box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Hyrje

Plani Strategjik i FBAK 2011-2015 ka në qendër vizionin e FBAK si një deklaratë  fuqishme për atë që Federata do të punojë për të arritur së bashku me grupet dhe individët e tjerë.

Plani strategjik është ndërtuar mbi Vlerat e FBAK e që janë principet apo besimi që udhëheqë të menduarit, veprimet dhe vendimet e FBAK. Janë të gjitha aspektet e planifikimit dhe qartë definojnë “si” me shumë se “çka”.

Misioni i saj përshkruan qartë dallimin e Federatës prej çdo grupi tjetër që punon drejt realizimit të vizionit. Misioni i Federatës është shprehje koncize, e qartë dhe bindëse në përshkrimin e qëllimit dhe qasjes së Federatës.

Programet e Federatës përshkruajnë  fushat e veprimit në të cilat Federata do të veproj në pesë vitet e ardhshme. Përse duhet vepruar dhe si duhet vepruar në mënyrë që të arrihen rezultatet e duhura.

Programet dhe projektet që zbatohen në baza vjetore brenda kornizës së planit strategjik përshkruhen përmes aktiviteteve të saja. Këto janë bërthama e planit dhe pjesa përmes së cilës Federatën shumica e njerëzve do ta njeh.

Vizioni

Vizion i Federatës bjeshkatare alpiniste të Kosovës (Federata) është një lider në edukimin mbi bjeshkatarin dhe alpinizmin, si vazhdimësi e traditës mbi 80 vjeçare të bjeshkatarisë Kosovare. Federata i dedikohet plotësisht rolit të saj aktiv në mbrojtjen, konservimin dhe qasjen në bjeshkë.

Misioni

Misioni i Federatës është udhëheqja me planifikimin dhe implementimin e programit gjithëpërfshirës të bjeshkatarisë dhe alpinizmit në Kosovë, promovimi i bjeshkatarisë së Kosovës si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës dhe ndërlidhja në mes të organizatave nacionale dhe atyre ndërkombëtare të bjeshkatarisë dhe alpinizmit.

Vlerat

Vullnetarizmi –puna e Federatës në bërthamën e saj është punë e anëtarëve të saj dhe e vullnetarëve, e që përkrahet, aty ku është e nevojshme, nga stafi profesional i federatës.

Gjithëpërfshirja –Federata është bashkim i lirë dhe i vullnetshëm i të gjitha shoqatave anëtare të Federatës pa përjashtim.

Integriteti – është vlera primare e Federatës, shoqatave anëtare dhe çdo individi të asociuar në bjeshkatari dhe alpinizëm.

Udhëheqje dhe puna ekipore – Udhëheqja kërkon ekip dhe ekipit i duhet udhëheqësi. Nëpër sfidat e bjeshkatarisë dhe alpinizmit, individët zhvillojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre udhëheqëse si në bjeshkatari ashtu dhe në jetën e tyre. Federata inkurajon bjeshkatarët dhe alpinistët të zhvillojnë pandërprerë njohjen dhe aftësitë e tyre, të arrijnë dhe të tejkalojnë qëllimet e tyre bjeshkatare si një hap përpara gjatë zhvillimit të tyre si udhëheqës.  Federata gjithashtu punon në zhvillimin e ekipeve të nevojshme për të arritur sukses.

Kompetenca – Federata shërben si pikëmbledhje dhe burim i kompetencës në bjeshkatari dhe alpinizëm.  Federata punon në ngritjen e vazhdueshme të kompetencës së shoqatave dhe të individëve duke organizuar trajnime dhe aktivitete të nevojshme për këtë.

Solidariteti – Solidariteti në mes të anëtarëve është i rëndësishëm dhe shpeshherë i domosdoshëm për arritjen e objektivave të bjeshkatarisë dhe alpinizmit.

Programi i FBAK

Programi i FBAK përfshinë shtatë fusha të veprimit duke u nisur nga edukimi, trajnimi dhe siguria e deri te burimet financiare:

1. Edukimi, Trajnimi dhe Siguria

Arsyet e veprimit

Mënyra e veprimit

· Për të ofruar praktika të mira, të sigurta dhe afatgjate në bjeshkë për të gjithë jo anëtarët dhe anëtarët e FBAK.

· Për të siguruar që një grup i instruktorëve të kualifikuar të jetë në dispozicion për të ofruar trajnim cilësor për individë dhe shoqëritë anëtare.

· Për të përmirësuar efikasitetin dhe sigurinë në bjeshkatari dhe alpinizëm.

