box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Rregullat e Sjelljes

HYRJE

Bjeshkataria në Kosovë ka fituar respektin dhe masivizimin, falë bjeshkatarëve si organizatorë të shkëlqyer dhe vetëmohues. Prandaj është detyrë e ç’do anëtari ta zhvillojë shoqërinë bjeshkatare, sipas mundësive që ka; Detyrë e përgjithshme e themelore e ç’do anëtari është ta ruajë reputacionin dhe të mbrojë shoqërinë, duke i respektuar rregullat e bjeshkatarisë dhe duke insistuar (ndikuar) të bjeshkatarët e tjerë në respektimin e ndërsjellë;
Ç’do anëtar i një shoqërie bjeshkatare ka obligim moral që në mënyrë të ndershme t’i kryejë të gjitha obligimet e të qenit anëtar i akëcilit shoqëri. Me qëllim të përkujdesjes dhe ruajtjes së mjedisit dhe bukurive të rralla të natyrës, ky manual ofron Rregullat e sjelljes për të gjithë vizitorët, bjeshkatarët, alpinistët etj., të cilët do të duhej t’i respektonin gjatë qëndrimit në malet e bjeshkët tona.

1.    DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

•    Ç’do anëtar i Shoqërisë Bjeshkatare/Alpiniste “Prishtina” (ShBAP), është i detyruar që t’i respektojë Rregullat e sjelljes;
•    Nëse anëtari i Shoqërisë nuk respekton këto rregulla, i përgjigjet Gjyqit të nderit të Shoqërisë së tij ose Gjyqit të nderit të Federatës Bjeshkatare të Kosovës.

Vetëm respektimi i përgjegjshëm dhe me ndërgjegje i këtyre rregullave, anëtarit të Shoqërisë i jep të drejtën të konsiderohet bjeshkatarë.

2.    MBROJTJA E NATYRËS DHE MJEDISIT

-    Bukurit natyrore të bjeshkëve janë thesari nga i cili bjeshkataria merr fuqi;
-    Mbrojtja e natyrës, është njëra prej elementeve më të rëndësishme të sjelljes dhe kulturës së një shoqërie. Ruajtja e natyrës është njëra prej shprehjeve elementare të kulturës së sjelljes dhe aktivitetit të një bjeshkatari, prandaj duhet të jemi shembull edhe për të tjerët se si duhet të vihemi në shërbim të mbrojtjes së mjedisit;
-    Përveç mbrojtjes së përgjithshme të mjedisit, detyrë e posaçme e bjeshkatarit është të kujdeset për mbrojtjen e peizazheve natyrore, pavarësisht se a lidhen drejtpërdrejt apo tërthorazi me bjeshkatarinë si aktivitet;
-    Veçanërisht është e rëndësishme mbrojtja e peizazhit malor, parqeve nacionale, bimëve dhe kafshëve në mal, ujit malor, ajrit malor dhe mjedisit.

►    Bjeshkatari, me sjelljen e tij, duhet të kontribuoj në ruajtjen e mjedisit malor:
•    Të mos hedhë mbeturina (ambalazhe, kënaqe, qese najloni, etj.), në shtigje, vend-pushime e në maje të bjeshkëve, por t’i marrë me vete ato deri te shporta/kontejneri më i afërt;
•    Të mos shkaktoj zhurmë me sirena, britma, muzikë;
•    Të ketë kujdes që të mos rrokullisë gurët, sepse mund të rrezikojë njerëzit e shtazët;
•    Të mos ndezin zjarre në mal as afër malit;
•    Të mos këpusin lulet dhe të mos dëmtojnë fidanët, pavarësisht se a janë të mbrojtura apo jo ato;
•    Të mos dëmtojnë objekte të ndërtuara, kamp-shtëpiza;
•    Gjithmonë të mendoj se, edhe ata që vijnë me të apo pas tij, kanë të drejtë t’i shijojnë këto mjedise pushimi të pastra e të padëmtuara.

