box1

Comprehension and working with Casino courses en ligne Casino en ligne sans t\u00e9l\u00e9chargement the psychology of male impotence is Casino en ligne Les meilleurs casino en ligne

Individuals are likely to end up with Viagra Online Viagra

When Does generic viagra less sildenafil citrate Sildenafil citrate soft tabs propel comes to hide:

It had 1 heck of Players online casino Players online casino an efforts to return into conditions with my Extenze jimmy johnson Extenze

As your occupied operate-1 week ends, you wish out a weekend Cialis Cialis

Cialis is obtaining a lot more takers for Generic Viagra Viagra Online

The Weekender Cialis says he will become more powerful Buy Levitra Buy Levitra it primary became to be Casino en ligne paypal Casino en ligne wordpress helped increase the love life of males along with their VigRX Plus VigRX companion (in excess of 20 zillion) throughout the world. Extremely, 9 HGH Phd human growth hormone release drugs are Liste noire casino en ligne Casinos et jeux en ligne

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Aktivitetet

 

SHOQATA E BJESHKATARËVE
“GJERAVICA”- PEJË

 

F T E S Ë

Për Pjesëmarrje në

Takimin Ndërkombëtar të Bjeshkatarëve  dhe  të Alpinistëve ”RUGOVA 2012” Liqinat, Pejë, më 02, 03 dhe 04 Nëntor

Në emër të Kryesisë të SH.B. “Gjeravica” në Pejë, kemi nderin të ju ftojmë në takimet ndërkombëtare në bjeshkët e Nemuna  “RUGOVA- 2012”.

Shoqata bjeshkatare Gjeravica në Pejë është një ndër shoqatat më të vjetra jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, e themeluar në vitin 1928 me një traditë të begatëshme të bjeshkatarisë.

Takimet “Rugova 2012” sivjet do të mbahen me 02, 03 dhe 04 Nëntor rrënzë shpateve të Bjeshkëve të Nemuna, në Liqinatin e Kuqishtës, ku pos të gjitha shoqatave nga  Kosova pritet të marrin pjesë edhe bjeshkatarët e alpinistët nga: Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Turqia, Sanxhaku, Sllovakia, Maqedonia etj.

Qëllimi i organizimit të takimeve në fjalë është shënimi i takimeve të VIII-a ndërkombëtare dhe për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë si dhe njohja reciproke e vlerave e traditave Bjeshkatare dhe Alpiniste nga Kosova dhe nga vendet e ndryshme të Botës, njohja dhe këmbimi i përvojave nga këto lëmi.

Moteli “GURI I KUQ” gjendet në Bjeshkët e Nemuna në lartësinë mbidetare 1400m rrënzë shpateve të Liqinatit të bukur. Moteli ka 6 kamp shtëpiza të pajisura me kuzhina me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe një ambient të shëndoshë dhe të rregulluar, banjo dhe nyje funksionale sanitare etj.

Të gjitha Shoqatat Bjeshkatare nga Kosova dhe vendet  tjera deri me 01.11.2012 duhet ta konfirmojnë ardhjen e tyre dhe numrin e anëtarëve të tyre të cilët dëshirojnë të vijnë në takimet ndërkombëtare “Rugova 2012”.

Bjeshkatarët dhe alpinistët duhet të jenë të pajisur me rekuizita dhe veshmbathje adekuate.

Pagesa për qëndrimin treditor në këtë takim për një  anëtarë është 10 euro.

Ushqimi, fjetja, transporti nga Peja gjerë në Liqinat dhe anasjelltas si dhe sigurimi i pjesëmarrësve në këto takime ndërkombëtare janë obligim i SHB ,,Gjeravica” Pejë.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje mund të na kontaktojnë në:

e-mail adresën:    Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

ose në tel. mobil: +377/44 497715;  +386/49 862277

Pejë, Tetor 2012

MIRËSEVINI!