· Për të inkurajuar hulumtimin, mbrojtjen dhe shijimin e mjedisit bjeshkatar.

· Shoqëritë anëtare duhet të takohen mes vete dhe me FBAK për të diskutuar programet e trajnimit.

· Anëtarët e shoqërive duhet të trajnohen që të jenë në gjendje vetë të gjinden në bjeshkë e jo vetëm për t’u bërë udhëheqës.

· Sigurimin e standardeve kualitative në mesin e të gjithë ofruesve të licencuar të trajnimit.

· Formimi i grupit punues për edukim, trajnim dhe siguri.

· Formimi i Njësisë së Shpëtimtarisë në bashkëveprim me njësitë e specializuara të FSK-së dhe Policisë me gatishmëri për intervenim në çdo kohë.

· Zhvillimi dhe zbatimi i trajnimeve të FBAK përmes: (1) rritjes së numrit të trajnimeve të përshtatura sipas nevojave të anëtarëve, (2) rritja e numrit të instruktorëve, (3) standardizimi dhe zbatimi i niveleve të instruktorëve.

· Licencimi i ofruesve të trajnimit nga FBAK.

· Paraqitja dhe futja e një sistemi unik në Republikën e Kosovës për sigurimin dhe ruajtjen e niveleve të standardizuara për të gjitha trajnimet dhe kurset e vlerësimit bjeshkatar.

· Stimulimi dhe promovimi i trajnimeve nga ofruesit e licencuar të trajnimeve.

· Trajnimi në përdorimin e instrumenteve GPS dhe aplikimi i tyre në fomimin e Databazës digjitale të marshutave.

· Nisma për fillimin e botimit të Revistës (vjetore apo më shpesh). Në fillim me një fletushkë (4-8 faqëshe) që do të botohej 2 herë në vit apo më shpesh.

· Promovimi i bjeshkatarisë në vend, posaçërisht në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, përmes organizimit të takimeve me strukturat komunale të qeverisjes dhe me udhëheqësit e institucioneve arsimore dhe shëndetësore. Bashkëpunimi me shkollat në organizimin e shëtitjeve nëpër vendet tona nën udhëheqjen e bjeshkatarëve tanë.

2. Organizimi dhe Anëtarësimi

Arsyet e veprimit

Mënyra e veprimit

· Për të zhvilluar dhe mbajtur një infrastrukturë organizative efektive.

· Për të rritur mbështetjen vullnetare në menaxhimin efektiv të programit të FBAK.

· Për të menaxhuar më së miri me burimet e FBAK.

· Për komunikim efektiv me anëtarët dhe jo anëtarët.

· Për të ngritur kapacitetet udhëheqëse në mes të shoqërive.

· Formimi i grupit punues për mbështetje të anëtarëve të FBAK.

· Zhvillimi i pakove mbështetëse për anëtarët e FBAK.

· Zhvillimi dhe plotësimi i ueb faqes së FBAK me vegla ndihmëse për anëtarët.

· Publikimi i aktiviteteve dhe raporteve në ueb faqe.

· Publikimi i praktikave më të mira.

· Inkurajimi i sportistëve aktiv për t’iu bashkëngjitur FBAK në ngritjen e bjeshkatarisë dhe alpinizmit.

· Pajisja e shoqërive bjeshkatare me Harta Topografike dhe me instrumente GPS

· Formimi i Databazës digjitale në FBAK dhe shoqëritë anëtare.

· Dokumentimi i të gjitha majave në Kosovë (lista e tyre me lartësi mbidetare).

· Formimi i literaturës bjeshkatare në gjuhën shqipe dhe përkthimi i librave më të rëndësishëm në bjeshkatari dhe alpinizëm.

· Organizimi i “Ditët e Bjeshkatarisë Kosovare”, organizimin e së cilës për çdo vit e merr përsipër njëra nga shoqëritë anëtare.

· Aktivitetet rreth integrimit ndërkombëtar të FBAK.

· Aplikimi i kartave të anëtarësisë me sistem bashkëkohorë.

· Futje e sigurimeve në kuadër të çmimit të anëtarësimit (sigurimi në rast vdekje, lëndimi, etj.)