3.    HUMANIZMI

Bjeshkataria, në kuptimin e gjerë të fjalës, arrihet lehtë dhe u përshtatet të gjithëve. Si aktivitet është duke u masivizuar vrullshëm në Kosovë. Numri i shoqërive bjeshkatare po rritet, ashtu si edhe pjesëmarrja e bjeshkatarëve dhe atyre që e donë  natyrën.
Mjedisi malor është shumë i rëndësishëm për relaksimin psiko-fizik të njeriut; kalimi i kohës së lirë me rrethin familjar, me shokë dhe miq.
Bjeshkataria u përshtatet të gjitha moshave, nga ata të moshës së re e deri te pleqtë. Për këtë arsye në shoqëritë bjeshkatare tashmë janë përfshirë adhurues të maleve dhe bjeshkëve të të gjitha moshave.
Bukuritë e natyrës ndjehen e përjetohen nëpërmjet një marrëdhënie emocionale dhe solidariteti të ndërsjellë njerëzor. Qëndrimi në male e bjeshkë kërkon një miqësi të vërtetë mes njerëzish, solidaritet në situatë eventualisht të vështira, asistence vetëmohuese, vetë-kontroll, disiplinë, kurajo, përkushtim, modesti, spontanitet. Pra, ndërmjet bjeshkatarëve duhet të mbizotërojë toleranca,  solidariteti dhe humanizmi.


4.    SHOQËRIMI NË BJESHKË

Miqësia dhe besnikëria janë vendimtare në bjeshkatari. Ato janë kusht për mbijetesën dhe zhvillimin e saj. Prandaj, është e rëndësishme të dihen rregullat e përgjithshme të shoqërimit dhe kënaqësisë reciproke në shoqëri, por edhe manifestimi i miqësisë së vërtetë me rastin e paraqitjes së ndonjë vështirësie apo rreziku të papritur që mundë të ndodhe në ç’do hap në natyrë.
Për shkak të kërkesave dhe nevojave për miqësi të vërtetë në bjeshkë, duhet që gjithmonë t’i tejkalojmë mosmarrëveshjet apo keqkuptimet, të cilat nuk janë në përputhje me rregullat e shoqërimit.

5.    NDIHMA SHOQËRORE

Ndihma miqësore dhe e sinqertë është shumë e rëndësishme gjatë shoqërimit në natyrë.
►    Ndihma shoqërore mund të jetë:
•    Këshilla apo vërejtja e atyre bjeshkatarëve me përvojë, për ata me më pak përvoje gjatë ecjes së rregullt, pushimit, ushqimit, veshmbathjes, rreziqeve, mënyrës së qasjes në rast të ndonjë fatkeqësie etj.;
•    Ndihma e menjëhershme bjeshkatarëve të lodhur, të rraskapitur, të rrezikuar apo të lënduar, e sidomos ndihma e shpejtë në rast fatkeqësie;
•    Ofrimi i ndihmës nuk është vetëm obligim i Shërbimit Malor, por edhe obligim moral i çdo individi;
•    Secili, sipas fuqisë së tij, njohurive, përvojës dhe mjeteve në dispozicion, duhet t’u ofroj ndihmë atyre që kanë nevojë;
•    Ndihma duhet të jetë nga zemra, bujare, humane, vetëmohuese, spontane, shoqërore që asnjëherë nuk kërkon ndonjë shpërblim, por paraqet një ngrohtësi të vërtetë njerëzore dhe përkrahje morale;
•    I rrezikuari nuk guxon të fitojë përshtypjen se po e i ndihmon jashtë vullnetit, i tensionuar, vetëm për shkak të detyrimit apo edhe për ndonjë çmim!


6.    PRANIMI I NDIHMËS

•    Detyrë e ç’do bjeshkatari/reje është që gjatë ecjes në bjeshkë të jetë i kujdesshëm, sidomos në kushte dimërore, fizikisht i përgatitur dhe të ketë përgatitje me pajisje të përshtatshme, varësisht prej motit dhe stinës;
•    Ç’do bjeshkatar/re duhet të mbajë përgjegjësi për vete si dhe përgjegjësi shoqërore ndaj të tjerëve;
•    Nisja në bjeshkë pa qenë në formë të mirë fizike (kondicion), është shprehje e papërgjegjshme ndaj gjithë grupit, të cilin, bjeshkatari/ja  i/e  papërgatitur e ndalon dhe e vonon në kryerjen e marshit gjithë grupin;
•    Bjeshkatari-ja, në rast rreziku, së pari duhet të bëje përpjekje ta ndihmojë vetveten, ndërsa ndihmë kërkon vetëm atëherë kur nuk mundet (është i/e paaftë), t’ia dalë vetë;
•    Ndihmën e pranon në atë mënyrën që të bashkëpunojë dhe lehtësojë përpjekjet e atyre që i janë ardhur në ndihmë atij/asaj. Duhet të jetë gjakftohtë, i/e çetë, pa panik dhe konfuzion në ç’do situatë;
•    Nuk është e denjë për bjeshkatarin/en të ketë kërkesa të tepruara. Të jetë i/e durueshëm/me edhe kur ka dhimbje, e sidomos në rast se sjelljet e tij/saj ndikon negativisht te të lënduarit e tjerë.