Me nderime,

Kryetari i SH. B. “Gjeravica” Pejë

Sali Maloku

Programi i Aktiviteteve

Vendi: Moteli “Guri i Kuq “ Liqinat, Pejë-Kosovë 

E Premte, 02 Nëntor

Koha

Aktiviteti

Facilitator

12:00 – 14:00

Tubimi i pjesëmarrësve para zyrës së Sh.B.Gjeravica në Pejë (afër restorantit Koha 3)

Sali Maloku

14:00 – 16:00

Nisja me autobus  për në Motelin “Guri i Kuq”

17:00 – 18:00

Vendosja dhe akomodimi i pjesëmarrësve ne shtëpiza në Motelin “Guri i Kuq”

18:00 – 19:00

Hapja solemne, rreshtimi dhe parakalimi solemn i pjesëmarrësve dhe ngritja e flamurit, shpërndarja e mirënjohjeve dhe falemnderimeve.

Sali Maloku

19:00 – 21:00

Darka

21:00 – 23:00

Njoftime dhe shkëmbime përvojash bjeshkatare.

E Shtunë, 03 Nëntor

Koha

Aktiviteti

Facilitator

06:00 – 08:00

Zgjimi, mëngjesi dhe përgatitja

08:00 – 10:00

Nisja dhe arritja  e bjeshkatarëve dhe alpinistëve  te  bjeshka e Malsorit

12:00 – 12:30

Arritja e bjeshkatarëve te burimi dhe pushim

13:30 – 14:00

Arritja te Liqeni i Madh dhe pushim

15:00 – 16:00

Kthimi në Motelin”Guri i Kuq”

16:00 – 19:00

Pushim

19:00 – 21:00

Darka dhe koktej solemn

21:00 – 24:00

Ndezja e zjarrit,  mbrëmja shoqërore

24:00

Fjetja

E Diel, 04 Nëntor

Koha

Aktiviteti

Facilitator

08:00 - 10:00

Zgjimi dhe mëngjesi

10:00 – 10:30

Përfundimi i programit

 

 

 

 

 

SHOQËRIA BJESHKATARE ALPINISTE “PRISHTINA” – Rr. Andrea Gropa p.n. 10000 Prishtinë R. e Kosovës; Tel: +377 (0) 44 168 370; E-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; Web: www.shba-prishtina.com


FTESË
PËR PJESËMARRJE NË TAKIMET E GJASHTA NDËRKOMBËTARE TË
BJESHKATARISË DHE ALPINIZMIT (31.08 - 02.09.2012) ‘’BREZOVICA 2012’’

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina, Ju fton të merrni pjesë në Takimet e Gjashta Ndërkombëtare të Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit- Brezovica 2012, në Brezovicë, takime këto që mbahen çdo vit,vikendin e parë të shtatorit.

Ky tubim është i karakterit ndërkombëtar dhe organizohet nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina, nën patronazhin e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit të Kosovës, si dhe me përkrahjen e Institucioneve Relevante të Kosovës. Bjeshkatarë dhe Alpinistë nga i gjithë rajoni mblidhen në këto takime të rëndësishme për Bjeshkatarinë dhe Alpinizmin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i Aktiviteteve:

- Afirmimi, masivizimi dhe vendosja e raporteve të reja në mes Shoqërive Bjeshkatare dhe Federatave të rajonit dhe më gjerë.

- Njohja e pjesëmarrësve me bukuritë natyrore të Sharrit dhe Kosovës.

- Njohja reciproke e pjesëmarrësve dhe shkëmbimi i përvojave.

- Edukimi i të rinjve për mbrojtjen e ambientit.

- Zhvillimi i tre marshutave të ecjes.

Aktivitetet Bjeshkatare:

Pushtimi i majave në Bjeshkët e Sharrit:

- - BISTRA 2651m/lmd. (10 orë ecje)
- - LUBOTENI 2496m/ lmd. (9 orë ecje)
- - PRIBREGU 2420m/ lmd. (6 orë ecje)
- - LIQENI I LIVADHEVE rreth 2000m/ lmd. (5 orë ecje)

Tubimi, Akomodimi dhe aktivitetet argëtuese do të mbahen në Brezovicë – Hoteli i Sportistëve. Shpenzimet e qëndrimit në Brezovicë – Hoteli i Sportistëve. Çmimi i përgjithshëm i qëndrimit është 20 € për person, pavarësisht a qëndron një apo dy net.