· Themelimi i Shpërblimeve vjetore: - Shoqëria më e suksesshme Bjeshkatare

  • Aksioni më i mirë i organizuar
  • Puna (vepra) më e mirë e shoqërisë
  • Zyrtari më i mirë
  • Suksesi më i madh në bjeshkatari
  • Bashkëpunëtori më i mire i jashtëm (jashtë FBAK)
  • Sponsorizimi më i madh
  • Web-faqja më e mirë e Shoqërisë Bjeshkatare
  • Kontributi më i madh Publicistikës bjeshkatare
  • Shpërblim i veçantë

3. Rinia dhe Kreativiteti

Arsyet e veprimit

Mënyra e veprimit

· Për promovimin e pjesëmarrjes tek të rinjtë kosovar në bjeshkatari dhe alpinizëm.

· Për formimin, mbështetjen dhe zhvillimin e klubeve të të rinjve bjeshkatar/alpinistë.

· Për të mbështetur klubet e të rinjve në zhvillimin e programeve të tyre.

· Për të nxitur kreativitetin tek të rinjtë kosovar në shfrytëzimin e pajisjeve të ndryshme për hulumtim dhe orientim dhe veglave dhe programeve që ofron interneti.

· Për investimin në të ardhmen e bjeshkatarisë dhe alpinizmit kosovar.

· Për formimin dhe zhvillimin e “Ekipi i të Rinjve Alpinist Kosovar”.

· Formimi i grupit punues dhe emërimi i Udhëheqësit për zhvillimin e të rinjve bjeshkatar/alpinistë në Republikën e Kosovës.

· Angazhimi në programe të ndryshme që përfshijnë të rinjtë kosovar të moshës prej 8 deri në 25 vjet.

· Avokimi në pjesëmarrjen e të rinjve në bjeshkatari në sektorin e edukimit.

· Formimi i disa klubeve të të rinjve bjeshkatar/alpinistë.

· Bashkëpunimi me organizatat ekzistuese të të rinjve për informim dhe adresim të nevojave të të rinjve bjeshkatar/alpinistë.

4. Qasja dhe Konservimi

Arsyet e veprimit

Mënyra e veprimit

· Mjediset bjeshkatare duhet të mbrohen dhe të menaxhohen drejtë që të balancohet shfrytëzimi i tyre dhe që të ruhen vlerat e tyre si mjedis natyror.

· Për qasjen e hapur dhe të drejtë në zonat bjeshkatare.

· Për të promovuar edukimin dhe për të inkurajuar kujdesin ndaj mjedisit.

· Për të kuptuar dhe zgjeruar të kuptuarit e ekosistemit bjeshkatar.

· Formimi i grupit punues për dhe adresimin e mbrojtjes dhe menaxhimit të drejtë të mjedisit bjeshkatar, krijimin dhe zbatimin e politikave.

· Vendosja e standardit “Mos lerë asgjë prapa teje përveç gjurmëve tuaja dhe mos merr asgjë me vete përveç fotografive tuaja” për të gjitha aktivitetet bjeshkatare.

· Zbatimi i kodit të mirësjelljes në bjeshkë.

· Organizimi dhe promovimi i aktiviteteve “të pastrimit” dhe programeve tjera praktike.

· Përkrahja e dialogut dhe bashkëpunimit me grupet e interesit.

· Komunikimi direkt me zyrtarët publik dhe pronarët e tokave për të mbështetur menaxhimin e drejtë të mjedisit bjeshkatar.

· Zhvillimi dhe zbatimi i raporteve efektive për komunitetin.

· Shënimi (markimi), sigurimi dhe mbikëqyrja e rregullt e shtigjeve.

· Përpilimi i projekteve për ndërtimin e pjesëve të rrezikshme të shtigjeve dhe sigurimi i tyre (gardh metalik, sajlla mbajtëse në shkëmbinj, formimii shkallëve në disa pjesë të shkëmbinjve, etj.)

5. Turizmi Malor

Arsyet e veprimit

Mënyra e veprimit

· Për të nxitur dhe promovuar turizmit malor.

· Për të ngritur imazhin e vendit tonë dhe tërheqjes së vizitorëve lokal dhe ndërkombëtar.

· Për ofrimin e konakut dhe ushqimit tradicional në shtëpitë malore.

· Për të mundësuar ngritjen e nivelit të vet qëndrueshmërisë së shoqërive bjeshkatare.

· Formimi i grupit punues për shtëpitë malore (bjeshkatare).

· Planfikimi, ndërtimi dhe menaxhimi i shtëpive malore nga shoqëritë bjeshkatare.

· Organizimi i turistëve në zonat bjeshkatare nga shoqëritë bjeshkatare dhe udhëheqësit e ekspeditave.

· Gjurmimi i shtigjeve të të parëve tanë (trashëgimia)

6. Marrëdhëniet me Publikun

Arsyet e veprimit

Mënyra e veprimit

· Për të siguruar që të gjithë kanë qasje të informacioni.