7.    SHPËRBLIMI PËR NDIHMËN E DHËNË

Shpërblimi  më i mirë për atë që ndihmon të tjerët, është vepra dhe sakrifica e tij humane. Nuk është mirë që personi që ndihmon ta lavdërojë veten ose t’i mbivlerësoj meritat e veta; sidomos kurrsesi të marrë meritat, duke anashkaluar të tjerët që kanë marrë pjesë në shpëtim/ndihmë.
Shpëtimtari do të shkelë rëndë Parimin e Etikës së Bjeshkatarit, kur nga i lënduari/shpëtuari, pranon ose edhe kërkon para ose shpërblim për ndihmën e dhënë.
Bjeshkatari-ja i/e cili/a ka marrë ndihmë nga dikush, është i/e obliguar që atë që i ka ofruar ndihmë, ta falënderojë në mënyrën më të përshtatshme dhe të sinqertë. 

8.    PËRSHËNDETJET

•    Zakon i mirë i bjeshkatarëve është përshëndetja reciproke. Kjo është një shenjë e dukshme e miqësisë ndërmjet bjeshkatarëve dhe respektim i zakoneve të të parëve;
•    Përshëndetja duhet të jetë e kulturuar, njerëzore dhe mundësisht e ngrohtë. Nuk është mirë të pritet kush kë i pari të përshëndetë. Më i riu përshëndet të vjetrin, meshkujt përshëndesin femrat;
•    Mirë është që ata që shkojnë drejt pushtimit të majës t’i përshëndesin ata që kthehen nga pushtimi; në këtë mënyrë i urojnë ata edhe për pushtimin e realizuar;
•    E pakëndshme dhe jo shoqërore është, nëse përshëndetjen e pranuar nga largësia nuk e ktheni.

9.    RAPORTET (MARRËDHËNIET) NDËRMJET BJESHKATARËVE

•    Kudo në shoqëri, e sidomos në bjeshkë,duhet të aplikohet parimi i barazisë ndërmjet bjeshkatarëve;
•    Në bjeshkatari nuk guxon të ketë dallime në baza sociale, etnike, racore,gjinore, apo ndonjë dallim tjetër;
•    Në bjeshkë është me rëndësi primare bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtar i të gjithë bjeshkatarëve;
•    Ndërkombëtarët që vijnë bashkë me ne si mysafirë dhe miq të vendit tonë, duhet ta ndiejnë mikpritjen tonë;
•    Barazi nuk do të thotë barazi apriori. Në male/bjeshkë është thelbësor parimi i solidaritetit, mirëkuptimit reciprok, konsideratës ndaj kategorive sociale, shëndetësore, moshës, gjinisë dhe dallimeve të tjera ndërmjet individëve, të cilat kërkojnë respekt reciprok dhe sjellje të veçantë. Në këtë kontekst spikat parimi i humanizmit dhe miqësisë;
•    Në bjeshkatari vlejnë rregullat e përgjithshme, sipas të cilave përparësi absolute kanë të sëmurët, fëmijët dhe gratë;
•    Në bjeshkatari praktikohet që ata që janë me më shumë përvoje dhe janë fizikisht më të përgatitur, t’u japin përparësi atyre me më pak përvoje dhe më të dobët;
•    Bjeshkatarët e vjetër e me përvoje, bartin përvojën e tyre te të rinjtë;  është e rëndësishme të ndërtohen marrëdhënie miqësore dhe mirëkuptim i ndërsjellë;
•    Përvojat e vjetra duhet përshtatur kushteve të reja për zhvillimin dhe modernizimin e bjeshkatarisë;
•    Në praktikën e bjeshkatarisë janë ndërtuar rregulla të sjelljes shumë të sakta, në situatë të përditshme, p.sh.: në takimet në shtigje të ngushta, më i shkathëti, më i forti e sidomos më i riu, largohet - i lëshon rrugën më të dobëtit (të vjetrit);
•    Në kalimet në vende të rrezikshme, në terrenet me borë, ujë e të ngjashme, i lirohet pozita më e përshtatshme me të dobëtit;
•    Në aksionet e përbashkëta (alpinizëm, shpëtimtari, e të ngjashme), detyrat më të rënda i marrin profesionistët, më të përgatiturit dhe më të fuqishmit;
•    Gjatë kohës së pushimit, në maje të bjeshkës apo në shtëpi të bjeshkatareve, vendi më i përshtatshëm i lirohet më të dobëtit;
•    Me rastin e bujtjes (fjetjes), e sidomos kur shtëpia e bjeshkatarëve apo strehimorja është e stërngarkuar prej njerëzve, shtratin apo vendin për t’u shtrirë, i lëshojmë më të dobëtit.