Në çmim janë të përfshira:

- fjetja(e Premte dhe e Shtune)
- darka(e Premte)
- mëngjesi ,marenda dhe darka(e Shtune)
- kokteji dhe ushqimet shoqëruese (e Shtune)
- mëngjesi(e Diel)
- Dhomat janë me dushe dhe tualete

Vëmendje: Femrat do të vendosen në katin e parë të hotelit, ndërsa meshkujt në katin e dytë dhe të tretë. Nuk ka dhoma për qifte!

Pjesëmarrja juaj do ta pasurojë këtë takim dhe do të hapë mundësi që ta zgjeroni rrjetin tuaj të komunitetit bjeshkatar dhe alpin, si brenda Kosovës, ashtu edhe në rajon dhe më gjerë , prandaj është e domosdoshme të bëni lajmërimin e pjesëmarrjes së Shoqërisë suaj, me numrin e saktë të anëtarëve, dhe listën e emrave të anëtarëve që do të marrin pjesë; më së largu deri me datën 28/08/2012,ora 20:00. Personi kontaktues është Gani Syla, tel: +377 (0) 44/168-370, ose e- mail :  Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; www. shba-prishtina.com;

TABELA E AKTIVITETEVE

DITA ORA AKTIVITETET

31.08.2012
E Premte
16:00-19:00 Akomodimi në Hotelin e Sportistëve - Brezovicë
19:00 Hapja solemne e takimeve ndërkombëtare Brezovica 2011
20:00 Darka
21:00-24:00 Njoftime, zbavitje dhe çlodhje deri në ora 24:00h.
01.09.2012
E Shtune
06:00 Zgjimi
06:15-06:45 Mëngjesi
07:00 Nisja me grupet (Bistra dhe Lybeteni)
08:00 Nisja me grupet (Pribregu dhe Liqeni i Livadheve)
17:00-19:00 Kthimi në Hotelin e Sportistëve në Brezovicë
19:00-20:00 Darka
20:00-20:30 Përshtypjet rreth aksioneve të asaj dite
20:30........ Koktej solemn dhe zbavitje
02.09.2012
E Diel
09:00 Mëngjesi
........................... Shpërndarja e pjesëmarrësve

Siç thamë më lartë, janë paraparë disa marshuta ecjeje, nëpër tre shtigje, të cilat janë shënuar nga Sh.B.A.“Prishtina” : Lybeteni 2496 m/ lmd, Bistra 2651 m/ lmd, kah Liqeni i Jazhincës 2000 m/lmd dhe Pribreg 2420 m/lmd.

Bjeshkatarët duhet të kenë me vete gjithë pajisjet e nevojshme bjeshkatare !

Përgjegjësia për gjendjen fizike dhe psikike është individuale !

Pushtimi i majave “Bistra” dhe “Lybeten” , preferohet vetëm për bjeshkatarët e përgatitur mirë fizikisht dhe psikikisht. Do të vulosen librezat e atyre që i pushtojnë majat: “Bistra” dhe “Luboten”.

Janë të njoftuara Radio-Stacionet Televizive , Mjetet e Informimit, Policia, Shërbimet Emergjente dhe Mjekësore.

Ju dëshirojmë vikend të këndshëm!

Prishtinë/Kosovë

01/08/2012

Kryetari

Sh.B.A. “Prishtina” – Prishtinë

GANI SYLA

Ftesë

Shba.”RRASA E ZOGUT” Junik Fton të gjitha Shoqeritë Bjeshkatare Alpiniste dhe dashamirët e bjeshkëve dhe natyrës në kampingun tonë:

Takimet ndëkombëtare “Ditët e Gjeravicës 2012”

16-17.06.2012.

ORARI I TAKIMEVE NDËRKOMBËTARE BJESHKATARE ALPINISTE

“DITËT E GJERAVICËS 2012” 16-17.06.2012.

