë.

I erdhi mirë që sivjet dy kosovar dëshironin të ngjiteshin në bjeshkë. Vitin e kaluar 15 gjerman të pajisur gjer në dhembë ishin mbledhur para Kishës dhe nga aty ishin ngjitur atje lartë. Tashti ishte radha e gjakut të tij. Shkodranqja e tij e vjetër , si një kangë e bukur shqiptare ishte lehtë e kuptueshme për ne.

Na premtoi që do të na pres nesër në mëngjes në ora 6:00 për të na dëftuar rrugën e dhenve, rrugën për në maje. Do ta ftohë edhe një shishe me ujë për ne. Edhe pse kishte shumë dëshirë, nuk mund të na shoqëronte deri naltë - kishte mjeshtër në shtëpi. U përshëndetem dhe u nisem të kthehemi prapa. Kishte filluar të errësohej dhe Ruzhdia kishte lënë Lagunën e tij.

Xhyher Ura, 62 vjecXhyher Ura, 62 vjeç pronari i shtëpisë ku ishim vendos, hapi sytë kur dëgjoi vendimin tonë që herët në mëngjes të nisemi të pushtojmë Majën e Zezë.  Vinte nga fshati Messhkodër zona Postrib, zonë kjo me 15 fshatra. Si komunist ishte munduar që te jetë me të gjithë i drejt. Në demokracinë me të re, kishte blerë një truall në Velipojë dhe kishte ndërtuar një shtëpi 3 katshe për nevoja të veta dhe të turistëve. Nuk kishte qenë kurrë në fshatin Rrjoll e as i kishte shkuar mendja që një ditë të pushtoj bjeshkën. Atë mbrëmje, ndoshta nga një ndjenjë përgjegjësie apo edhe nga shkëndijat e një aventure vere vendosi të vinte me ne.

Gjumin zakonisht e bëj mirë para ekspeditave kur përgjegjësin e ka Suphiu, Skenderi apo dikush tjetër. Atë natë nuk fjeta mirë. Ndoshta ishte përgjegjësia për Vlorianin i cili pak u lehtësua kur mori vesh që edhe Xhyheri do të vjen, por ndoshta ishte edhe lëshimi në një aventurë, një ekspedite ndryshe. Nuk e dija çka na pret atje lartë, nuk e njihja terrenin. Besa na thanë që ka gjarpërinj. Çka nëse ndodh ndonjë kafshim, çka nëse ndodh ndonjë lëndim, kush do të na ndihmoj? Por ishte edhe një ndjenjë e fortë e eksplorimit dhe zbulimit të një natyre që në mendje e kisha të pashkelur.

Edhe pse i kisha thënë qe nisemi në ora 5:30 Xhyheri i entuziazmuar na trokiti në derë në ora 4. Pushova edhe pak dhe zgjova Vlorianin. Koha ishte me pak mjegull. Në ora 5:25 u nisem drejt pushtimit të Majës së Zezë.

Rrugës deri te rranza e bjeshkës, ecëm deri në fund të asfaltit, kaluam pranë ndërtesës së Hidroforit, kaluam nëpër resorin Rozafa, pishat e mbjellura në kohën e xhaxhi Enverit, anijen Consul të kthyer në restorant dhe përsëri nëpër një urë tjetër të improvizuar për turist dhe skuterë e gjatë 450 hapa derisa arritëm te Kisha për të cilën Xhyheri nga larg betohej që ishte Xhami.

Gjoka kishte ftohur ujin dhe ishte duke na pritur. U njoftua me Xhyherin dhe filloi të na shpjegonte pse maja e bjeshkës quhej Maja e Zezë dhe pse qeveria duhej tu kthente pronat pronarëve të parë. Ne vitin 1935 nga Malësia e Madhe kishin zbritur tri familje. Si dëshmi shërbenin gërmadhat e shtëpive që ishe ende atje lartë, në malin e Torovices. Emri “Maja e Zezë” i kishte mbetur pasi që pas tyre nuk kishin ardhur familje të tjera. Kishin mbetur shkret. Por sot ato duhej tu ktheheshin trashëgimtareve, kështu mendonte Gjoka.

