box1

Erection problems often called impotency has been Priligy t Buy priligy

Hundreds and hundreds of folks from Order viagra online Female uk viagra

image image image image image
Kilimanxharo 2013 Shtatshja kosovare në Kulmin e Afrikës (Uhuru) të lartë 5895m në mëngjesin e 27 shkurtit 2013 në ora 7:20min. * * *   Seven kosovars at the Top of Africa Uhuru peak 5895m in the morning of February 27, 2013 at 7:20 am. — at Tanzania, Kilimajaro, Uhuru Peak 5895m.
Në Kulmin e Kosovës në Kushte Bore nga  Virtyt Gacaferri, Junik-Gjeravica Mars 02, 2012
Derisa vendi u mbulua me më së shumti borë për dekada, një numër bjeshkatarësh bënë ecjen e gjatë dimërore Junik-Gjeravicë e cila një bjeshkatari mesatar i shkakton dhimbje në secilën pjesë të trupit - nga thonjtë e deri te fytyra. Por që është një ecje që të pushon dhe që absolutisht ia vlen.
Kosovarët pushtojnë Jezercën në kushte dimri, 12 mars 2011 Në organizim të klubit bjeshkatarë sportiv Hrid nga Mali i Zi, të shtunën me 12 mars 2011, tetë (8) bjeshkatarë kosovar pushtuan majën më të lartë të bjeshkëve të Nemuna, të alpeve Dinarike, majën Jezerce të lartë 2,694m.
Kilimanxharo 2010 Të mërkurën më 14 korrik 2010 në ora 08:20 shtatë bjeshkatarë të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Republikës së Kosovës pushtuan kulmin e Afrikës - majën e Kilimanxharos 5895 metra.
Mont Blanc 2009 Më 16 korrik 2009 dymbëdhjetë bjeshkatarë kosovar pushtuan kulmin e Evropës majën Mont Blanc e lartë 4810m.

Ftesë për pjesëmarrje në Takimet Tradicionale Ndërkombëtare të Bjeshkëtarëve dhe të Alpinistëve “SHARRI 2013”, 07-09.06.2013

Në emër të Këshillit Organizativ, Kryesisë të SHB “SHARRI” në Prizren si dhe të Federatës së Bjeshkatarëve të Kosovës, kemi nderin, t’ju ftojmë në :

TAKIMIN TRADICIONAL “ SHARRI 2013 “ /të trembëdhjetat me radhë/ që organizohen me rastin e shënimit të festave të qershorit.

Hapja solemne është me datë 07.06.2013 në ora  17 në shtepinë e bjeshkatarëve në Struzhe.

Këto takime, (të trembëdhjeta me radhë), sivjet do të mbahen me 07,08 dhe 09 qershor 2013, në shtëpinë e Bjeshkatarëve që shtrihet rrënzë shpatijeve të Sharrit të bukur, ku pos bjeshkatarëve nga Kosova pritet të marrin pjesë edhe Alpinistët dhe Bjeshkatarët nga shtetet e jashtme.

Qëllimi i organizimit të këtyre Takimeve është: pushtimi i Majës së Gj.KORFF (Vrtop ) /2.562 m/, njohja reciproke e Bjeshkëtarëve dhe Alpinistëve nga Kosova dhe nga vendet e ndryshme të botës, shkëmbimi i përvojave nga kjo lëmi e sportit, njohja me majet e Sharrit të bukur, si dhe mbrojtja e ambientit që na rrethon.

Prill,2013                                                                     Me nderime
Prizren                                                        Sadik Shporta, kryetar i SHBA “Sharri”-t

Etapa II

Turi Prishtinë - Vlorë  2013, 784km

22 - 29 qershor 2013

Njoftohen të gjithë adhuruesit e biciklizmit që prej 22-29 qershor 2013 mbahet Etapa II e turit 8 ditor Prishtinë-Vlorë i gjatë 784km.