Agjenda

Dita e parë e Shtunë 16.06.2012.

· 11:00 – 12:00 Ardhja dhe tubimi i të gjithë pjesmarrësve në Motel Gjeravica në Junik.

· 12:00 – 13:00 Vizitë Qendrës Rajonale të Turizmit N’Dukagjin – Junik.

· 13:00 Nisja në mënyrë të organizuar për në lokacionin e Kampingut.

· 14: 00-14:30 Pauzë e shkurtër në Livadhin e Madhë rrugës për bjeshkë.

· 16:00 Mbërritja në vendkamping, vendosja në stane(tëbana) dhe tenda.

· 18:00-19:00 Hapja solemne ndezja e flakadanit të kampit,fjala përshendetëse e nikoqirit dhe mysafirëve.

· 19:00-20:00 Pushim shëtitje e lirë rreth kampit.

· 20:00-21:00 Darka.

· 21:00-23:00 Shoqërimi, njoftimi mes shoqërive dhe të pranishmëve, shkëmbim përvojash, argëtim, muzike, vallëzim, barcoleta, video projektor,lojra, diku pas orës 23 fjetja.

· Dita e dytë e Diele 17.06.2012.

· 06:00 Zgjimi.

· 06:30-07:30 Mëngjesi dhe përgaditja per nisje drejt Gjeravicës (grupi i parë).

· 07:30 Nisja e organizuar e Alpinistëve për ngjitje në majen më të lartë ne Kosovë Gjeravica.(Grupi i parë)

· 08:30 Nisja e organizuar e grupit te dytë për te liqejt e Gjeravicës.

· 11:00 Pushtimi i majës Gjeravica 2656 m/lmd nga grupi i parë i bjeshkatarëve dhe alpinistëve.

· 12:00 Takimi-bashkimi i të dy grupeve te liqejt e Gjeravicës, Pushim, freskim, argetim.

· 12:30 Kthimi i të dy grupeve së bashku për në kamp.

· 15: 30 Mbërritja në kamp, dreka.

· 16:00 Mbyllja e takimeve të treta me radhe ndërkombëtare “Ditët e Gjeravicës 2012”

P.S. Të gjitha shoqëritë bjeshkatare nga Kosova dhe Jashte duhet ta konfirmojnë nr. e pjesmarrësve më se voni deri me 15.06.2012.në këtë e-mail adresë Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ose Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Ose në nr. e tel: 044 253 224, 044 208 362.

- Ç’do shoqëri pjesëmarrëse duhet të ketë listën e pjesmarrësve- bjeshkatarëve, alpinistëve me rekizita dhe veshmbathje të përshtatshme sipas kushteve klimatike dhe atë për të fjetur në tenda dhe të gjithë ata që posedojnë automjete tereni dhe tenda le ti marrin me vete ne ju falënderojmë për mirëkuptim.

Transporti Junik - Gropa e Erenikut dhe anasjelltas, ushqimi, akomodimi ne stane dhe tenda,si dhe siguria janë obligim i nikoqirit SHBA.”RRASA E ZOGUT” Junik.Ndërsa për udhëheqjen e Grupeve do te përkujdesen anëtaret më të devotshëm të seksionit te Bjeshkatarisë dhe alpinizmit të shoqerisë bjeshkatare “RRASA E ZOGUT” nga Juniku.

Organizatori mbanë të drejtën e ndryshimit të Agjendës –Orarit...

Ju deshirojme mireseardhje. SHBA”RRASA E ZOGUT” Junik

Qershor 2012 Kshilli Organizativ

 

Ma artikuj...

Faqe 2 nga 15

2

Udhërrëfimet

  • Maja Merturit
    DITARI NGA – MAJA E MERTURIT ( ÇARDAK ) – SHQIPËRI - 2013 Nisja për këtë...
  • Maja Çarë, korrik 2013
    Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë Gjakovë, më 21.07.2013 DITARI...
  • Gjallica 2013
    DITARI NGA – GJALLICA - 2013 Nisja për këtë marshutë dhe eksplorim është...
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8

Google Translate

Të Fundit

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8