►    Gjatë ecjes në grup duhet të zbatohen këto rregulla:

•    I pari duhet të barazohet - të eci sa i fundit;
•    Kur i pari ndalon për një pushim, nuk guxon që të ndalet në vendin ku i konvenon vetëm atij, por të zgjedhë vendin ku mund të pushojnë të gjithë bjeshkatarët që gjinden mbrapa tij;
•    Nëse koha është e ftohtë, me erë, borë apo shi, t’u tërhiqet vërejtja të gjithëve, e sidomos atyre që djersitën më shumë, që t’i ndërrojnë rrobat dhe të vishen sa më shpejt për ta evituar ftohjen, dhe, pavarësisht kërkesës për nevojën për pushim, nisja të bëhet sa më shpejt;
•    Kurrë mos u nisni shpejt, duke u treguar më i aftë ndaj të tjerëve, por nisu ngadalë apo në atë mënyrë që të mund, gjatë ecjes, ta rrisni ritmin, po qe se është e nevojshme, të pritni ritmin e ecjes së të tjerëve;
•    Nuk është mirë nëse nxitoni përpara, pushoni të vetëm dhe, kur të tjerët ju arrijnë, prapë të nxitoni përpara, duke iu pamundësuar të tjerëve pushimin, që është i nevojshëm edhe për ata, ndoshta më i nevojshëm se për ju.

Në të gjitha këto raste dhe të ngjashme, duhet të mbizotërojë parimi i solidaritetit.


10.    SHTËPITË E BJESHKATARËVE

Shtëpitë e bjeshkatarëve, janë të destinuara kryesisht për pushim, ushqim dhe relaksim të bjeshkatarëve. Në këtë aspekt, dëshirat dhe nevojat e bjeshkatarëve janë, në të shumtën e rasteve, të ndryshme, kurse shtëpitë e bjeshkatarëve as për së afërmi nuk janë të rregulluara dhe të pajisura në atë masë, që t’i kënaqin/përmbushin kërkesat e të gjithë bjeshkatarëve. Prandaj nga bjeshkatarët kërkohet që të respektohet me përpikëri rendi shtëpiak gjatë qëndrimit në shtëpi të bjeshkatarëve. Të jetë modest dhe i kujdesshëm ndaj stafit të shërbimit dhe të tjerëve. Rregullat e miqësisë dhe solidaritetit këtu duhet të jenë të theksuara. Duhet të mbizotëroj atmosferë ngrohtësie dhe miqësie e ngushtë, e cila ndihmon për të tejkaluar të gjitha vështirësitë.
Për një atmosferë të tillë duhet të merren parasysh nevojat dhe dëshirat e bjeshkatarëve të tjerë, ashtu që, për nevoja dhe dëshirat (veset)  tona të mos shkaktojnë pakënaqësi te të tjerët.

►    Me rëndësi të veçantë është sjellja e mirë në rastet si:
•    Gjatë pritjes në radhë, mos shtyheni dhe mos kërkoni përparësi, por jini të durueshëm, duke u dhënë përparësi të sëmurëve, fëmijëve dhe grave;
•    Ç’do zhurmë e pengon atë që dëshiron qetësi, e të atillë në mal/bjeshkë janë në shumicë, sepse atje kanë shkuar për pushim nga mbingarkesat në punë e tyre të përditshme. Prandaj në shtëpi të bjeshkatarëve nuk duhet të bëni zhurmë, bërtitni, flisni me zë të ngritur etj..;
•    Kënga dhe muzika të jenë me zë të përshtatshëm, duke iu përgjigjur atmosferës së përgjithshme në shtëpi. Nuk është e mirë që në shtëpi të bjeshkatarëve t’i  ngrihet zëri radios ose ndonjë aparati tjetër që shkakton zhurmë;
•    Konsumimi i pijeve alkoolike duhet të jetë në masë, duke mos u tepruar. Sigurisht që, jo vetëm që është i dëmshëm për shëndetin, por edhe rrezikon bjeshkatarin nga ndonjë fatkeqësi e papritur kur ai ia mësyn, nën ndikimin e alkoolit, marshimit nëpër bjeshkë;
•    Atmosfera e hareshme është e dëshirueshme në bjeshkë, por nuk guxon të shndërrohet në një atmosferë qejfi të tepruar ku i pengon të tjerët;
•    Mbi të gjitha, është e rëndësishme që natën ta ruajmë qetësinë, d.m.th. heshtjen e plotë gjatë natës, siç është e rregulluar me rregullat shtëpiake. Ai i cili shkon për të fjetur më vonë, si dhe ai i cili zgjohet më herët, duhet të jetë i kujdesshëm që mos t’i pengoj të tjerët;
•    Vetëm në raste të jashtëzakonshme, nëse të gjithë pajtohen, bisedat në mes të bjeshkatarëve, në një atmosferë të këndshme, mund të zgjatet orari për ndonjë orë;
•    Në të gjitha rastet e ngjashme - të lartpërmendura, në dobi të përgjithshme është reagimi miqësor ndaj atyre shkeljeve;
•    Detyrë morale e ç’do bjeshkatari, e jo vetëm e shtëpiakut, është gjykimi dhe ndalimi i këtyre shkeljeve.


