box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Brezovica 2012

 

 

SHOQËRIA BJESHKATARE ALPINISTE “PRISHTINA” – Rr. Andrea Gropa p.n. 10000 Prishtinë R. e Kosovës; Tel: +377 (0) 44 168 370; E-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; Web: www.shba-prishtina.com


FTESË
PËR PJESËMARRJE NË TAKIMET E GJASHTA NDËRKOMBËTARE TË
BJESHKATARISË DHE ALPINIZMIT (31.08 - 02.09.2012) ‘’BREZOVICA 2012’’

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina, Ju fton të merrni pjesë në Takimet e Gjashta Ndërkombëtare të Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit- Brezovica 2012, në Brezovicë, takime këto që mbahen çdo vit,vikendin e parë të shtatorit.

Ky tubim është i karakterit ndërkombëtar dhe organizohet nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina, nën patronazhin e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit të Kosovës, si dhe me përkrahjen e Institucioneve Relevante të Kosovës. Bjeshkatarë dhe Alpinistë nga i gjithë rajoni mblidhen në këto takime të rëndësishme për Bjeshkatarinë dhe Alpinizmin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i Aktiviteteve:

- Afirmimi, masivizimi dhe vendosja e raporteve të reja në mes Shoqërive Bjeshkatare dhe Federatave të rajonit dhe më gjerë.

- Njohja e pjesëmarrësve me bukuritë natyrore të Sharrit dhe Kosovës.

- Njohja reciproke e pjesëmarrësve dhe shkëmbimi i përvojave.

- Edukimi i të rinjve për mbrojtjen e ambientit.

- Zhvillimi i tre marshutave të ecjes.

Aktivitetet Bjeshkatare:

Pushtimi i majave në Bjeshkët e Sharrit:

- - BISTRA 2651m/lmd. (10 orë ecje)
- - LUBOTENI 2496m/ lmd. (9 orë ecje)
- - PRIBREGU 2420m/ lmd. (6 orë ecje)
- - LIQENI I LIVADHEVE rreth 2000m/ lmd. (5 orë ecje)

Tubimi, Akomodimi dhe aktivitetet argëtuese do të mbahen në Brezovicë – Hoteli i Sportistëve. Shpenzimet e qëndrimit në Brezovicë – Hoteli i Sportistëve. Çmimi i përgjithshëm i qëndrimit është 20 € për person, pavarësisht a qëndron një apo dy net.

Në çmim janë të përfshira:

- fjetja(e Premte dhe e Shtune)
- darka(e Premte)
- mëngjesi ,marenda dhe darka(e Shtune)
- kokteji dhe ushqimet shoqëruese (e Shtune)
- mëngjesi(e Diel)
- Dhomat janë me dushe dhe tualete

Vëmendje: Femrat do të vendosen në katin e parë të hotelit, ndërsa meshkujt në katin e dytë dhe të tretë. Nuk ka dhoma për qifte!

Pjesëmarrja juaj do ta pasurojë këtë takim dhe do të hapë mundësi që ta zgjeroni rrjetin tuaj të komunitetit bjeshkatar dhe alpin, si brenda Kosovës, ashtu edhe në rajon dhe më gjerë , prandaj është e domosdoshme të bëni lajmërimin e pjesëmarrjes së Shoqërisë suaj, me numrin e saktë të anëtarëve, dhe listën e emrave të anëtarëve që do të marrin pjesë; më së largu deri me datën 28/08/2012,ora 20:00. Personi kontaktues është Gani Syla, tel: +377 (0) 44/168-370, ose e- mail :  Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www. shba-prishtina.com;

TABELA E AKTIVITETEVE

DITA ORA AKTIVITETET

31.08.2012
E Premte
16:00-19:00 Akomodimi në Hotelin e Sportistëve - Brezovicë
19:00 Hapja solemne e takimeve ndërkombëtare Brezovica 2011
20:00 Darka
21:00-24:00 Njoftime, zbavitje dhe çlodhje deri në ora 24:00h.
01.09.2012
E Shtune
06:00 Zgjimi
06:15-06:45 Mëngjesi
07:00 Nisja me grupet (Bistra dhe Lybeteni)
08:00 Nisja me grupet (Pribregu dhe Liqeni i Livadheve)
17:00-19:00 Kthimi në Hotelin e Sportistëve në Brezovicë
19:00-20:00 Darka
20:00-20:30 Përshtypjet rreth aksioneve të asaj dite
20:30........ Koktej solemn dhe zbavitje
02.09.2012
E Diel
09:00 Mëngjesi
........................... Shpërndarja e pjesëmarrësve

Siç thamë më lartë, janë paraparë disa marshuta ecjeje, nëpër tre shtigje, të cilat janë shënuar nga Sh.B.A.“Prishtina” : Lybeteni 2496 m/ lmd, Bistra 2651 m/ lmd, kah Liqeni i Jazhincës 2000 m/lmd dhe Pribreg 2420 m/lmd.

Bjeshkatarët duhet të kenë me vete gjithë pajisjet e nevojshme bjeshkatare !

Përgjegjësia për gjendjen fizike dhe psikike është individuale !

Pushtimi i majave “Bistra” dhe “Lybeten” , preferohet vetëm për bjeshkatarët e përgatitur mirë fizikisht dhe psikikisht. Do të vulosen librezat e atyre që i pushtojnë majat: “Bistra” dhe “Luboten”.

Janë të njoftuara Radio-Stacionet Televizive , Mjetet e Informimit, Policia, Shërbimet Emergjente dhe Mjekësore.

Ju dëshirojmë vikend të këndshëm!

Prishtinë/Kosovë

01/08/2012

Kryetari

Sh.B.A. “Prishtina” – Prishtinë

GANI SYLA

Google Translate