Rrugëtimi Prishtinë-Vlorë, Etapa II (22-29 qershor 2013) që ndjekë shtegu: Prishtinë-Manastir-Janinë-Vlorë është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë ta bëjnë. Shpenzimet e turit janë vetanake.

Shkarkoni informacionet e detajuara për shtigjet që do të kalohen dhe shpenzimet për një pjesëmarrës.

VERJEJTE: Kërkesat për vizë në Greqi duhet të dorëzohen më së largu deri më 15 Maj 2013!

Më shumë informata mund të mirren në tel. +377 44 207 215 (Arben Lila) dhe +377 45 500 241(Blerim Peja) ose nëpërmjet të adresave elektronike:

Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa dhe Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

 

Ftesë nga Klubi Alpin nga Kirgistani

Klubi Alpin nga Kirgistani fton bjeshkatarët nga mbarë Bota në festivalin 2013 Maja e Leninit në Pamirs për të festuar 85 vjetorin e ngjitjes së parë në majën e Leninit 7134m pre 30 korrikut 2013

Festivali mbahet me mbështetjen e Unionin e Shoqërive Alpine Aziatike (UAAA) e përfshirë në ngjarjet e kalendarit vjetor 2013 të UAAA.

Klubi Alpin i Kirgistanit ju fton të merrni pjesë në aktivitetet e ndryshme të festivalit si ngjitja në Majen e Leninit, ecje me guid, bjeshkatari, etj.

Informacione të hollësishme i gjeni on-line në: http://kac.centralasia.kg/index.php/projects/veterans-festival

Lenin Peak Mountaineering Veteran Festival 2013 - Invitation from Kyrgyz Alpine Club

Kyrgyz Alpine Club is looking forward to seeing all climbing friends from all over the world in the Pamirs to celebrate the 85th anniversary of first ascent to Lenin Peak, 7134 m.

The Festival is held with the support of Union of Asian Alpine Associations (UAAA) and it is included in the annual events calendar 2013 of UAAA.

We at Kyrgyz Alpine Club are glad to invite you to enjoy various festival’s  activities - ascent to Lenin Peak, trekking, guided walks etc.

Detailed information is on-line: http://kac.centralasia.kg/index.php/projects/veterans-festival

Lexo ma...

Me datë 10, 11 dhe 12 maj 2013, shoqëria bjeshkatare alpiniste "Sharri" nga Prizreni organizon ngjitjen në majen më të lartë të Ballkanit "Musalla" 2.925m/nmd, në Bullgari.

Çmimi për person është 150 Euro. Në këtë çmim përfshihen shpenzimet për vizë, udhëtim, dy netë fjetje me gjysmë pansion (dy shujta), teleferiku dhe udhëheqësi i marshutës.

Të interesuarit mund të informohen më shumë apo ti parashtrojnë kërkesat e tyre deri më datën 31.03.2013 në formë të e-mailit në adresat zyrtare: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ; Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Arritja e Qëllimit

Të enjtën më 27 shkurt 2013 në ora 07:20 shtatë bjeshkatarë të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Republikës së Kosovës për Nder të Pavarësisë së Kosovës pushtuan kulmin e Afrikës - majën Uhuru 5895 metra dhe ngritën flamurin shtetëror dhe atë kombëtar.

Bjeshkatarët që arritën majen Uhuru (5895m) ishin: Besim Ilazi, Gezim Konjusha, Luan Hoxha, Ardian Grezda, Hasan Krasniqi, Besnik Bajrami dhe Arben Lila.

Pritja Madhështore

Kthimi dhe pritja solemne e madhështore e bjeshkatarëve u bë të premtën me 08 mars 2013 në ora 20:00 në aeroportin e Prishtinës nga bjeshkatarë të shoqërive kosovare dhe adhurues të bjeshkatarisë.

Lexo ma...

Udhërrëfimet

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8

Google Translate

Programi i Federatës

Raportet Vjetore

Të Fundit

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8

12 Grupet

Grupet Punuese

FBAK

Lexo më shumë

FBAK 2011-2015

Plani Strategjik

2011-2015

Lexo Planin Strategjik

Ekspeditat