· Për të siguruar që FBAK është i rëndësishëm për të gjithë anëtarët njësoj.

· Për të krijuar ndjenjën e përkatësisë dhe lojalitetit.

· FBAK të bëhet zëri i bjeshkatarisë dhe alpinizmit kosovar: “Nëse bjeshka nuk shkon te Muhamedi, atëherë Muhamedi duhet të shkoj te bjeshka”.

· Promovoj vlerat e bjeshkatarisë dhe alpinizmit.

· Promovoj dhe faktorizoj FBAK në vend dhe jashtë.

· Formimi i grupit punues për marrëdhënie me publikun dhe komunikimin efektiv e profesional.

· Ndërtimi dhe zbatimi i strategjisë së komunikimit të FBAK.

· Ndërtimi i partneritet dhe bashkëpunimit cilësor me mediat.

· Faktorizimi i FBAK përmes ofrimit të vazhdueshëm të informacioneve mediave mbi të gjitha aktivitet e FBAK dhe shoqërive anëtare në vend dhe jashtë vendit.

· Rritja e ndërveprimit përmes ueb faqes së FBAK dhe veglave të tjera si facebook, tweeter etj.

· Të ndërtoj dhe arkivoj informacionet mbi aktivitetet historike të FBAK.

· Mbështet hulumtimet e përqendruara në bjeshkatari dhe alpinizëm përmes grandeve dhe burimeve të FBAK.

· Puna në emetimin e emisioneve për bjeshkatari dhe alpinizëm në radio dhe TV

7. Burimet Financiare

Arsyet e veprimit

Mënyra e veprimit

· Për të krijuar burime të qëndrueshme dhe të mjaftueshme në përmbushjen e misionit të FBAK.

· Për të rritur anëtarësimin në FBAK.

· Zhvillimi i programeve të përshtatshme për ngritjen e fondeve dhe sponsorizimit.

· Krijimi i qendrave bjeshkatare në bjeshkët e Kosovës për të promovuar dhe kultivuar bjeshkatarin dhe alpinizmin.

· Krijimi i qendrave për trajnime.

· Inicimi i fushatës për ngritjen e fondeve në mbështetje të anëtarëve të FBAK në furnizim me pajisje.

· Ndërtimi i raporteve të forta me fondacionet dhe bizneset e suksesshme.

Grupet Punuese

 

Arsyet e veprimit

Mënyra e veprimit

1. Për të ofruar praktika të mira, të sigurta dhe afatgjate në bjeshkë për të gjithë.

2. Për promovimin e pjesëmarrjes tek të rinjtë kosovar në bjeshkatari dhe alpinizëm.

3. Mjediset bjeshkatare duhet të mbrohen dhe të menaxhohen drejtë .

4. Që FBAK të bëhet zëri i bjeshkatarisë dhe alpinizmit kosovar.

5. Për të zhvilluar dhe mbajtur një infrastrukturë organizative efektive.

6. Për kultivimin dhe ngritjen e alpinizmit.

7. Për siguri dhe shpëtimtari gjatë ekspeditave bjeshkatare.

8. Për planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e ekspeditave ndërkombëtare.

9. Për planifikimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e shtëpive bjeshkatare.

10. Për hulumtimin, orientimin dhe shënimin e shtigjeve bjeshkatare.

11. Për hartimin e monografisë bjeshkatare dhe arkivimin digjital të të gjitha dokumenteve të bjeshkatarisë dhe alpinizmit kosovar.

12. Për një bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar.

 

1. Formimi i grupit punues për edukim,  trajnim dhe siguri.

2. Formimi i grupit punues për të rinjtë bjeshkatar/alpinistë.

3. Formimi i grupit punues për mbrojtjen dhe menaxhimit e drejtë të mjedisit bjeshkatar, krijimin dhe zbatimin e politikave.

4. Formimi i grupit punues për marrëdhënie me publikun.

5. Formimi i grupit punues për mbështetje të anëtarëve të FBAK.

6. Formimi i grupit për alpinizëm.

7. Formimi i grupit për shpëtimtari.

8. Formimi i grupit të ekspeditave ndërkombëtare.

9. Formimi i grupit për shtëpitë bjeshkatare.

10. Formimi i grupit për hulumtim, orientim dhe shënim të shtigjeve.

11. Formimi i grupit për monografinë e bjeshkatarisë dhe arkivimin digjital.

12. Formimi i grupit për bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar.

Shkarkoni Planin Strategjik 2011-2015

Google Translate