11.    UDHËHEQËSI I EKSPEDITËS

•    Udhëheqës i ekspeditës mundë të jetë vetëm bjeshkatari/alpinisti me eksperiencë, i cili më parë është i informuar me të gjitha detajet prej të cilave varet që aksioni të jetë i suksesshëm;
•    Detyrë e udhëheqësit është të organizojë transportin, akomodimin dhe qëndrimin në mal/bjeshkë, si dhe ngjitjen e sigurt në majë të bjeshkës për të gjithë pjesëmarrësit në atë aksion;
•    Udhëheqësi duhet të ketë autoritet dhe të jetë i vendosur në vendimet e tij, e ato i arrin në qoftë se, ata të cilët i udhëheqë, e dinë për te se e ka eksperiencën e mjaftueshme për t’i udhëhequr në mënyrë të kujdesshme; që të mos lodhen deri në pamundësi për të vazhduar rrugën më tej; që të ecin shtegut të sigurt; të jenë në dijeni se kah po shkojnë; çfarë po synojnë; a është duke mbizotëruar ndjenja e miqësisë dhe e solidaritetit mes tyre;
•    Udhëheqësi mund të lajmërohet vullnetarisht, me vetiniciativë, që t’i prijë një aksioni; mund ta propozojnë pjesëmarrësit e aksionit ose organet udhëheqëse të shoqërisë;
•    Udhëheqësi është anëtar i shoqërisë, që organizon aksionin, jo në emër të tij personal, por në emër të shoqërisë, e në përgjegjësi personale; ai është përgjegjës dhe përgjigjet para ligjit për të gjitha aksidentet e mundshme që mund të ndodhin, nga momenti i nisjes deri te kthimi, pavarësisht a është apo s’është fajtor për ndonjë veprim të padisiplinuar të ndonjë pjesëtari apo grupit të tyre, i cili ka shkaktuar aksidentin e padëshiruar dhe fatkeq;
•    Është themelore që ç’do pjesëmarrës të dijë për udhëheqësin dhe përgjegjësitë e tij, prandaj duhet të sillet/veprojë në përputhje me rregullat;
•    Në qoftë se udhëheq të rinj të papërvoje, fillestarë, veçanërisht kur aksioni ka për qëllim marrjen e njohurive bazë për bjeshkën, e sidomos kur aksioni duhet të zhvillohet në bjeshkë më të larta, udhëheqësi mban një apo më shumë takime të mëparshme në vende më të afërta, me disa orë ecje të lehta, me qëllim që t’i njoftojë pjesëmarrësit me programin e aksionit, shtegun, kohëzgjatjen e aksionit, me vështirësitë e mundshme, për mënyrën e veshjes, çfarë të marrin me vete nga ushqimi dhe pajisjet, veshmbathjet dhe mjetet e tjera rezervë;
•    Udhëheqësi u tërheq vërejtjen pjesëmarrësve që të përgatiten fizikisht me stërvitje (vrapim, gjimnastikë, ecje), për përpjekjet e ardhshme;
•    Aksionet e “forta”, në bjeshkë të larta, brenda dhe jashtë vendit, kërkojnë përgatitje të organizuar të pjesëmarrësve, me qëllim që të jenë sa më të përgatitur fizikisht dhe psikikisht, për çfarë udhëheqësi duhet të ketë kujdes.