Rruga e dhenveNa dëftoi rrugën e dhenve, na dërgoi deri te shkallet e rranzes dhe u kthye prapa për të blerë në Shkodër edhe 5 plloça muri dhe përfunduar punën me mjeshtrit. Ndryshe do të kishte ardhur me ne deri në Majën e Zezë. Shëndeti dhe kondicioni ja mundësonin këtë. Për një arsye e incizova një copë të bisedës në Iphone-in tim.

Xhyheri mori rolin e udhëheqësit dhe u nis drejt majës. Papuqat e plazhit nuk e ndalonin që të ngjitej shpejtë dhe më shumë se neve ti dëshmonte vetes që ende është në formë. Vloriani kishte kohë që nuk kishte qenë në bjeshkë. Unë mbaja mesin dhe provoja të lidh njërin me tjetrin. Bjeshka ishte thikë përpjetë. Mundoheshim të përcjellim këshillën e plakut Gjok që të mbajmë rrugën nëpër kurriz e jo nëpër lugje sepse aty kishte më shumë gurë të vegjël dhe ishte lehtë të rrëshqitje.  Gjatë ngjitjes më kujtohej Dajalam që do ta kishte shijuar me të vërtetë një ekspeditë të këtillë, fraza e shpeshtë e Skenderit “paaa, qyre çka i ka ra ndër mend” dhe Iliri që do të komentonte “më hyri Beni në biznes të ditarit”.  Edhe shtatë bjeshkatarët kosovar që të nesërmen në ora 8:20 do të pushtonin kulmin e Afrikës – Kilimanxharon.  Isha i vendosur që ta përshkruaj këtë aventurë.

Ne Majen e Zeze, 545mFiks në ora 7:29 pushtuam Majën e Zezë të lartë diku rreth 520 metra. Do ta lus Skënderin ta verifikoj dhe siguroj lartësinë e saktë.

Nga maja shihej plazhi i Velipojës si në shuplakë të dorës, fshati Rrjoll dhe Kisha. Në anën e majtë mund të shihej qartë edhe Ulqini. Për fat të mirë, mjegulla e mëngjesit pas një kohe u largua dhe na dha shansin të kënaqemi me bukuritë e asaj zone nga lartësia. Më në fund arrita të zbuloj se çka shihej nga maja e bjeshkës. Kishte qenë kjo nxitja që me la mbrëmë pa gjumë.

Deshëm ti vizitonim edhe gërmadhat e shtëpive të vitit 1935, por mali i Torovices që mua me ngjante në Amazon nuk na lejoj të depërtonim pa e humbur rrugën. Mendova të kthehem dhe ti vizitoj ato me bjeshkatarët e tjerë në të ardhmen nën drejtimin e plakut Gjok.

Në malin e Torovices takuam disa shkodran që kishin dal të mblidhnin lule Sherbele si bimë mjekësore të mira për shërimin e bajameve. Kishin mbledhur disa thasë dhe bëheshin gati për tu lëshuar në qytet. Edhe këta flisnin një shkodranqe shumë të bukur.

Me një shpresë të heshtur që do të kthehemi prapë, u nisem teposhtë. Pak para se të hynim ne shtegun e dhenve Xhyheri e humbi atë por për fat të mirë ra në një plantazh me thana dhe u kënaq me to. Dikur e gjetëm shtegun dhe arritëm te kapia hyrëse.

Në 10:24 arritëm në banesë dhe këtu e mbyllëm ekspeditën. Dielli kishte filluar të përcëlloj. Vendosëm që të lahemi në plazh pasdite. E dinim që nuk do të ketë erëra të forta.

 


Google Translate