box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Kulmi i Afrikës, 08 korrik 2010, AL

Për 10 minuta me qenë këtu, a dëgjove? Dolën këto fjalë prej nofullave mirë të shtrënguara të një reporteri televiziv përderisa mundohesha të gjeja zyrën e Ministrit të sportit ku tashmë ishin mbledhur bjeshkatarët e shtetit më të ri në botë. Në korridor një fotografi e madhe e Bekim Fehmiut seç më dha një ndjesi gëzimi, shprese. Përkrahja morale që pritej të merrej sot në atë vend, një ditë para asaj materiale dhe një ditë para nisjes, ishte arsyeja që disa prej tyre sot ishin veshur më ndryshe. Edhe pushtimi i Kilimanxharos, kulmit të Afrikës.

Hyrjen time të vonuar pak kush e vërejti. Kryetari i federatës përmes historisë dhe traditës së bjeshkatarisë kosovare, kishte filluar të shpjegonte dhe arsyetonte traumën qe kishte përjetuar ditëve të fundit në pritje të mbështetjes financiare. Kjo do tu siguronte atyre fluturimin deri në Tanzani. Ngjitjen do ta bënin vet, me shpenzime te veta. Sikurse bora në maje të Kilimanxharos, kishte filluar te shkrihej edhe atmosfera në dhomën e pritjes në krye të cilës ende qëndronte fotografia e Rugovës.

Ministri dëgjonte me vëmendje dhe sy hapur të arriturat dhe synimet e bjeshkatarëve kosovar tamam sikur një vit më parë të kishte bërë një punë tjetër, punë që nuk ka për detyrë të përcjellë sportin kosovar. Ishte i sjellshëm, nuk ndërhynte, dëgjonte me kujdes dhe mblidhte informata të cilat në fund të përmbledhura u ktheu prapa atyre bashkë me porosinë që të janë të kujdesshëm dhe t’i përcjellë fati.

Pak kush ka dëgjuar që vitin e kaluar këta bjeshkatarë kishin pushtuar Mont Blanc, kulmin e Evropës. Një autobus përplot me ta nga e gjithë Kosova ishin nisur për Chamonix. Askush nuk doli t’i përcillte, askush nuk i priti. Shkuan dhe u kthyen si të ishin jetim, të askujt. Ambasada e Francës kishte bere një punë të madhe kur ju kishte siguruar vizat, por kjo është e tëra që mund të bënte një shtet i huaj. Si për tu falënderuar, ata ishin kthyer të gjithë.

Atë verë kthimi i tyre u regjistrua nga televizioni 21 në një emision të vonë nate. Kjo ishte e tëra, këtu përfundoi. Kryeministri i shtetit më të ri në botë nuk kishte dëgjuar për pushtimin e Evropës, as nga informatorët e tij të ngushtë, të paguar. Sikur atë ditë të kishte dalë dhe ti kishte pritur, një porosi shprese do ti kishte shkuar rinisë kosovare për drejtimin që po merrte “shteti i tij” dhe porosia tjetër miqve ndërkombëtare që majat arrihen edhe ndryshe. Por ja që dështoi ta shënonte atë ditë. Dështoi të shënonte që vetëdija qeveritare është ende larg majave.

Sidoqoftë, Ministri me keqardhje u tha që me shumë dëshirë do ti kishte përcjell në aeroport, por nuk kishte mundësi për shkak të vizitës së Tony Blair. Sikur për ta pritur Tonin nuk do të mjaftonin buzëqeshjet dhe përshëndetjet gjysmë të përkulura e shtrëngimet e pa matura të ministrave të tjerë. Të renditur si në klasën e parë ishte pikërisht ky momenti që kishin pritur. Ishte ky momenti i tyre jo edhe i atyre që nesër nuk do të janë prezent. Bjeshkatarët e rryem e kuptuan dëshirën e Ministrit.

Ai premtoi që do ti pres ata në kthim, pasi ta kenë pushtuar Kilimanxharon, kulmin e Afrikës. Me tri vullkanet a saja Kilimanxharo si më e larta e Afrikës është edhe bjeshka e katërt në botë që ngrihet e vetme në lartësinë 5895 metra. Pushtimin e saj nga bjeshkatarët e shtetit më të ri do të duhej ta shënoj jo vetëm Ministri, por Kryeministri me gjithë ekipin e tij të buzëqeshur dhe gjysmë të përkulur para kosovarëve që majat i arrijnë ndryshe.

Pas 10 minutave erdhi kameramani i dëgjueshëm i KTV-së dhe e regjistroi këtë ngjarje bashkë me ndarjen dhe përshëndetjen e buzëqeshur të Ministrit me bjeshkatarët e shtetit më të ri në botë.

8 korrik 2010

Arben Lila, Prishtinë

Google Translate