Federata Shqiptare e Alpinizmit organizon me 26-27 mars 2011 ngjitjen kombëtare dimërore në malin e Korabit. Programi do të jetë si më poshtë:
Dita e parë, e shtune (26 mars)
Takimi në Radomirë (Tejez, 1300m) rreth orës 12.00. Mbas drekës do të fillojmë ngjitjen tonë deri tek kampi baze (2000m), ku do te ngremë çadrat dhe do të kalojmë natën. (Në ditën e parë do të ngjitemi rreth 700m dhe do te ecim 4-5 h).
Dita e dytë, e diele (27 mars)
Herët në mëngjes do të nisemi drejt majës së Korabit (2751m), mbas mbërritjes në maje dhe një pushimi të shkurtër do të kthehemi përsëri në kampin bazë ku do të mbledhim çadrat dhe do te bëhemi gati te zbresim poshtë ne fshat. Pas një pushimi të shkurtër në fshat do të nisemi për në Tiranë dhe Kosovë. Mbërritja në Tiranë do të jetë rreth orës 8.00-9.00 të darkës. (Në ditën e dytë do të bëjmë 700m ngjitje dhe rreth 1400m zbritje. Koha e ecjes do të jetë rreth 10 h ngjitje -zbritje)
Ju duhet te merrni me vete: Sleep in bagun (dyshek thes për të fjetur), Çadra, shtresë izoluese për tu shtrirë, kthetra, kazma dhe litar, veshje të ngrohta duke filluar me kapuç, shall, dorëza, xhup etj.
Ushqime për tre vakte, fruta të thata, çokollata, biskota etj.
Ekipin kosovar e udhëheqë nënkryetari i FBAK Gjemajl Kelmendi, tel.044222001
DITARI NGA – MAJA E VJELAKUT - 2012 Nisja për këtë marshutë është...