12.    RAPORTI NDAJ UDHËHEQËSIT

•    Sa më e vogël të jetë përvoja juaj në bjeshkatari, aq më i madh është obligimi që në mënyrë të përpiktë t’i përmbaheni programit, urdhrave, këshillave, ose udhëzimeve të udhëheqësit;
•    Mos shpejtoni gjatë të ecurit, që t’i dilni para grupit, por as mos u ndalni mbrapa grupit pa e lajmëruar udhëheqësin; po ashtu mos shkoni në anë të tjera sipas ‘tekeve’ pa lejen e udhëheqësit;
•    Mos u përziej në punën e udhëheqësit, përveç nëse nga ai kërkohet mendimi ose ndihma juaj; mos shkaktoni probleme gjatë rrugës apo në shtëpi të bjeshkatarëve;
•    Për të gjitha vërejtjet ndaj udhëheqësit, për ato veprime ndaj jush personalisht, e që mendoni se janë të gabuara, i diskutoni pas kthimit, publikisht, në prezencë të shokëve të tjerë, me fakte dhe argumente, e jo vetëm në baze të mendimeve tuaja subjektive të bazuara në kryeneçësi, papjekuri, ose sjellje të papërgjegjshme.

13.    ZYRTARËT E ORGANEVE DREJTUESE TË SHOQËRISË

•    Ç’do funksion në organet e bjeshkatarisë është i ndershëm. Është i bazuar nga besimi i anëtarsisë, se zyrtari me përvojën e tij, me punën dhe angazhimin e tij, do ta zhvillojë bjeshkatarinë. Obligimi i parë – themelor, i ç’do zyrtari të bjeshkatarisë është që t’u përmbahet këtyre rregullave dhe të jetë shembull i mirë për të tjerët!
•    Detyrat duhet t’i kryej me kujdes, në bazë të aftësive dhe njohurive të tij, në dobi të anëtarësisë e shoqërisë, si dhe në dobi të bjeshkatarisë në përgjithësi;
•    Duhet të përkujdeset për ruajtjen e pasurisë së shoqërisë si dhe kursimin në mënyrën sa më  racionale. Neglizhimi i tyre konsiderohet shkelje e rëndë e rregullave të bjeshkatarisë;
•    Raporti i çdo zyrtari ndaj bjeshkatarëve të tjerë, duhet të jetë shoqëror. Autoriteti nuk fitohet me pozitë, por fitohet me punë dhe sjellje të mira; kurrsesi me urdhra e thirrje në pozitë;
•    Zyrtari në organet e bjeshkatarisë, nuk mund të kërkojë ndonjë privilegj të veçantë. Më të mëdha për të janë vetëm detyrat dhe përgjegjësitë, prandaj vlen barazia e plotë për të gjithë bjeshkatarët;
•    Ndërmjet zyrtarëve të bjeshkatarisë, në përgjithësi, e sidomos ndërmjet zyrtarëve të të njëjtës shoqëri, duhet të mbizotërojë uniteti, bashkëpunimi shoqëror, disiplina dhe ndjenja e përgjegjësisë së përbashkët për detyrat që i presin;
•    Ndjenja konkurruese, zilia dhe dobësitë e ngjashme pengojnë atmosferën e punës shoqërore e as nuk i shërbejnë për nder bjeshkatarit. Marrëveshjet e përbashkëta, afrimi i qëndrimeve, ndarja e punëve, janë parime për kryerjen e detyrave.

14.    ÇMIMI I NDERIT

•    Për kryerjen e detyrave me sukses dhe për aktivitete të shumta në dobi të bjeshkatarisë,si dhe për bashkëpunim me shoqërit tjera, Shoqeria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, ndan mirënjohje dhe shenja, shoqërive bjeshkatare dhe bjeshkatarëve;
•    Shenjat e Nderit barten me vete në raste ceremoniale dhe vendosen - të dukshme, në veshje, në gjoks.

15.    GJYQI I NDERIT

•    Anëtarët e shoqërisë bjeshkatare përgjigjen për shkelje serioze të rregullave të bjeshkatarisë para Gjyqit të Nderit;
•    Gjyqi i Nderit ndërhyn edhe në raste të tjera,në mënyrë shoqërore, kur lindin keqkuptime ndërmjet  anëtarëve të shoqërisë;
•    Ndërhyrja shoqërore e Gjyqit përfshin sqarimin në keqkuptimet që kanë lindur,  pajtimin, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e shoqëris bjeshkatare.

Google Translate